• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i KLSH/ Prokurorët lum abuzimesh me paratë për hotele dhe dreka 

by Java News
08/07/2017 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fluturimet VIP, me klasin ‘biznes’, janë vetëm një pjesë e luksit të padukshëm të njerëzve të organit të akuzës në Shqipëri, me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Një prokuror, për një ditë shërbimi në Vlorë, në muajin Janar, fle në hotel me 90 mijë lekë të vjetra nata, ndërsa 70 mijë lekë të reja i konsumon për ushqim. Prokurori, për gjashtë ditë shërbim, ai shpenzon 54 000 lekë për fjetje dhe 42 500 lekë dietë të plotë ditore.

“Nga dokumentacioni i vitit 2015, konstatohet se me urdhër shërbimi nr. 13, datë 2.02.205, është bërë pagesa e dietave brenda vendit për z…prokuror, i komanduar në Vlorë, për periudhën 31 dhjetor 2014 dhe 4-9 janar 2015, përkatësisht për fjetje 54 000 lekë dhe dietë e plotë ditore 42 500 lekë. Fatura e hotelit nuk është firmosur nga blerësi. Me urdhër shërbimi nr. 64, datë 17.03.2014, janë paguar dieta brenda vendit në shumën 140 500 lekë. Janë paguar 10 punonjës për shërbimin e kryer. Kryerja e pagesë është urdhëruar nga Sekretari i Përgjithshëm. Për pagesat janë paraqitur dokumentet justifikuese si urdhër shërbimet, faturat tatimore dhe kuponët tatimorë për fjetje në hotel. Me urdhër shërbimi nr. 252, datë 15.09.2014, është paguar dieta brenda vendit në vlerën 114 000 lekë, për shtatë punonjës, lidhur me shërbimin në Përmet, gjithsej katër ditë dietë e plotë dhe akomodim në hotel, vlera 22 000 lekë”, thuhet në raportin e aludimi të Prokurorisë së Përgjithshme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Punonjës mbi organikën

Në muajin janar të 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar punonjës mbi organikën e aparatit të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa për periudhat e tjera numri i punonjësve nuk është tejkaluar.

“Rezulton se, Aparati i Prokurorisë së Përgjithshme, për periudhën objekt auditimi, nuk ka respektuar strukturën vetëm për muajin janar 2014, duke tejkaluar numrin me dy punonjës më shumë nga organika e miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm. Konstatohet se ka mospërputhje të të dhënave të pagës bruto, të raportuar sipas listë pagesave, me të dhënat në pasqyrat financiare si dhe me të dhëna nga institucionet, por gabimi nuk konsiderohet material”, thuhet në raport.

Fluturimet VIP
Njerëzit e organit qendror të akuzës, në shumë raste kanë preferuar udhëtimet luksoze dhe të shtrenjta me avion. “Me urdhër shpenzimi nr. 263, datë 1.10.2015, është paguar…, për blerje bileta avioni copë 3, për itinerarin Tiranë-Zyrich-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe dy bileta klasi ekonomik). Vlera e ofertës është 265 000 lekë, sipas faturës së thjeshtë tatimore nr. 4, datë 0.09.2015.

Fituesi i renditur në vendin e parë është tërhequr nga gara. Me urdhër shpenzimi nr. 359 datë 25.11.2015 paguar…për blerje bileta avioni copë 2, për itinerarin Tiranë-Strasburg-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe një klasi ekonomik). Procedurat janë zhvilluar mbi bazën e marrëveshjes kuadër të nënshkruara nga palët Prokuroria e Përgjithshme dhe operatori ekonomik… Me urdhër shpenzimi nr. 392 datë 23.12.2015 paguar…për blerje bileta avioni copë 2, për itinerarin Tiranë-Paris-Tiranë (një biletë klasi biznes dhe një klasi ekonomik)”, thuhet në raport.

Shpenzimi
Një prokuror, për një ditë shërbimi në Vlorë, në muajin Janar, fle në hotel me 90 mijë lekë të vjetra nata, ndërsa 70 mijë lekë të reja i konsumon për ushqim. Prokurori, për gjashtë ditë shërbim, ai shpenzon 54 000 lekë për fjetje dhe 42 500 lekë dietë të plotë ditore.

Punonjësit

Në muajin janar të 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar punonjës mbi organikën e aparatit të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa për periudhat e tjera numri i punonjësve nuk është tejkaluar.

Sektorë të paligjshëm në Prokurori  

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se në Prokurorinë e Përgjithshme janë krijuar disa sektorë në kundërshtim me ligjin. “Në strukturën organizative të Aparatit të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2014, krijimi i sektorëve të Krimit Kibernetik, Projekti i Akteve Normative, Studimeve dhe Integrimit, Marrëdhënieve me Publikun, Auditit të Brendshëm, Ceremonialit Zyrtar dhe Shërbimeve Administrative, si njësi administrative të veçanta me një pozicion shef sektori dhe një specialit në përbërjen e tyre, është në kundërshtim me vendimin nr. 474, datë 16.06.2011, për përcaktimin e standardeve të procedurës që duhet të ndiqen gjatë hartimit dhe miratimit të strukturave organizative të institucioneve të administratës publike. Në kundërshtim me vendimin nr. 474, datë 16.06.2011, pika 20, është krijuar edhe Sektori i Prokurimeve Publike si dhe Sektori i Krimeve Ligjore, Jurispondencës Gjyqësore Krahasuese”, thuhet në raport.

Burimet njerëzore të Prokurorisë

Numri total i punonjësve në sistemin e Prokurorisë është 848. Numri i prokurorëve të miratuar me dekret të Presidentit të Republikës është 330, i njëjtë prej vitit 2002. Ndërkohë ngarkesa dhe dinamika e punës së prokurorisë ka ardhur vazhdimisht në rritje nga viti në vit. Në rang vendi veprojnë aktualisht 326 prokurorë, ndër të cilët 284 prokurorë pranë gjykatave të shkallës së parë, 25 prokurorë pranë gjykatave të apelit dhe 17 prokurorë pranë Gjykatës së Lartë. Në rang vendi veprojnë aktualisht 154 oficerë të policisë gjyqësore, ndër të cilët 135 oficerë të policisë gjyqësore pranë gjykatave të shkallës së parë, 1 oficer i policisë gjyqësore pranë gjykatave të apelit dhe 18 oficerë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Në Prokurorinë e Përgjithshme ushtrojnë funksionet 9 ndihmës ligjorë dhe janë parashikuar të jenë 10 të tillë. Në Prokurorinë e Përgjithshme është ngritur struktura e shërbimeve të ekspertimit me përbërje 3 ekspertë.

Plani i Llallës: Do rris integritetin e prokurorëve

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka miratuar një strategji afatmesme, për periudhën 2015 – 2017, e cila parashikon objektiva konkrete, të matshme dhe të arritshme, të cilat synojnë maksimalizimin e standardeve të procedimit, rritjen dhe forcimin e profesionalizmit dhe integritetit të trupës së prokurorëve. “Lufta kundër krimit nuk mund të ketë sukses pa forcimin e integritetit dhe performancën e lartë të çdo prokurori.

Sjellja dhe veprimtaria e prokurorit do të udhëhiqen nga Ligji dhe në respekt të Ligjit, si dhe të parimeve të Kodit të Etikës, për të rritur besimin e publikut te Prokuroria dhe shteti ligjor.

Sistemi i vlerësimit të prokurorëve po ndikon në përmirësimin dhe zhvillimin e punës profesionale dhe organizative të tyre, por synohet në përmirësimin e mëtejshëm të tij për t’i shërbyer objektivisht ngritjes në detyrë dhe karrierës profesionale”, parashikon strategjia.

Në këtë kuadër, strategjia ka parashikuar disa objektiva, ku përfshihet përmirësimi i sistemit të vlerësimit të punës dhe profesionalizmit të prokurorëve, realizimi i vlerësimeve objektive, përfshirja në Sistemin e Vlerësimit të elementëve objektivë të vlerësimit të etikës dhe integritetit të prokurorit  dhe zhvillimi i trajnimeve periodike vjetore mbi çështje të etikës.

“Përmirësimi i pagave dhe statusi i prokurorit; Analiza dhe standardizimi i të gjitha privilegjeve që duhet të gëzojnë prokurorët për shkak të detyrës dhe pas përfundimit të saj. Përmirësimi i kushteve dhe mjediseve të punës në disa prokurori të vendit. Organizimi i mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve 2 herë në vit, për të formalizuar dhe standardizuar rolin, punën dhe qëndrimet e Prokurorisë”, thuhet në dokument. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
LSI kaloi në opozitë, Kryemadhit s’i del e keqja: Rama do të shkulim bashkë me oligarkët e tu

LSI kaloi në opozitë, Kryemadhit s'i del e keqja: Rama do të shkulim bashkë me oligarkët e tu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

August 22, 2026
“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

August 22, 2026
Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

August 22, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

“Isha në gjendje shoku, s’e di si e kam goditur”- Vrasja e turistit portugez, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës në Gjykatë: Më erdhi me thikë dhe unë…

August 22, 2026
I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

I dënuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim, arrestohet i fshehur në plazhin e Durrësit kosovari, do ekstradohet!

August 22, 2026
IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

IKMT s’i ndal shembjet e ndërtimeve pa leje, kryeministri Rama ndan pamjet: Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë! (VIDEO)

August 22, 2026
FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

FOTO/ Fundjava rrit fluksin e hyrje-daljeve në Kakavijë, 10 mijë persona në 24 orët e fundit! Një pjesë e tyre turistë të huaj, radhë në kufi

August 22, 2026
Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

Zjarre në Lezhë e Mirditë, disa vatra ende aktive! Terreni vështirëson aksionin, kritike situate në Kashnjet dhe Tenë

August 22, 2026
“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

“Ndezi 5 vatra e dogji 15 hektarë”- Piromani nuk heq dorë nga ‘vesi’, 62-vjeçari kapet përsëri duke i vënë zjarrin pyjeve të Mirditës, arrestohet!

August 22, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Dollar për dollar”- Rikthehen tensionet ekonomike, Kanadaja pezullon negociatat tregtare me SHBA-të, Carney paralajmëron tarifa reciproke

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com