• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i KLSH për Lungomaren: Fondi u harxhua i gjithë por u mbollën më pak pemë

by A R
26/01/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga projektet që mori më shumë vëmendje në mandatin e parë të qeverisë Rama ishte Lungomare në Vlorë.

Qëndrimet ishin të ndara në dy kampe: kahu i atyre që e cilësuan si një projekt të jashtëzakonshëm për qytetin bregdetar dhe kahu i atyre që shprehën shqetësimin se përveç trafikut të rënduar asgjë e mire nuk do vinte.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka audituar Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe konktetisht  “Mbi zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare në zbatimin e projekteve “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare të Vlorës” dhe “Mbushja me rërë e Plazhit Vlorë”.

Raporti i KLSh ka nxjerr në pah një seri problematikash por edhe një fakt interesant.

Gjelbërimi i Lungomares nuk ka qenë dhe aq modest pasi kap një vlerë 618 mijë euro por problemi qëndron në faktin qe numri i pemëve të planfikuara për mbjellje është më i ulët se plani fillestar por ndërkohë fondi është shpenzuar i gjithi. Përpos këtyre mungojnë edhe tre palma të llojit Washington.

Konstatimi i KLSh për gjelbërimin
Dy lloj pemësh janë vendosur paraprakisht për gjelbërimin e shëtitores së vijës bregdetare.

“Projekti i objektit “Gjelbërimi i shëtitores së vijës bregdetare Vlorë”, hartuar pa kontratë nga shoqëria I, është pjesë e projektit “Vija bregdetare e Vlorës, Lungomare”, i cili në përmbledhësen e preventivit, për pjesën e gjelbërimit ka vetëm dy zëra pune:

Pemë tipi pinus halepensis me lartësi 600 cm (830 pemë x 600 euro/pemë), 498,000 Euro
Pemë pseudoacacias (300 pemë x 400 euro/pemë), 120,000 Euro
Në total 618,000 Euro ose rreth 86,520,000 lekë, aq sa është përcaktuar fondi limit i këtij objekti. Pra përllogaritja e fondit limit nga Autoriteti Kontraktor është bërë sipas projekt- preventivit “Vija bregdetare e Vlorës, Lungomare”, pjesa e gjelbërimit.

Në preventivin e hedhur në tender përcaktohen 662 pemë pinus halepensis, ose 168 pemë më pak se projekti fillestar (168 x 55000 lekë/pemë = 9,240,000 lekë të parashikuara për tu investuar më pak) dhe 364 pemë pseudoacacias, ose 64 pemë të parashikuara për tu investuar më shumë se projekti (64 x 16780 lekë/pemë = 1,673,080 lekë të parashikuara për tu investuar më shumë).

Nga sa sipër, në këtë objekt, me te njëjtën vlerë të preventivuar nga projektuesi, janë prokuruar 8,166,080 lekë (-9,240,000+1,673,080) volume punimesh më pak se projekti, i cili konsiderohet efekt negativ në Buxhetin e Shtetit” thuhet në raportin e KLSH. /Monitor/a.m.

Next Post
Plani i masave/ 1500 policë në terren për protestën e opozitës, rrugët që bllokohen

Plani i masave/ 1500 policë në terren për protestën e opozitës, rrugët që bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

“Të bashkohemi me dialog dhe tolerancë”- Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, mesazhi i Baba Mondit: Mbi të gjitha është një udhëtim shpirtëror

August 22, 2026
“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

“Nismë antikushtetuese e antishqiptare”- Berisha kundër Shtetit Bektashi: Rama do të lajë paratë me Vatikanin e dytë, PD kundër! Zjarret për ‘Paketën e Maleve’…

August 22, 2026
Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 22, 2026
“Epidemia” e zjarreve në Greqi, mbi 300 persona të arrestuar, 36 prej tyre piromanë!

“Epidemia” e zjarreve në Greqi, mbi 300 persona të arrestuar, 36 prej tyre piromanë!

August 22, 2026
Bregdeti shqiptar mbetet preferuar nga kosovarët, fluks i lartë dhe radhë kilometrike mjetesh në Morinë! Mbi 35 mijë gjatë fundjavës në Shqipëri

Fluks i lartë dhe rekord në kufirin me Kosovën, në pesë orë hynë rreth 25 mijë persona dhe mbi 8 mijë mjete! Destinacion bregdeti

August 22, 2026
Studimi befasues, skaneri zbulon “Arkën e Noes” në Turqi! U mendua formacion shkëmbor, por…

Studimi befasues, skaneri zbulon “Arkën e Noes” në Turqi! U mendua formacion shkëmbor, por…

August 22, 2026
Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

Agjenti i Julian Alvarez akuza ndaj drejtuesve të Atletiko Madrid: Mos pyesni kurrë një gënjeshtar se përse gënjeu…

August 22, 2026
“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

“Mos më shaj nga nëna, se është e shenjtë!”- Shoku i turistit të vrarë portugez zbardhi krimin dhe identifikoi Vatën! Dëshmia: E goditi me thikë në zemër, unë e kapa…

August 22, 2026
Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

Aktiv prej dy ditësh, vihet në kontroll zjarri në Dukat dhe në “Malin e Çikës”

August 22, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

“Isha në gjendje shoku, s’e di si e kam goditur”- Vrasja e turistit portugez, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës në Gjykatë: Më erdhi me thikë dhe unë…

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com