• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i “Venecias”/ Spiropali: Shkeli unitetin e popullit dhe u kthye në drejtuesin e opozitës, koha që Meta të dalë nga zyra

by Java News
11/10/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi raportin përfundimtar të komisionit të Venecias për Presidentin Meta.

E ftuar në rubrikën Opinion, në News24, Spiropali tha se kreu i Shtetit mori kompetencat e Kuvendit me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndaj edhe Komisioni Hetimor do të vijojë punën e nisur për shkarkimin e kreut të shtetit, dhe raporti më pas do i dërgohet seancës plenare.

“Ende nuk e kemi dokumentin por nuk besoj se ndryshon shumë, është i njëjti draft. Flet qartë përcakton shkeljet dhe na detyron ne të vijojmë me komisionin hetimor, e më pas në seancë plenare dhe gjykimin në gjykatë kushtetuese.

Edhe në kohë luftë zgjedhjet i shtyn parlamenti. Ajo që ka bërë Presidenti është një marrje e kompetencave të Kuvendit, e cila nuk ekziston në asnjë kushtetutë të botës.

Një çështje që e ngre Venecia dhe ne e kemi diskutuar është zhvillimi i 30 qershorit, për të bërë ndryshimin e madh. Venecia e thotë këtë shumë qartë, jo vetëm 30 qershori është certifikuar po edhe në të ardhmen nuk do kemi më parti që guxojnë të dalin nga sistemi, sepse sistemi nuk do ti shpërbleje. Sa do e madhe të jetë një parti mos pjesëmarrja e saj nuk është arsye për të shtyrë zgjedhjet.

Fakti që Presidenti u bë pjesë e kësaj loje politike, na con te një problem më të madh, Presidenti jo vetëm ka shkelur unitetin e popullit, por është kthyer në drejtuesin më të egër të opozitës jashtë parlamentare.

Presidenti s’mund t’i anulonte zgjedhjet, nuk kishte asnjë konsensus. Ka marrë kompetenca të parlamentit, dhe presidenti për të gjitha këto shkelje duhet të ballafaqohet në komision hetimor e më pas në kuvend.” u shpreh Spiropali ndërsa theksoi se komisioni hetimor do të vijojë punën pa u ndikuar nga ky raport.

Ndër të tjera Spiropali komentoi edhe gjuhën e përdorur nga Institucioni i presidentit në reagimet e tij përmes zëdhënësit.

“Patjetër që do vazhdojmë, jo se kemi shqetësim me presidentin por kemi një problem të madh si parlament po edhe si shoqëri me Ilir Metën për Presidentin. Edhe reagimi i zëdhënësit ndaj kreut të grupit parlamentar të PS është i turpshëm, për të mos folur për gjuhën përdhodhëse në zyrën e Presidentit. Është e papranueshme të përdorë një gjuhë kaq të padenjë duke dëshmuar se nuk është i të gjithëve dhe nuk përfaqëson sovranin. Është koha që të dalë nga zyra e Presidentit. I besojmë gjykimit të komisionit, i takon atij të gjykojë e të peshojë shkeljet. Komisioni le të bëjë punën e tij të pandikuar dhe të kalojë në parlament raportin, e më pas gjykata kushtetuese do të japë vendimin e saj.” vijoi më tej Spiropali.

g.kosovari

Next Post
Flet nipi i Dritan Haxhollit: Ata të tre frekuentoheshin prej kohësh, xhaxhai im ka marrë dy plumba

Flet nipi i Dritan Haxhollit: Ata të tre frekuentoheshin prej kohësh, xhaxhai im ka marrë dy plumba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Digjet plotësisht një automjet në Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat

Digjet plotësisht një automjet në Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat

August 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Prona bëhet më e lirë për t’u deklaruar, shqiptarët kursejnë 120.5 milionë euro nga rivlerësimi

August 16, 2026
Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Policia “zbarkon” në rrugët e Tiranës, bllokohen 34 automjete dhe hiqen disa leje qarkullimi

August 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Zjarri në Vlorë, Kurti i tronditur për kosovarët e lënduar: Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre

August 16, 2026
“DIVA 2024” u plotësua nga rreth 90% e individëve / Tatimet: Ata që nuk e dorëzuan…

Muaji korrik sjell rekord në kontributet, arkëtohen 17.9 miliardë lekë

August 16, 2026
KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

KLP i mohoi të drejtën për tu bërë prokuror, Strasburgu i jep të drejtë Shiqiri Manjanit

August 16, 2026
Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

Ligji i ri për filmin / Si i kemi bërë filmat më parë? Po tani me çfarë parash?

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar

August 16, 2026
AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

August 16, 2026
Tatimet publikojnë listën e përfituesve të rinj për pagën e luftës 40 mijë lekë/ Ja si të aplikoni

Qeveria propozon një Dhomë të re Ekonomike Kombëtare! Biznesi, anëtar me detyrim!

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com