• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Tufës shkakton debat në Kuvend/ Murrizi: Dosjet duhen hapur për politikën. LLeshaj: Nuk ka pengesa për institutin

by Java News
23/05/2019 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i Agron Tufës, i paraqitur ditën e sotme në Kuvend për veprimtarinë vjetore të Institutit për vitin 2018, ka sjell debate në sallë.

Deputeti Murrizi ka thënë se dosjet duhen hapur dhe ka hedhur akzua ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj se institucionet nuk japin informacion.

“Ju keni thënë se nuk na ka dhënë informacion Helidon Bendo, Bilbil Mema apo Sandër Lleshaj. Institucionet nuk japin informacion se kanë frikë se nxjerrin pisllëqet e tyre. Ndaj kanë frikë që të bëjnë një ligj për hapjen e dosjeve. Dosjet duhen hapur për politikën, boll më të ketë spiunë në këtë sallë. Duhet të hapen me zot. Sill propozimin për ligjin”, tha Myslim Murrizi.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit i cili i ka thënë deputetit të opozitës se nuk ka marrë asnjë kërkesë për informacon.

“Raporti është i vitit 2018 dhe unë nuk kam qenë ministër i Brendshëm. Në 2018 nuk kam qenë ministër dhe deri sot nuk kam marrë asnjë kërkesë për informacon dhe që të mos i jem përgjigjur. Ligji për hapjen e dosjeve u miratua kur ishte bërë e panevojshme. Sa i përket ministrisë së Brendshme, nuk ka asnjë pengesë jo instituti, por as qytetarët për t’u njohur me dosjet. Ish-drejtori i Arkivit të ministrisë publikon për ditë dosje, prandaj hajdeni kur të doni në ministrinë e Brendshme”, deklaroi Lleshaj.

Por debatit i është bashkuar edhe deputeti socialist Spartak Braho i cili i është drejtuar ministrit se kushdo që ka nevojë apo interes për dokumentet që keni, por ka një ligj që duhet ta njihni mirë, që informacion është i klasifikuar, prandaj mos e bëni ministrinë han.

“Bëni mirë që jeni i hapur për të studiuar kushdo që ka nevojë apo interes për dokumentet që keni, por ka një ligj që duhet ta njihni mirë, që informacion është i klasifikuar, prandaj mos e bëni ministrinë han që të kërcejnë tërë mileti. Se keni ju nja dy hajdutë aty, Dervishi dhe Kaloci që kanë vjedhur arshivën e ministrisë dhe mbushin shtypin. Asnjë nuk e dinë që ekzistonte ky i ashtëquajturi Institut i Studimeve të Komunizmit, por meqë është mirë bëhet dhe jam dakord që të ekzistojë. Kjo situatë u krijua gjatë shqyrtimit të një rezolute në Komisionin e Ligjeve”, tha Braho.

g.kosovari

Next Post
Zgjedhjet e 30 qershorit/ KQZ rrëzon kërkesën e PD-LSI për të pasur komisionerë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ KQZ rrëzon kërkesën e PD-LSI për të pasur komisionerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In