• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Strasburgut/ Tabaku: Rama kundër pronës private!

by Java News
15/04/2019 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku përmes një postimi në “Facebook” shprehet se Shqipëria zë vendin e parë përsa i takon çështjeve të pronësisë, në raportin e fundit të Gjykatës Europiane. Sipas Tabakut, vetëm vitin e kaluar Gjykata Europiane ka kaluar rreth 14 milionë euro dëme në llogari të shtetit shqiptar, e cila i jep të drejtë pronarëve të ligjshëm.

Ish-deputetja teksa bën një bilanc të reformave dhe vendimeve të marrë nga Qeveria aktuale e cilëson kryeministrin Edi Rama si një hajdut. Ndër të tjera, ajo thekson se ka ardhur koha që prona të vlerësohet dhe pronari të respektohet dhe jo të përdoret për interesa personale nga qeveritarët.

“Cfarë ka bërë qeveria Rama kundër pronës private dhe publike në 6 vite!

Gjykata Europiane e Strasburgut; vetëm vitin e kaluar 14 milionë Euro dëme për shtetin, i jep të drejtë pronarëve të ligjshëm!

Në raportin e fundit të Gjykatës Europiane mbi çështjet në gjykim dhe vendimet e saj, Shqipëria zë vendin e parë sa i takon çështjeve të pronësisë. Plaga e buxhetit të shtetit, ekonomisë por edhe pronarëve vazhdon të lëngojë ndërsa drejtësia kërkon të zbatohet. Fatkeqësisht, qeveria dhe njerëzit që drejtojnë atë në gjashtë vite kanë prodhuar vetëm ligje që nuk shërojnë plagët por i përkeqësojnë.

Vendimi i parë i qeverisë Rama ishte ai i tjetërsimit të 18 000 Ha pprone të vendosura nga qeveria e fundit demokratike në dispozicion të pronarëve për kompensim fizik, të cilat i kaluan ministrisë së bujqësisë dhe që kurrë nuk u vendosën në përdorim. Vendimi i dytë ishte dhe më arbitrar, votimi i një ligji investimesh strategjike me përcaktimin që prona e pronarit merret nga shteti për një shumë qesharake dhe i falet investitorit. Një ligj që ka hapur një sërë problemesh sidomos në brigjet e jugut të Shqipërisë. Më pas do të vinte radha e ligjit të Kompensimit të Pronave, që nuk u kthente kurrgjë pronarëve dhe u kompensonte vetem një pjesë të vogël të shumës së pronës. Kjo e fundit llogaritej mbi çmimin e pronës në vitin 1945. Pra një pronë në mes të Bllokut do të vlerësohej me çmimin e vitit 1945 dhe do të kompensohej jo 100% nga qeveria me atë çmim. Sot pronarët po detyrohen të firmosin kontrata për kompensim të vetëm 20% të vlerës së pronës.

Natyrisht, çdo vendim i qeverisë në dëm të pronës private shoqërohej me një gllabërim të saj ndaj pronës publike. Shembullin më të mirë të kësaj lidhje e gjejmë në Ligjin Fusha. Ky ligj special i destinuar për firmën FUSHA shpk që do të prishte teatrin kombëtar, do të mundësonte ndërtimin e 8 kullave atje ku sot ndodhet godina historike e teatrit. Gjithashtu shkatërrimin e pedonales, për të cilën BE ka shpenzuar 2 mln euro.
Qeveria qendrore dhe kryeministri, vendosën të nxjerrin në punë parlamentin për të firmosur një dhuratë që kish bërë ndërmend t’ia jepte Fushës. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj, imitoi deri në detaj shefin e tij duke shkelur me të dyja këmbët ligjin e pushtetit vendor. I dhuroi kompanisë Fusha shpk një sipërfaqe në pronësi të Bashkisë Tiranë pa 2/3 e votave në Këshill Bashkiak. Pjesa e mbetur e sipërfaqes, është në pronësi të pronarëve privatë të cilët nuk i kanë dhënë asnjë firmë për ndërtim kompanisë Fusha shpk. Por, siç duket Fusha do të përdorë pushtetin e qeverisë për t’ua marrë me përdhunë.

Hapi i radhës i qeverisë Rama, në kurriz të pronarëve, është krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare. Një projektligj që kanalizon çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji). Kjo korporatë, për të qenë mbi ligjin pasi është një feud personal i kryeministrit, do të jetë e përjashtuar nga Ligji i Prokurimit Publik. Korporata e Investimeve Strategjike është gjetja më e fundit djallëzore me të cilin Kryeministri angazhohet për të fundit herë për të marrë çdo lloj prone publike dhe private në vend.

Pikërisht nën frymën e projektligjit për Korporatën e Investimeve Strategjike si dhe ligjit të Investimeve Strategjike u shkrua dhe VKM 708 e datës 27.02.2019, në të cilën qeveria rishtetëzonte pronat private në jug të vendit. Do të ishte fati me pronarët, pasi në mungesë të një Gjykate Kushtetuese (që mungon prej 1 viti), qeveria Greke ndërhyri duke pyetur deri edhe komisionerin Hahn për problemin e pronave në Shqipëri. Ndërkohë që qeveria shqiptare vazhdon të mashtrojë delegacionin e BE dhe shqiptarët mbi plotësimin e kushteve të vendosura, ku prona është prioritet kyç. Pasi në fund të ditës, kushti i pronës nuk është plotësuar nga qeveria Rama dhe fatkeqësisht për pronarët sjellja e qeverisë ndaj pronës private është përkeqësuar.

Aktualisht, qeveria e ka shtyrë edhe për pak kohë implementimin e VKM-së që do t’i hapte rrugë thjeshtëzimit të kalimit të këtyre pronave në buxhetin e kompanisë personale të kryeministrit Rama. E cila nëse do të krijohet do të jetë pronarja më e madhe në Shqipëri, duke shndërruar kështu Edi Ramën në hajdutin më të madh të pronave në rajon.

E të mos harrojmë VKM pa fund që japin me 1 euro pronat e pronarëve bizneseve në përdorim, asnjë vendim real për kthim prone në 6 vite të funksionimit të agjensisë dhe dhjetëra shtëpi që shemben në shkelje të ligjit duke flakur banorët jashtë tyre.

Ka ardhur koha që prona të vlerësohet dhe pronari të respektohet. Projekti i PD jo vetëm që nuk lidhet me tjetërsimin e pronës dhe as shtetëzimin e tij për interesa personale. Përkundrazi, projekti jonë për pronën dhe tokën lidhet pashmangshmërisht me ekonominë dhe rigjallërimin e saj. Prona e pronarit të mos jetë më plaçka e zilisë që qeveria dëshiron ta gllabërojë, por të jetë e drejta që e gëzon i zoti. Parimi jonë ndaj pronës është po aq i shenjtë sa ndaj Zotit, familjes dhe atdheut.”-shkruan Tabaku.

/a.meta

Next Post
Duka nga Shkodra: Javën tjetër vendoset për trajnerin e ri të kombëtares

NDRYSHIMET NE STATUT/ Mblidhet FSHF, Duka: Luftë dhunës e trukimeve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

August 24, 2026
“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

August 24, 2026
Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

August 24, 2026
“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

August 24, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

August 24, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

“Hyjnë në fuqi më 1 Janar”- Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump ua rrit tarifat 50% për çelikun dhe automjetet: Ata na kanë plaçkitur!

August 24, 2026
VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!

VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com