• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i SHISH: Përgjuesi ka lëvizur pranë Bashkisë, Prokurorisë dhe ministrive

by A R
17/06/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një informacion i ri ka mbërritur ditët e fundit në duart e grupit të prokurorëve, që po hetojnë çështjen e pajisjes përgjuese “IMSI Catcher”. Bëhet fjalë për një informacion operativ apo raport informues të Shërbimit Informativ, që i është dërguar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Ka qenë kjo e fundit që ka vendosur që raportin t’ua dorëzojë prokurorëve që po hetojnë çështjen e pajisjes “IMSI Catcher”.

“Panorama” shkruan sot se raporti i institucionit përgjegjës për sigurinë kombëtare, SHISH, vlerëson se pajisja “IMSI Catcher” ka lëvizur disa herë në Tiranë. Burimet e çështjes thanë se informacioni i përcjellë nga organet e specializuara pretendon se automjeti me pajisjen “IMSI Catcher” ka pasur një lëvizje intensive dhe disaditore në zonën pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë.

Po kështu, një lëvizje e përqendruar dhe e vazhdueshme e pajisjes është konstatuar sipas raportit në zonën e qendrës së Tiranës, veçanërisht pranë Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive aty (ministria e Brendshme aktualisht është boshatisur, pasi po rikonstruktohet).

Një tjetër zonë ku pretendohet se pajisja ka lëvizur dhe ka qëndruar vazhdimisht është zona e Rrugës së Elbasanit, veçanërisht zona pranë Radiotelevizionit Shqiptar. (panorama / r.a)

Next Post

Matematika, sot testohen 42 mijë maturantë, polica kontroll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In