• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i SHISH/ Bosët e drogës po ndajnë fiktivisht gratë dhe u dhurojnë pasuritë për t’i shpëtuar nga sekuestrimi

by Java News
25/08/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Krerët dhe anëtarët e grupeve kriminale kanë nisur të ndahen fiktivisht nga gratë e tyre si dhe t’u dhurojnë më pas pasuritë e krijuara me para të pista, me qëllim për të humbur gjurmët dhe për t’i shpëtuar sekuestrimit. Ky është konkluzioni i Shërbimit Informativ Shtetëror, në raportin për çështjet dhe sfidat e sigurisë në Shqipëri, gjatë vitit 2020. Sipas SHISH, bosët dhe njerëzit e drogës kanë nisur gjatë vitit 2020 përpjekjet për të mjegulluar burimin e paligjshëm të krijimit të pasurive. Sipas raportit, njerëzit e trafiqeve po operojnë me të njëjtat forma, duke kaluar paratë dhe pasuritë e paluajtshme në emër të familjarëve.

“Në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” evidentohet e njëjta formë ligjore e regjistrimit të pasurive të luajtshme e të paluajtshme dhe aktiviteteve ekonomike, kryesisht në emër të familjarëve apo të tretëve, lidhje të afërta bashkëpunuese familjare dhe shoqërore… Vijuan përpjekjet e subjekteve lëndorë për tjetërsimin “de jure” të titujve të pronësisë, te lidhje familjare apo lidhje të tyre shoqërore; nëpërmjet aktit të dhurimit; në disa “duar” nëpërmjet aktit të shitblerjes për t’u larguar nga origjinuesi; te bashkëshortët, duke zgjidhur më parë lidhjen martesore; me qëllim për të “shpëtuar” atë çfarë kanë “ndërtuar” me paratë e gjeneruara nga veprimtaria e kundërligjshme, duke synuar kamuflimin mbi qasjen e tyre para enteve publike e zyrtare, në funksion të mosgjurmueshmërisë, sekuestrimit e konfiskimit. Në të njëjtën mënyrë, është vepruar edhe me ndryshimet në aktivitetet ekonomike në zotërim të tyre”, thuhet në raport.

Ndërkaq, për shkak të mbylljes së kufijve ajrorë e tokësorë si pasojë e masave anti-covid, anëtarët e grupeve kriminale tentuan rrugë të reja për të sjellë në Shqipëri të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal. SHISH ka konstatuar se në Shqipëri ka ende kanabis, e prodhuar gjatë viteve të mëparshme. Kanabisi është fshehur në ambiente private.

“Në kushtet e pandemisë COVID-19, grupet e përfshira në krimin e organizuar në përgjithësi dhe të narkotrafikut në veçanti, ndryshuan mënyrat e veprimit në raport me masat kufizuese, për të pasur akses te financimet e aktivitetit kriminal, drogat apo ngarkesat me lëndë narkotike. Lidhur me kultivimin e bimëve narkotike, vërehet se raporti kërkesë-ofertë që ka ndikuar në rritjen e çmimit dhe se kërkesat e grupeve kriminale, të rajonit e me gjerë, për kanabis sativa të kultivuar në Shqipëri, vijuan të nxisin dhe favorizojnë përfshirjen e individëve e grupeve kriminale shqiptare në këtë aktivitet, si brenda dhe jashtë vendit. Nga sasitë e trafikuara të lëndës narkotike kanabis sativa, përkundrejt kultivimeve, kuptohet se ka ende në gjendje kanabis sativa të prodhimit të viteve të mëparshme, të fshehur në ambientet private të personave që posedojnë lëndë narkotike”.

SHISH thekson për shkak të rritjes së masave anti kanabis në Shqipëri, grupet kriminale kanë nisur të interesohen për kultivimin e kanabisit jashtë vendit. “U evidentuan interesime dhe përpjekje të grupeve kriminale e individëve të përfshirë në këtë aktivitet antiligjor për përfshirje në kultivim të kanabis sativa. Për shkak të rritjes së masave anti kanabis në Shqipëri, vërehet prirja e kultivimit nga grupe e anëtarë të grupeve kriminale jashtë vendit në ambiente të mbyllura, ndërsa brenda vendit kultivimi u krye në zona të largëta, parcela të vogla dhe/ose ambiente të mbyllura, të përshtatura për këtë aktivitet, por edhe zhvendosje e këtij aktiviteti në vendet e rajonit. Grupet kriminale të përfshira në trafikun e drogave të forta jashtë vendit kanë vijuar aktivitetin duke ndryshuar metodat e veprimit varësisht situatës së kufizimeve, kanë shumëfishuar tipin e përfshirjes në kriminalitet, duke vazhduar përdorimin e sistemeve financiare për të fshehur financat e paligjshme dhe pastrimin e këtyre përfitimeve”.

Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të parave ka konstatuar rreth 400 raste të pastrimit të parave në Shqipëri, gjatë vitit 2020. Sipas DPPP, Gjatë vitit 2020, format që kanë dominuar në pastrimin e parave janë investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh, blerje mallrash luksi me para të pajustifikuara, transferta të dyshimta parash të pajustifikuara, sponsorizime, dhurime dhe transaksione të pazakonta krahasuar me profilin e personave, transferta të dyshimta me vende të konsideruara me risk, ndërmjetësime të dyshimta etj./shqiptarja.com

 

Next Post
Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen në zonën e Dibrës

Tërmeti lëkund shtetin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

Paqe mes SHBA-ve dhe Iranit, por çfarë do ndodhë mes Izraelit e Hezbollahut?

April 8, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In