• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme, Çela në Kuvend: Shtohen krimet kibernetike dhe tjetërsimet e pronave

by A R
15/07/2024 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca plenare e kësaj të hëne (15 korrik) i është kushtuar punës së drejtësisë dhe raportit të këtyre institucioneve për vitin 2023. I pari që nisi raportimin ishte Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, i cili theksoi se problematikë për këtë institucion mbeten vakancat dhe volumi i lartë i dosjeve të mbartura.

Gjatë raportimit në Kuvend, Çela tha se mungesa e prokurorëve zë 38 % të numrit të tyre.

“Probleme nga vakancat për shkak të vetingut vijuan edhe gjatë 2023 dhe përbëjnë rreth  38 % më pak. Në vitit 2023 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 198 kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 38 % të numrit të prokurorëve. Kjo shoqërohet edhe me ngarkesën e mbartur nga vitet më parë për volumin e dosjeve”, tha Çela.

Gjatë 2023 ka pasur ulje të procedimeve penale krahasuar me 2022. Sipas kryeprokurorit numrin më të lartë të procedimeve penale e mban Tirana, ndërsa shkallën më të lartë të kriminalitetin në vend e ka Vlora.

Ajo që vihet re nga viti 2022, tha Çela, është se në vitin 2023 kanë shënuar rritje të veprave penale veprat e tjetërsimit të tokës dhe krimet në fushën kibernetike.

“Gjatë 2023 janë trajtuar mbi 55 mijë  materiale kallëzuese ose 9.4 % më pak se 2022. Numrit i procedime penale rezulton më im lartë në Tiranë me 35.12 % e totalit në shkallë vendi. Në fund janë Kukësi dhe Dibër ne procedimet penale më të ulëta. Për 2023, % më të ulet të kriminalitet e ka Dibra dhe më të lartë e ka Vlora. 31.71 % e përbejnë veprat e kundër sigurisë publike, vjedhja e pasurisë përbën 23.6 %, ku për të dyja veprat ka ulje nga 2022. Janë rritur veprat penale për tjetërsimin e tokës 12.86 % rritje dhe veprat në fushën kibernetike me 22. 35 %, në trafiqet e paligjshme 47.3 % dhe veprat e trafikut të narkotikeve 13.8 %. Gjatë 2023 janë dënuar mbi 7 mijë të pandehur”, tha Çela.

Lidhur me pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara përgjatë vitit 2023, Çela tha se “Rezulton se janë sekuestruar rreth 97 prona të paluajtshme, 11 llogari bankare në vlerën rreth 2,53 milionë euro dhe 434 milionë lekë, në total rreth 6.87 milionë euro etj. Ndërkohë është kryer konfiskimi për 19 pasuri të paluajtshme dhe rreth 500 000 euro”.

Sa i përket procedimeve për prodhim e trafik narkotikësh më problematike mbeten qarqet: Tirana, Lezha, Shkodra e Fieri.

 “Në 2023 ka një rritje 13.8 % të numrit të procedimeve për prodhim e trafik të narkotikëve ku në krye është Tirana e ndjekur nga Lezha, Shkodra e Fieri. Numri më i vogël i procedimeve për trafik narkotikësh është në Sarandë e Gjirokastër”, u shpreh Çela.

/a.r

Next Post
Policia bën bilancin e muajit Tetor: 587 persona përfunduan pas hekurave

Durrës/ Operacioni “Summer”, pranga 20-vjeçarit të shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In