• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i politikës monetare, BSH: Përmirësim progresiv i ritmeve të rritjes ekonomike

by A R
01/07/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë diskuton javen qe vjen raportin e ndërmjetëm të politikës monetare, qe konsiston ne analizen e treguesve ekonomike dhe monetare per t’i paraprire ndryshimit ose jo te normes baze te interesit.

Banka e Shqipërisë parashikon se ekonomia shqiptare vazhdon të shfaqë një përmirësim progresiv të ritmeve të rritjes. Ky përmirësim pasqyron zgjerimin e kërkesës së brendshme – me fjalë të tjera rritjen e konsumit dhe të investimeve private, – ndërkohë që kërkesa e huaj shfaqet e dobët dhe politika fiskale vazhdon të ruajë një kah konsolidues. Informacioni i ri i përftuar gjatë gjysmës së parë të vitit është në linjë me këtë gjykim.

Intensiteti i goditjeve të ofertës, të cilat sollën rënien e shpejtë të inflacionit në pjesën e parë të vitit, duket se po zbehet. Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në muajin maj, duke arritur vlerën 0.7%. Kjo ecuri konfirmon gjykimin tonë mbi natyrën kalimtare të goditjeve të sipërpërmendura. Megjithatë, analizat konkludojnë se balanca e presioneve inflacioniste është ende e dobët. Aktiviteti ekonomik mbetet nën potencial, çka sugjeron se rikthimi i inflacionit në objektiv do të jetë një fenomen gradual dhe afatmesëm.

Sipas BSH-se, politika monetare ka marrë një natyrë më të fortë stimuluese gjatë vitit 2016. Pas dy uljeve të njëpasnjëshme në muajt prill e maj, norma bazë e interesit ndodhet aktualisht në nivelin 1.25%. Forcimi i stimulit monetar ka sjellë uljen e normave të interesit në të gjitha segmentet e tregut financiar, duke nxitur rritjen e konsumit dhe të investimeve private. Banka e Shqipërisë gjykon se ambienti financiar – i karakterizuar nga norma të ulëta interesi dhe nga likuiditet i bollshëm – duhet të inkurajojë një qasje më pozitive të bankave ndaj kreditimit./a.m.

Next Post

Zbulohen pamjet e grabitjes në Rinas / Policia: Autorët kishin paruke, nuk qëlluan në ajër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

Mbrojtja e të miturve/ Teknologjia rrit filtrat e kontrollit të moshës për rrjetet sociale

March 9, 2026
Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

Trump dhe Putin në telefonatë për rreth një orë/ Kremlini zbardh bisedën për Iranin

March 9, 2026
Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

Zbardhet ndjekja në Shkodër/ Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve i ikën Policisë, qëllon me armë

March 9, 2026
“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In