• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i policisë për aksionin ndërkombëtar: Qindra kg kanabis, 154 armë, 2125 copë municione etj.!

by Java News
02/10/2021 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

policia e shtetit

Një operacion ndërkombëtar i zhvilluar në 27 vende të botës ka çuar në arrestimin e 330 personave, mes tyre 19 në Shqipëri për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Në këtë operacion ka marrë pjesë dhe Policia e Shtetit e mbështetur dhe nga autoritetet Interpol, Eurojust dhe Frontex.

Në total, në operacionin  “Ditët e Përbashkëta të Veprimit për Europën Juglindore” janë kontrolluar 33.418 persona, ne 724 vende të ndryshme dhe u kon trolluan 22.605 automjete, si dhe janë konfiskuar 154 armë zjarri (65 pistoleta, 86 pushkë, 3 alarme gazi), 57 granata dore dhe eksplozivë, 2125 copë municione, 719 kg kanabis dhe 920 bimë marijuanë.

Policia shqiptare, gjatë Ditëve të Përbashkëta, ka përfshirë 681 punonjës policie në terren dhe në kufi, puna e të cilëve ka çuar në arrestimin e 19 personave, procedimin e 18 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit, pjesë e operacionit JAD SEE “Ditët e Përbashkëta të Veprimit në Europën Juglindore”. Gjatë rrjedhës së operacionit, Europol krijoi një qendër operacionale për të mundësuar shkëmbimin e shpejtë të informacionit operacional midis pjesëmarrësve dhe për të siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë analitike për operativët në terren.

Gjatë javës së aksionit, Europol vendosi gjithashtu dy ekspertë në Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, për të lehtësuar shkëmbimin e komunikimit në kohë reale midis autoriteteve pjesëmarrëse.

Në këtë operacion morën pjesë 27 shtete të ndryshme. Operacioni u mbështet nga agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust, Frontex, partnerë ndërkombëtarë dhe institucionalë: Grupi Punues i Bashkëpunimit Doganor (WWP) WWP, IPA/2019, INTERPOL, PW-SEE, SEESAC, UNODC.

Spanja, e mbështetur nga Europol, koordinoi ditët e përbashkëta të veprimit në mbarë Evropën, që synonin luftën kundër lehtësimit të emigrimit të paligjshëm, trafikimin e drogës dhe trafikimin e armëve të zjarrit.

Po gjatë këtij operacioni janë kryer 330 arrestime në vende të ndryshme, janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe bimë narkotike.   

 Aktivitetet operacionale që përfshinin 27 vende (17 shtete anëtare të BE dhe 10 vende joanëtare të BE-së) u mbështetën gjithashtu nga Eurojust, Frontex, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare. 

 Aktivitetet operacionale u zhvilluan kryesisht në Evropën Juglindore, ndërsa vende të tjera nga e gjithë Evropa morën pjesë duke shkëmbyer inteligjencën dhe duke kryer veprime operacionale në nivel kombëtar.

Veprimet, duke përfshirë pothuajse 11.000 oficerë policie në terren, çuan në 330 arrestime të lidhura me krime të ndryshme duke përfshirë trafikun e drogës, lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, mashtrimin me dokumente dhe trafikimin e armëve të zjarrit.

Aktivitetet e hetuara çuan gjithashtu në zbulimin e një numri të veprave penale që lidhen me lehtësimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimet e lidhura me to dhe shkeljet ligjore të tilla si mashtrimi me viza.

Pas veprimeve të bashkërenduara, autoritetet e zbatimit të ligjit filluan 37 hetime të reja.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar 33.418 persona, 724 vende të ndryshme dhe 22.605 automjete, si dhe janë konfiskuar 154 armë zjarri (65 pistoleta, 86 pushkë, 3 alarme gazi), 57 granata dore dhe eksplozivë, 2125 copë municione, 719 kg kanabis dhe 920 bimë marijuanë.

Policia shqiptare, gjatë Ditëve të Përbashkëta, ka përfshirë 681 punonjës policie në terren dhe në kufi, puna e të cilëve ka çuar në arrestimin e 19 personave, procedimin e 18 të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi, për krime të ndryshme si: prodhimi dhe shitja e narkotikëve në 14 raste, dhënie ndihmë për kalim të paligjshme të kufirit (lehtësimit të migracionit të paligjshëm) në 8 raste, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve në 3 raste, trafikim i mjeteve motorike në 2 raste, falsifikimi i dokumenteve (mashtrimit me dokumentet) në 1 rast, kalimi i paligjshëm i kufirit në 1 rast dhe armëmbajtje pa leje në 1 rast, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, lëndë narkoitke, kokainë, heroninë, e cannabis si dhe janë bllokuar 143 emigrantë të paligjshëm


 

Next Post
Ish-deputeti i PS, Bushati: Berisha e ka kryer ciklin. Ne e kemi sfidën me qytetarët

Ish-deputeti i PS, Bushati: Berisha e ka kryer ciklin. Ne e kemi sfidën me qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Financat buzëqeshin! 288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit krahasuar me vitin e kaluar

Financat buzëqeshin! 288 milionë euro shtesë në buxhetin e shtetit krahasuar me vitin e kaluar

May 25, 2026
Haxhiu: Nëse Shqipëria dështon me kushtet e BE-së, faji bie vetëm mbi qeverinë

Haxhiu: Nëse Shqipëria dështon me kushtet e BE-së, faji bie vetëm mbi qeverinë

May 25, 2026
Trump: Marrëveshja e re me Iranin s’do të jetë si “katastrofa” e JCPOA-së të Barack Obama

Trump: Marrëveshja e re me Iranin s’do të jetë si “katastrofa” e JCPOA-së të Barack Obama

May 25, 2026
Beqaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim mase

Beqaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim mase

May 25, 2026
Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Dendias dhe kryeministri Rama do të vijojnë takimin në një drekë pune

Ministri grek i Mbrojtjes vizitë në Tiranë, Dendias dhe kryeministri Rama do të vijojnë takimin në një drekë pune

May 25, 2026
Elton Alushi, jep dorëheqjen si drejtor i policisë së Tiranës

Elton Alushi, jep dorëheqjen si drejtor i policisë së Tiranës

May 25, 2026
Dendias në Tiranë për çështjen e detit, Berisha mbron marrëveshjen e tij me Greqinë: Fitonim të dyja palët

Dendias në Tiranë për çështjen e detit, Berisha mbron marrëveshjen e tij me Greqinë: Fitonim të dyja palët

May 25, 2026
“Varet nga i madhi Zot, por një miku im 95 vjeç po e…”, Berisha tregon a do jetë kandidat për kryeministër në 2029

“Varet nga i madhi Zot, por një miku im 95 vjeç po e…”, Berisha tregon a do jetë kandidat për kryeministër në 2029

May 25, 2026
Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

Evropa “digjet” nga vala rekord e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë 40°C, viktima në Francë dhe Britani

May 25, 2026
“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën e një shtetasi të huaj: Mashtron qytetarët shqiptarë

“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën e një shtetasi të huaj: Mashtron qytetarët shqiptarë

May 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In