Komisioni Europian zyrtarisht rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në Bashkimin Europian.
Javanews ka siguruar raportin e plotë të KE, ku evidenton progres të qëndrueshëm në të gjitha fushat e lidhura me prioritetet kyce
Në raport thuhet se ka progres i qendrueshëm në të gjitha fushat, por vërehet rritje në luftën kundër korrupsionit nga “some progress” në “good progres” dhe në lirinë e shprehjes nga “no progress” në “some progress”, shkruan javanews.
Raporti 2018
- Të përgjithshme
Konteksti i përgjithshëm i draft raportit 2018 për vendin tonë është shumë pozitiv.
Raporti evidenton progres të qëndrueshëm në të gjitha fushat e lidhura me prioritetet kyce, në funksion të paraqitjes së nje rekomandimi final të qartë.
Nuk ka shqetësime speficike te përkeqësuara apo cështje të cilat mund të errësojne formulën e propozuar nga Komisioni deri në këtë fazë.
Fillimi i raportit referon rekomandimin e dhënë nga KE në nëntor 2016 dhe monitorimin e bërë nga Komisioni në 5 pk, për të cilat paraqitet një sintezë e përmbledhur vlerësimi, duke evidentuar gjetjet pozitive dhe rekomandimet përkatëse.
Progres i qendrueshëm në të gjitha fushat, por vërehet rritje në luftën kundër korrupsionit nga “some progress” në “good progres” dhe në lirinë e shprehjes nga “no progress” në “some progress”.
Në krahasim me vlerësimin ne raportin 2016, vlerësimi i këtij viti ka veçoritë e mëposhtme:
- Kriteri Politik dhe Sundimi i Ligjit
Demokracia
Vlerësimet pozitive:
-marrëveshja e majit 2017 mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës lejoi rifillimin e aktiviteteve parlamentare, ndryshime në kuadrin legjislativ zgjedhor dhe organizimin e qetë të zgjedhjeve të përgjithshme.
– kohët e fundit janë ndërmarrë një numër nismash bipartizane, përfshirë konsensusin e gjerë ndërpartiak për votimin në parim të ligjit për vetingun në polici, krijimin e komisioneve hetimore dhe dialogun e vazhdueshem për reformën zgjedhore
Zgjedhjet
Vlerësimet pozitive:
-Zgjedhjet u mbajtën në një mënyrë të rregullt dhe rezultatet u pranuan nga të gjitha palët.
Funksionimi i Kuvendit
Vlerësimet pozitive:
-roli i Kuvendit në nismën dhe amendimet për propozimet legjislative si dhe konsultimet në komitetet parlamentare, është rritur
-legjislatura e re ka dëshmuar angazhim për reformën elektorale dhe sjellje të përmirësuar në senaca plenare
-zbatimi i ligjit të dekriminalizimit çoi në shkarkimin e 4 deputetëve
Qeverisja
Vlerësimet pozitive:
-qeveria mbetet e angazhuar në procesin e integrimit evropian
-qeveria ka lançuar një ristrukturim të të gjithë administratës publike që synon reduktimin e numrit të ministrive dhe agjensive shtetërore në mënyrë që shërbimet të delivrohen më efektivisht
– progres i mëtejshëm është dëshmuar në nivel të qeverisjes vendore me miratimin e ligjeve mbi financat publike dhe mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes lokale
-është krijuar dhe ka filluar funksionimin Këshilli Konsultativ si mekanizmi kryesor institucional ndërmjet qeverisë qëndrore dhe nivelit lokal
Qeverisja lokale
Vlerësimet pozitive:
-ka vazhduar zbatimi i reformës territoriale dhe bashkitë e krijuara rishtas u kosoliduan administrativisht dhe financiarisht
-progres është shënuar në fushën e aksesit në informacion
-disi progres është shënuar në planifikimin territorial, ku një numër në rritje bashkish po draftojnë planet e përgjithshme lokale të mbështetura nga qeveria
Shoqëria civile
Vlerësimet pozitive:
-kuadri ligjor dhe rregullator për të drejtën e mbledhjeve është përgjithsisht në përputhje me standartet evropiane
-është vërejtur disi progres në përmirësimin e funksionimit të Këshillit Kombëtar të shoqërisë civile
- Krahasimi me vendet kandidate te rajonit
Dy kritere krahasimi: progresi qe nga 2016 dhe niveli i pergatitjes per anetaresim.
Administrata publike:
Në shkallën e përgatitjes për anëtarësim jemi në të njëjtin nivel si vendet e tjera kandidate. Në lidhje me progresin që nga 2016, jemi po aq mirë sa Serbia 9some progress), dhe një shkallë pas Malit të Zi dhe Maqedonisë (good progress)
Reforma në Drejtësi:
Në nivelin e përgatitjes për anëtarësim jemi më lart se Mali i zi i cili i ka hapur tashmë negociatat, dhe në të njëjtën shkallë me Maqedoninë dhe Serbinë. Përsa i përket progresit: jemi po aq mirë sa Maqedonia, dhe një hap përpara Serbisë dhe Malit të Zi.
Lufta kundër Korrupsionit:
Në të njëjtin nivel përgatitjeje për anëtarësim sa vendet e tjera.
POR, progres i mirë në krahasim në krahasim me 2016, në krahasim me vlerësimin e moderuar ‘some progress’ të Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Pra një hap përpara këtyre vendeve në dy vitet e fundit.
Lufta kundër krimit të organizuar:
Niveli i përgatitjes për anëtarësim njësoj si vendet e tjera kandidate.
Po ashtu, njësoj si në vendet e tjera, progresi ka mbetur po në të njëjtin nivel si në 2016 (some progress)
Të drejtat themelore:
Vihet në dukje përmirësimi i ndjeshëm i legjislacionit sipas standarteve evropiane në fushën e të drejtave të njeriut. Shënohet progress më i mirë se në 2016 në fushën e lirisë së shprehjes, po aq mirë sa Maqedonia dhë një hap përpara Serbisë dhe malit të Zi (no progress).
Në fushën e Politikes së jashtme dhe të sigurisë, nënvizohet se-ashtu si Mali i Zo-por jo si Serbia dhe në ndryshim nga Maqedonia qe vetëm tani po përmirëson linjëzimin e saj me politikën e BE-së—ka vazhduar linjëzimin e plotë me politikat e përbashkëta të sigurisë dhe të jashtme të komunitetit. (shënim: dhe për Malin e zi, termi i përdorur është vetëm ‘linjëzim’ por jo i plotë).
Po ashtu, shënohet progres në fushën e kritereve ekonomike, ku ashtu si dhe Maqedonia dhe Mali i zi shënohet progres. Përsa i përket nivelit të përgatitjes, në të njëjtin nivel me Serbinë dhe MZ dhe një shkallë më poshtë Maqedonisë.
IV.Progresi sipas 5 Prioriteteve kryesore
Prioriteti 1-Reforma e administratës publike
Vlerësimi i këtij viti:
Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar në reformën e administratës publike.
Krahasuar me raportet e mëparshme, për reformën në administratën publike, Shqipëria ka qëndrueshmëri në vlerësimin “përgatitje në nivel të moderuar” si me vlerësimin në Raportin 2015 ashtu edhe me Raportin 2016.
Vlerësimet pozitive:
-ka pasur disi progres në përmirësimin e eficencës dhe transparencs së delivrimit të shërbimeve publike, trajnimit të nëpunensve publikë, krijimit të procedurave më transparente të rekrutimit dhe forcimit të kapacitetit të administratës për të ndërmarrë rekrutim të bazuar në meritë.
-ka vijuar zbatimi i strategjive të reformës së administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike
Prioriteti 2 – Reforma në drejtësi
Funksionimi i gjyqësorit
Viti 2015, në reformën në drejtësi, Shqipëria“early stage of preparation” Viti 2016 në reformën në drejtësi kaloi në nivelin 2 “some level of preparation”, në vitin 2018 në nivelin 2 “some level of preparation/good progress”
- Sistemi i gjyqësorit në Shqipëri ka vlerësimin “some level of preparation”. “Good progress” është bërë me zbatimin e reformës së drejtësisë.
- Procesi i ri-vlerësimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe po delivron rezultatet e para të prekshme. Në vijim të themelimit të insitucioneve të vettingut, rastet e para prioritare janë rishikuar.
- Institucionet ndihmëse që mbështesin procesin kanë përfunduar raportet e para mbi vlerësimin e aftësisë, kontrollin e të shkuarës “background” dhe deklarimin e aseteve. Apelimet kundër ligjit të vettingut dhe legjislacionit që derivon nga reforma kushtetuese janë gjykuar nga Gjykata Kushtetuese.
- Gjykimi i fundit konfirmoi kushtetueshmërinë e ligjit të vettingut.
- Një sërë nenesh në ligjet e qeverisjes për gjyqësorin dhe në statusin e gjykatësve dhe prokurorëve janë shpalluar antikushtetuese dhe janë anuluar, si rrjedhim kërkojnë një vijimësi ligjore.
Prioriteti 3- Lufta kundër korrupsionit
Vlerësimi i përgjithshëm eshte rritur me një shkallë vlerësimi në nivelin e përgatitjes në vitin 2015. Në krahasim me vlerësimin e progresit në vitin 2016, në 2018-ën Shqipëria vlerësohet për një progres të mirë në plotësimin plotësisht apo pjesërisht të rekomandimeve të raportit 2016
Vlerësimet pozitive:
– ka vijuar trendi pozitiv i historikut të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit; është rritur më tej numri i dënimeve për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesëm; lidhur me dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë, gjyqsori ka siguruar disa rezultate fillestare të mira
-është përmirësuar më tej aksesi direkt në sistemet e të dhënave për prokurorët dhe policinë
-progres i mirë në një numër aktesh legjislative në luftën kundër korrupsionit
-vijojnë përpjekjet për të adresuar korrupsionin në administratën e tatimeve dhe të doganave
Prioriteti 4-Lufta kundër krimit të organizuar
Ka progres (some progres) në operacionet policore dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit.
Duhet siguruar qëndrueshmëria e këtyre rezultatve dhe intensifikuar kërkimi, konfiskimi dhe shkatërrimi i rezervave të kanabisit.
Ka progres (some progres) në konfiskimin e aseteve kriminale që që lidhen kryesisht me konfiskimet parandaluese.
Nevojiten më shumë përpjekje për të luftuar pastrimin e parave, aseteve kriminale dhe pasurive të pajustifikuara.
Ngritja institucionale dhe përafrimi i legjislacionit (Legal alignment)
Vlerësimet pozitive:
- Kuadri ligjor është përafruar më tej me acquis. Disa ndryshime ligjore lidhur me pasurinë e pajustifikuar janë ende të pazgjidhura.
- Në 6 mars 2018 u aprovua në Parlament Ligji për vettingun në radhët e policisë.
- Në nëntor 2017 Ministria e Brendshme adoptoi planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar (“Fuqia e Ligjit”).
- Strategjia e re dhe plani i saj i veprimit për luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore 2018-2020 ka përfunduar ndërsa është pezull miratimi i saj.
- Për pastrimin e parave policia ka aprovuar një plan të ri veprimi për të luftuar asetet kriminale dhe pasuritë e pajustifikuara.
- Në trafikimin e armëve, Shqipëria ka miratuar një ligj në 2014, i cili është pjesërisht i linjëzuar me parashikimet e Direktivës së BE 2017/853.
Zbatimi dhe përforcimi i kapaciteteve
Vlerësime pozitive:
- Sipas track records, numri i operacioneve të kryera nga policia është i lartë dhe është rritur veçanërisht në muajt e fundit, duke çuar në arrestimin e më shumë autorëve (përfshirë 39 persona të dyshuar për trafik ilegal të njerzve dhe zyrtarët e bashkive të arrestuar për abuzim me detyrën.)
- Janë rritur investigimet e reja të organizatave kriminale dhe strukturave të grupeve kriminale.
- Qeveria po bën përpjekje të përqëndruara për të përmirësuar kapacitetet ligjzbatuese kundër krimit të organizuar dhe ka përmirësuar institucionet e zbatimit të ligjit dhe sigurisë nëpërmjet reformave ligjore dhe institucionale.
- Cilësia e investigimeve në procedimet penale është përmirësuar përmes përdorimit të teknikave speciale të hetimit.
- Janë bërë për përmirësimin e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjelltë mes policisë, prokurorisë dhe agjensive të tjera relevante për zbulimin dhe investigimin e rasteve kriminale komplekse. Kjo tani duhet përkthyer në rezultate operacionale.
- Shqipëria ka zhvilluar mjetet për ngrirjen, menaxhimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale përmes amendamenteve të ligjit Anti-mafia.
- Shqipëria duhet sidoqoftë të fokusohet në adoptimin dhe zbatimin e rregullave për konfiskimin e aseteve që nuk janë direkt të lidhura me një krim specifik, por që qartësisht rezultojnë nga një aktivitet i ngjashëm kriminal i kryer nga personi i dënuar.
- Mekanizmi Kombëtar i Referencës për Viktimat/Viktimat Potenciale të Trafikimit është plotësisht funksional për periudhën e raportimit.
- Bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorisë për investigime të përbashkëta është përmirësaur dhe procedurat administrative janë thjeshtuar.
- Shqipëria ka bërë hapa të mëtejshme për forcimin e bashkëpunimit në operacionet policore me agjensitë e BE-së dhe vendet anëtare. Sidoqoftë mbetet më shumë një partner reaktiv se sa proaktive në bashkëpunimin policor ndërkometar.
- Ka pasur zhvillime pozitive në bashkëpunimin me Interpol.
Lufta kundër terrorizmit
Vlerësimet pozitive:
- Shqipëria ka një kuadër ligjor gjithpërfshirës për parandalimin dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
- Drejtoria e Kundër-terrorizmit ka përmirësuar kapacitetet përmes trajnimeve dhe pajisjeve të personelit. Megjithatë mbeten të limituara kapacitete logjistike dhe operacionale.
- Bashkëpunimi rajonal dhe shkëmbimi i informacionit për çështje sensitive me partnerët ndërkombëtar ngelen në nivele të kënaqshme dhe ka vlersim të përgjithshëm pozitiv.
- Bashkëpunimi i shpejtë me Interpolin për verifikime urgjente të terroristë të dyshuar pas sulmeve në vende të BE-së.
- Që nga 2015 asnjë shqiptar nuk ka lënë vendin për t’u bashkuar me luftëtarët e huaj
Migracioni legal dhe i parregullt
Vlerësimet pozitive:
- Kuadri ligjor është gjerësisht i linjëzuar me Acquis.
- -Sigkimi i i Marrëveshjes me Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe bregdetare do të përforcojë kontrollet kufitare hde luftën kundër trafikimit të migrantëve.
- Janë rritur kapacitete për pritjen e emigrantëve të parregullt në kufirin me Greqinë.
- Marrëveshja e ripranimit me BE-në është duke u zbatuar në mënyrë të kënaqshme. Megjithatë nevojitet finalizimi i protokollit të zbatimit me greqinë.
AZILI
Vlerësimet pozitive:
- Kuadri ligjor në përgjithsi është i linjëzuar me Acquis.
- Vendi ka si duhet institucionet dhe procedurat për menaxhimin e kërkesave për azil.
- Është vënë re përmirësim në gjysmën e dytë të 2017, në zbatimin Pre-screening si dhe një impakt pozitv i monitorimit nga UNHCR, shoqëria civile dhe së fundi Zyra e Avokatit të Popullit.
- Aksesi në informacion për procedurat e azilit dhe përkthimi janë përmirësuar por duhet të jenë të garantuara pa përjashtim.
- Në periudhën raportuese është forcuar kapaziteti i pritjes për azilkërkuesit në kufij dhe në Tiranë.
Politika e vizave
Vlerësimet pozitive:
-Standartet (benchmarks) e liberalizimit të vizave vijojnë të përmbushen përgjithsisht, por nevojitet përmirsim i mëtejshëm në zbatim, veçanërisht në adresimin e sfidave të migracionit të parregullt.
-Ka filluar merrja masa shtesë të përkohshme për parandalimin e abuzuesve me kërkesat për azil.
Shengen dhe Kufijtë e jashtëm
Vlerësimet pozitive:
- Strategjia e intgruar për menaxhimin e Kufijve 2014-2020 dhe plani i saj i veprimit është plotësisht i linjëzuar me standartet evropiane. Implementimi i kësaj strategjie vijon pa probleme.
- -Masa parandaluese kundër korrupsionit në kufi janë implementuar por impakti i tyre real ngelet për t’u parë.
- Bashkëpunimi mes agjencive është rritur.
- Bashkëpunimi mes rojës kufitare dhe doganave funksionon mirë, përfshirë aksesin e përbashkët në bazat e të dhënave.
- Bashkëpunimi operacional me vendet fqinje vijon të ngelet i mirë.
- Shqipëria vijon të intensifikojë bashkëpunimin juridik për çështjet civile dhe kriminale përfshirë atë me vendet e BE-së. Janë adresuar rekomandimet e EUROJUST. Një draft marrëveshje bashkëpunimi me Eurojust është dërguar për aprovim në Këshill, në tetor 2017.
- Është firmosur Programi EU Justice, dhe kanë filluar të ngrihen kapacitetet e nevojshme për implementimin e tij.
- Memorandumi i Mirëkuptimit për komponentin e drogave u nënshkrua në shkurt.
Bashkëpunimi në luftën kundër drogave
Vlerësimet pozitive:
– Bashkëpunimi me EMCDDA (European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction) vazhdon. Vijojnë pregatitjet për hartimin e një marreveshjeje punë mes Shqipërisë dhe EMCDDA, e cila do të lehtësojë shkëmbimin e informacionit.
– Koordinimi mes institucioneve shqiptare dhe bashkëpunimi me vendet anëtare (veçanërisht Italinë) së bashku me me kontrollet dhe inspektimet e policisë shqiptare kanë sjellë rezultate pozitive.
– Të dhënat tregojnë se kultivimi i kanabisit ka rënë në vitin 2017 krahasuar me 2016. Sipas statistikave për shkak të rënies së kultivimit të kanabisit, policia në 2017 ka identifikuar dhe shkatërruar 66927 bimë. Rënie kjo me 91.6% krahasuar me 2015 (797 422 bimë të shkatërruara) dhe thuajse 97.4% krahasuar me 2016 (2 536 288 bimë të shkatërruara).
– Në 2017 policia ka sekuestruar 78.2 ton kanabis/marijuana , një rritje prej 61.6% nga viti 2016 (30 ton). Sidoqoftë Shqipëria mbetet burim kryesor i bimës së kanabisit të trafikuar në BE.
– Në 2017 100% e bimëve të gjetura të kanabisit janë shkatërruar në vend nga policia.
– Sipas ECMDDA, Shqipëria konsiderohet një vend tranzit për drogat e forta si heroina dhe kokaina. Në 2017 janë kapur 21.5 kg heroinë, krahasuar me 57.3 kg të kapura në 2016. Ndërsa në dy muajt e parë të 2018 janë kapur 17.5 kg.
– Për sa i përket kokainës, janë kapur 3.7 kg në 2017, ndërsa në 2016 7.2 kg. Në shkurt 2018 nga Policia e Shtetit u kap një sasi rekord prej 613 kg dhe 350 gram.
– Në 2017 policia paraqiti në prokurori 2071 raste për prodhim dhe trafikim droge ku përfshiheshin 2485 shkelës të mundshëm. Ose 451 raste dhe 391 persona më shumë se në vitin 2016.
Prioriteti 5- të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve
Në raportin 2018, vlerësohet se Shqipëria respekton instrumentet e të drejtave të njeriut dhe ka ratifikuar shumicën e konventave për të drejtat e njeriut dhe ka zhvilluar kuadrin e saj ligjor në përputhje me standartet evropiane.
Vlerësimet pozitive:
-Është miratuar legjislacion i ri për të drejtat e fëmijës dhe mbrojtjen e minoriteteve
-Është siguruar bashkëpunim i mirë më Gjykatën evropiane për të Drejtat e Njeriut
-institucioni i Ombusmenit ka vijuar të promovojë të drejtat e grupeve të brishta si dhe të fokusohet në zbatimin e reformës në drejtësi
-verifikimi dhe rivlerësimi i personelit të burgjeve ka dhënë rezulatet e para
-është respektuar liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit
-është respektuar liria e mbledhjes dhe asocimit
-kuadri i politikave dhe legjislativ për antidiskriminimin është gjerësisht në përputhje me standartet evropiane
Në fushën e lirisë së shprehjes, vlerësimi në Raportin 2018 është një nivel i ndërmjetëm vlerësimi mes “njëfarë niveli përgatitje” dhe “një niveli të moderuar përgatitje”.
Niveli i njëfarë progresi të arritur në raportin 2018 në këtë fushë është një rritje në krahasim me asnjë progres të shprehur në raportin e 2016-ës.
Vlerësimet pozitive:
-është bërë disi progres në forcimin e pavarësisë së autoritetit rregullator dhe televizionit publik
-në tërësi kuadri legjislativ ndihmon në ushtrimin e lirisë së shprehjes
KRITERI EKONOMIK
Programi i Reformave Ekonomike (PRE) është në themelet e orientimit të politikave të miratuara në bashkëpunim me BE-në dhe rekomandimeve përkatëse. Shqipëria “ka bërë progres në një masë të cakuar dhe është e përgatitur në mënyrë të moderuar” për zhvillimin funksional të ekonomisë së tregut.
Aspektet pozitive të ekonomisë:
-
- Rritja ekonomike vazhdoi dhe niveli i papunësisë ra. Reformat vendimtare për përmirësimin e klimës së biznesit kanë përparuar, Ligji i ri i falimentimeve hyri në fuqi.
- Vazhdoi forcimi i stabilitetit makroekonomik dhe zbatimi i reformave të ekonomisë së tregut. Vijojnë reforma ambicioze të menaxhimit të financave, me mbështetjen e buxhetit të BE-së. Stabiliteti dhe rritja janë përforcuar nga programi 3-vjeçar me FMN-në përfunduar në Shkurt 2017.
- Ekonomia shqiptare ka vazhduar rritjen në sajë të kërkesës së brendshme dhe tregëtisë së jashtme. PBB vjetore është rritur nga 3.4 në 2016 në 3.9 në tre tremujorët e parë 2017; të gjitha komponentet e kërkesës së brendshme kanë kontribuar pozitivisht për rritje të prodhimit. Konsumi publik dhe privat janë rimëkëmbur gjatë 2 viteve të fundit.
- Debiti publik i PBB-së dhe defiçiti aktual janë reduktuar. Adresimi i nivelit të lartë të borxhit mbetet në fokus të politikave fiskale.Deficiti i llogarisë aktuale është ngushtuar dhe i mbështetur mirë nga fluksi i IHD.
- Banka e Shqipërisë ka mbajtur një politikë monetare shumë akomoduese. Defiçiti qeveritar nga 2015 është më shumë se i përgjysmuar, ku një faktor janë të ardhurat e larta nga taksat.Inflacioni, nën objektivin zyrtar duke rënë në 1.3% në 2016 nuk nxiti lehtësime të mëtejshme financiare.
- Stabiliteri i sistemit bankar është përmirësuar dhe NPL-të janë reduktuar. Bankat janë të mirë kapitalizuara dhe sektori i përfitimeve është përmirësuar në 2017. Shtrirja e kreditimit dhe mbështetja më e mirë e rimëkëmbjes ekonomike është qëllim i bankave.
- Shqipëria ka avancuar mirë drejt liberalizimit dhe privatizimit; sektori privat mbetet dominant duke dhënë 84% të punësimit.
- Dixhitalizimi i ekonomisë është zhvilluar gradualisht.
a.ç










