• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti i Plakjes: Në Shqipëri ulja drastike e fertilitetit rrit moshën e plakjes

by
18/06/2015 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti më i fundit i Bankës Botërore lidhur me Moshën e plakjes tregon se Shqipëria konsiderohet si një ndër shoqëritë që mosha e plakjes është rritur. Kjo ka ndodhur për disa arsye kryesore:

– Ulja drastike e fertilitetit. Vendi ynë brenda 34 vitesh ka normën e fertilitetit 1.5 nga mbi 5 fëmijë për grua, rënie e cila “tremb” të gjitha parashikimet.

– Emigracioni luan rol të rëndësishëm në balancimin e moshës së plakjes, duke konsideruar që pjesa më e madhe e emigrantëve janë të rinj (mesatarisht). Por, kjo nuk ndodh me vendin tonë, ne nuk jemi vend “pritës” i emigrantëve, përkundrazi, popullsia jonë është reduktuar për shkak të këtij fenomeni.

– Rritja e moshës së plakjes rrit shpenzimet për pensione dhe kujdese mjekësore. Sipas këtij raporti,  shpenzimet e kujdesit shëndetësor kanë të ngjarë të rriten më shpejt me përmirësimin e teknologjisë mjekesore që do sjellë rritje kostosh.

Emigracioni dhe plakja

Potencialisht, emigracioni mund të zbusë, edhe pse jo të kompensojë, plakjen në shoqëri, pasi emigrantët janë kryesisht të rinj. Megjithatë, në shumë vende (për shembull, si Shqipëria, Armenia, vendet baltike, Bullgaria, Gjeorgjia, Republika e Kirgistanit, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, dhe Moldavia), emigrimi ka trende negative demografike. Ndërsa të gjitha këto çrregullime të tranzicionit demografik paraqesin plakjen në një shkallë relativisht më serioze krahasuar me rajonet e tjera, Evropa dhe Azia Qendrore ka qenë e jashtëzakonshme, sepse plakja ka qenë e nxitur nga rënia e shkallës së fertilitetit, më shumë se sa nga ulja e moshës së vdekshmërisë, situatë e cila duket se vlen edhe për vendin tonë.

Raporti tregon se jetëgjatësia është rritur pak në disa vende, dhe shkalla e vdekshmërisë në grupmoshat më të vjetra janë rritur edhe në dekadat e fundit. Sipas tabelës, Shqipëria ka një rritje të moshës mesatare jetësore në vitet e fundit, por njëkohësisht ulja e normës së fertilitetit e bën këtë thuajse të papërfillshme.

emigrant

Kontributi i Migracionit në plakje

Shumica e vendeve në Evropë dhe Azinë Qendrore shfaqin norma të larta të emigrimit. Për shembull, në Shqipëri, Gjeorgji, Moldavi , numri i emigrantëve përfaqëson më shumë se 10 për qind të popullsisë gjatë viteve 2000-2010. Ky nivel i emigrimit është relativisht i lartë për rajone të tjera, të tilla si Amerika Latine. Në kontrast, Rusia ka qenë një marrëse neto prej emigrantëve.

Përqafimi i Migracionit si pjesë e zgjidhjes

Migrimi është pika e fundit për t’u shqyrtuar në mbështetje të ribalancimit të demografisë. Tani për tani, pothuajse të gjitha vendet në Evropë dhe Azinë Qendrore kanë norma negative neto të emigracionit. Raporti tregon se për disa vende, si Shqipëria, Armenia, Gjeorgjia dhe Moldavia, norma vjetore e popullsisë është e ulët sa -5 për 1,000. Nuk është çudi, disa nga vendet e rinj gjithashtu kanë norma shumë të ulëta neto emigracionit. Nëse vendet duan të kthehen demografikisht më të qëndrueshme, normat neto të emigracionit do të duhet të rritet përsëri. Faktori kryesor i normave të ulëta neto të emigracionit është emigracioni i madh në Evropën Perëndimore.

Zhvillimi ekonomik, çfarë sjell plakja?

Nga një perspektivë demografike, a është plakja një perspektivë ekonomike, për të sjellë një zhvillim shumë pozitiv, me mundësi premtuese? Raporti i Bankës Botërore tregon se Shoqëritë e plakjes janë seriozisht të shqetësuara në lidhje me ngadalësimin e rritjes ekonomike, me rritjen e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, sistemet e pensioneve të falimentuara, pabarazi të mëdha në mesin e njerëzve të vjetër, si dhe mungesa e dinamizmit në tregun e punës. Të rinjtë, popullata me rritje të shpejtë, kanë qenë tejet të suksesshëm në gjenerimin e rritjes së lartë të produktit të brendshëm bruto (PBB) në dekadat e fundit.

Fertiliteti, rënie drastike në Shqipëri

Shkalla e përgjithshme e fertilitetit ka rënë në shumë vende të rajonit , sidomos në Shqipëri. Ndërsa koha, intensiteti, dhe këmbëngulja e rënies së fertilitetit ndryshojnë, në shumë vende rënia ka qenë dramatike dhe ka ndodhur shpejt. Për shembull, kalimi nga një normë mesatare fertilitetit prej më shumë se pesë fëmijë për grua i mori dy shekuj Francës, por vetëm 34 vite vendit tonë. Aktualisht, në Shqipëri norma e fertilitetit është nga mbi 5 ka shkuar në 1.5 fëmijë. Sipas tabelës, vendi ynë renditet i pari në Evropë me rënie kaq të theksuar, ndjekur më pas nga Armenia dhe Maqedonia.

Parashikimi për 2060 i shpenzimeve për kujdes mjekësor

Në këtë raport janë kryer disa parashikime për rritjen e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor 2010-2060 për rajonin, duke përdorur qasje të shëndetshme në jetëgjatësi.Republika Sllovake ka rritjen më të madhe (me një mesatare prej 4 për qind të totalit të shpenzimeve publike), ndërsa Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Turqia pritet të zvogëlojnë barrën fiskale të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor (me një mesatare prej 2.5 për qind të shpenzimeve publike). Megjithatë, raporti thekson se këto vlerësime supozojnë se përmirësimet teknologjike në shkencat mjekësore nuk e rrisin shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Prandaj, shpenzimet e kujdesit shëndetësor kanë të ngjarë të rriten më shpejt se parashikimi në këtë skenar.

Plakja dhe varfëria

Ndër shoqëritë e vjetra, ata me sistem progresiv të pensioneve, të tilla si Shqipëria, Armenia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia dhe Rusia, kanë një rrezik më të ulët të rritjes së pabarazisë. Raporti shton se primet e tyre të pagave nuk ndryshojnë shumë në mesin e punëtorëve të rinj dhe atyre të vjetër. Vendet me sistemet më pak progresive të pensioneve do të ketë një rrezik më të lartë të rritjes së pabarazisë. Këto janë Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Republika Sllovake, Sllovenia, dhe Ukraina. Këto trende, sipas raportit, janë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë, pasi ata mund të ulin pabarazinë mes grupeve më të vjetra në moshë, e cila pastaj mund të kalojë në brezat e rinj. Sipas raportit, Shqipëria e ka nivelin e varfërisë 47.5 %, nivel i lartë në rajon (shiko tabelen 5.2).

Monitor

Next Post

A janë të gjithë shefat të sëmurë seksualë në Shqipëri?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com