• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i PE për Shqipërinë, Berisha: Dokument i qëndrimeve tona të drejta! Rama akuzohet për…

by E S
05/05/2026 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët në zonën e Astirit në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Berisha është ndalur veçanërisht te raporti më i fundit për Shqipërinë i votuar më 5 maj në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Ai u shpreh se, sipas tij, ky raport pasqyron shqetësime që opozita i ka ngritur prej kohësh lidhur me procesin zgjedhor në vend. Berisha pretendoi se në raport evidentohet problematika e funksionimit të institucioneve gjatë zgjedhjeve dhe ndërthurja e tyre me strukturat e partisë në pushtet.

“Ne i treguam botës se ç’përfaqëson njeriu që sillet me atlete të bardha për të tërhequr vëmendjen dhe për të harruar se kush është. Dhe sot, cilido që lexon raportin, cilido nga ju që lexon raportin e sotshëm të Komisionit Europian, të votuar në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit, gjeni veten tuaj, gjeni fjalët tuaja, gjeni qëllimet tuaja. Dhe kjo është merita juaj. Është meritë e jashtëzakonshme. Nuk u mposhtët, po qëndruat. Nuk u dorëzuat, po qëndruat të pamposhtur. Në rreshtat e para, raporti thotë se në Shqipëri, institucionet shtetërore në zgjedhje u shkrinë me strukturat e partisë së krimit, Partisë së Edi Ramës, se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet. Pra, nuk ishin zgjedhje.”

Kryedemokrati tha se këto vlerësime përfaqësojnë, sipas tij, një konfirmim të denoncimeve të bëra nga opozita. Në vijim, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për çështje që lidhen me qeverisjen dhe menaxhimin e projekteve strategjike, duke i cilësuar ato si problematike.

Berisha gjithashtu kritikoi nismën “Ballkani i Hapur”, duke e konsideruar atë të dëmshme për interesat e vendit, veçanërisht për sektorin e bujqësisë. Berisha theksoi se opozita ka mbetur, sipas tij, e palëkundur në qëndrimet e saj pavarësisht sfidave politike. Në përfundim, ai u shpreh se kauza e opozitës, sipas tij, ka marrë jehonë më të gjerë dhe përfaqëson interesin kombëtar.

“Ky raport përmban gjithçka ju keni denoncuar. Është dëshmi pra, është një dokument i qëndrimeve tona të drejta. Në këtë raport, Edi Rama akuzohet se mbrojti me mandate krimi Lubi Ballukun, de facto veten e tij. Në raport akuzohet z.Sadiku, Edi Rama akuzohet për investitorë strategjikë. Vjedhjes me investitorë strategjikë. Në raport denoncohet me forcën më të madhe, nisma antishqiptare e Ballkanit të Hapur, që e shkatërroi bujqësinë e vendit. Po ne qëndruam. Ne së bashku mbushëm bulevardin. Por ai do sillte Vuçiç e Zaevin. Pra, miqtë e mi, e kemi një kushtrim. Vërtet s’kemi realizuar maksimalen që meritojmë, por kauza jonë është bërë kauzë botërore. Zëri ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve. Kemi sakrifikuar, keni sakrifikuar, por keni qenë avokatë, avoketër, të interesit kombëtar, të interesit të shqiptarëve.”

Next Post
Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

Balla reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit: Me drejtimin tënd i dhe vlerë Kuvendit të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

September 30, 2026
“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com