• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti i OSBE, PR: Paçavure! Duka i ndershëm, merruni me Ylli Shehun

by
15/09/2015 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reagime për raportin e OSBE-së të ashtuquajtur “sekret” i është bashkuar edhe Partia Republikane, dhe akuzave që i bëhen deputetit të kësaj partie Agron Duka.

Përmes një reagimi për mediat, PR e cilëson këtë raport si paçavaure, pasi sipas tyre Duka është person i ndershëm. Sipas PR, ish-deputeti i kësaj force politike që tashmë i është bashkuar LSI-së Ylli Shehu duhet të jetë personi i akuzuar .

“Qoftë ky dhe një material i brendshëm i kësaj organizate serioze, tregon papërgjegjshmëri, e cila bie në nivelin më të ulët e të turpshëm të ndonjë media të shkruar, e cila manipulon fakte për qëllime politike dhe përfitimi.

Deputeti dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, z.Agron Duka, nuk ka asnjë lidhje me akuza të përdala të cituara në të ashtëquajturin “Raport”.

Ai është një njeri i ndershëm, i respektuar dhe me mbështetjen më të gjërë në qarkun e Durrësit.

Si biznesmen ka qenë i ndershëm, në respekt të ligjit dhe të shtetit. Përsa i përket lidhjeve me interesa kriminale në Shijak, Durrës e Vlorë, këto janë pjellë e mëndjeve të sëmura, të cilat kanë bërë këtë Raport, apo shpifin.

Ylli Vesel Shehu, ish- deputet i PR-së, nuk ka paguar asnjë qindarkë për t`u bërë deputet i Partisë Republikane.

Ndërkohë, akoma ky deputet rezulton se nuk ka shlyer detyrime mediatike përkundrejt subjekteve private, për fushatën e tij elektorale.

Këto, si OSBE ashtu edhe ata që i bëjnë hosana këtij raporti, mund t`i vërtetojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me deputetin Ylli Shehu, i cili tashmë është deputet i LSI-së.

Për sa sipër, Partia Republikane kërkon një qëndrim publik të përfaqësisë së OSBE-së, lidhur me këtë aport paçavurë, si dhe i kërkon autoriteteve shtetërore që të mbajnë qëndrim për këtë çështje”, thuhet në reagimin e PR

Next Post

FOTOT / Si ndryshoi motra Kardashian nga 'gocë mami' në seks simbol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com