• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i OSBE/ Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore. Ditën kur u kërkua hetim u liruan protagonistët e dosjes 339

by Java News
27/07/2021 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Vulë’ të vjedhjeve të zgjedhjeve e konsideroi kreu i PD-së, Lulzim Basha Raporti e PD mbi 25 prillin. Në një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet, Basha tha se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një “masakër zgjedhore” dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

“Raporti konfirmoi që 25 prilli nuk kishte asnjë lidhej me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Konfirmon se 25 prilli ishte një masakër zgjedhoe. Këtë e kemi thënë që prej ditës së parë dhe e kanë parë me syt e tyre shqiptarët që kërkonin ndryshimin. Këtë e di e gjithë bota demokratike sepse ky raport, për fat të keq, është vula e turpit mbi vjedhjen më të madhe të kryer në historinë e pluralizmit. Blera e votave, e kemi thënë ne e thotë dhe raporti, shkrirja në një e qeverisë dhe partisë, abuzimi, me pushtetin dhe funksionet publike, rritje fiktive të punësimit në administratë për qëllime elektorale, presion administratës për të votiuar partinë në pushtet, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të përfituar, i kemi thënë ne, i konstatoni dhe raporti. Vjedhja e të dhënave, ngritja e patronazhistëve, duke ushtruar shantazhe ndaj qytetarëve, e kemi thënë ne e konstaton dhe raporti dhe vijon të thellohet kjo dramë. Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. Para dhe pas 25 prillit, PD ka denoncuar krimet zgjedhore, 185 padi janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve, por asnjë nga krimet elektorale nuk është ndëshkuar deri në këtë moment. Nuk po fërkojmë duar nga gëzimi se na doli fjala që ky regjim i ka shpallur luftë demokracisë. Më 25 prill nuk u dëmtua PD, por shqiptarët që kërkonin ndryshimin dhe morën një goditje të rëndë. Është detyrë e drejtësisë, e SPAK të ndjekë me përparësi këto dosje dhe të ndalë këto pinponge”, tha Basha.

Basha ka shprehur shqetësimin në lidhje me lirimin e Astrit Avdylit dhe 3 të tjerëve të dosjes 339.

“Në të njëjtin ditë kur kërkohet hetimi i krimeve zgjedhore lirohen protagonistët e dosjes së Shijakut. Raporti i OSBE konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët,as për ata që votuan opozitën as për ata që votuan partinë në pushtet.  Pyetja që shtrohet është kush do ta ofrojë arsimin më të mirë, rendin dhe sigurinë, shansin për një jetë më të mirë? Këta që shantazhuan punonjësit e administratës, këta që përdorën krimin për votat, këta që ia falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh për të marrë në këmbim para për një grusht votash? Detyra jonë, detyra e PD-së është që të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të vetëdijshëm që koha na ka dhënë të drejtë për të gjitha pretendimet tona”, tha Basha.

g.kosovari

Next Post
U kap me drogë, Gjykata e Elbasanit lë të lirë djalin e Azem Hajdarit

U kap me drogë, Gjykata e Elbasanit lë të lirë djalin e Azem Hajdarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

February 11, 2026
NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

NATO me hierarki të re? Europianët marrin përgjegjësitë që dikur ishin të amerikanëve

February 11, 2026
Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

Protestë në Durrës, banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët dhe policinë

February 11, 2026
7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

7 muaj pa paga, punëtorët e sigurimit të Bankers Petroleum ngrihen në protestë

February 11, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

“Jam i burgosur politik”, Memolla pas dënimit: Familja ime ta ketë kokën lart. Të drejtën do e kërkoj deri në Strasburg

February 11, 2026
Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

Çmontonin dhe shisnin pjesë makinash të kontrabanduara nga Britania, arrestohet 1 person, në kërkim bashkëpunëtori

February 11, 2026
“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

“Padrejtësi ligjore dhe historike”, avokati i Thaçit-gjykatësve: Këta burra duhet t’i prezumoni të pafajshëm, ua kërkon ligji!

February 11, 2026
Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

Abuzim me tenderat, SPAK dërgon në gjykim ish-kryetarin e Bashkisë Memaliaj

February 11, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

February 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

4 vjet pushtim, Financial Times: Zelensky do të shpallë zgjedhjet dhe një referendum më 24 shkurt

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In