• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i OKB: Niveli i ndotjes në Shqipëri mbetet i lartë, ja shifrat

by Java News
03/01/2019 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i Këshillit Ekonomik dhe Social pranë Kombeve të Bashkuara tregon se Shqipëria raportoi një tejkalim të emetimeve të shifrës së oksideve të azotit me 82 për qind në raport me vitin bazë të marrë si referencë.

Komiteti që bën rishikimin për përmbushjen e detyrimeve nga ana e vendeve pjesëmarrëse ka marrë në analizë vendin tonë në disa takime duke nxjerrë edhe konkluzionet për masat që janë marrë.

Kështu sipas këtij Komiteti paraqitja e të dhënave për emetimin oksidet e azotit NOx të marra nga Shqipëria në 2017 tregoi një tejkalim të nivelit të emetimeve të vitit bazë me rreth 48 përqind: viti bazë për Shqipërinë lidhur me emetimet e oksidit të azotit tregon 22.36 kiloton ndërsa në 2015 këto emetime arritën 33.1 kiloton.

“Ky informacion duket se sugjeronte se Shqipëria nuk po përmbushte detyrimet e saj lidhur me nenin 2 paragrafi 1 i protokollit lidhur me kontrollin e emetimeve të oksideve të azotit. Komiteti e shqyrtoi këtë kërkesë në seancën e 39. U vu në dukje progresi i bërë nga Shqipëria lidhur me raportimin e të dhënave të saj. Komiteti vendosi që do të rishikonte pajtueshmërinë e Shqipërisë në 2018 dhe kërkoi nga sekretariati që të dërgonte një letër ku të ftonte palën që deri në 20 mars të dërgonte informacion mbi masat që do merrte në mënyrë që të përmbushte detyrimet për uljen e emetimeve nën protokollin e oksideve të azotit.

Në seancën e 40 komiteti nënvizoi me keqardhje se Shqipëria nuk kishte paraqitur të dhënat për emetimet në vitin 2018 sipas modeleve të raportimit që përcaktonte konventa. Ndaj komiteti nuk kishte mundësi të vlerësonte përmbushjen e detyrimeve nga Shqipëria. Komiteti gjithashtu nënvizoi se pala (Shqipëria) nuk i ishte përgjigjur kërkesës së sekretariatit për informacion. Komiteti vendosi se do të vijonte me rishikimin e pajtueshmërisë së Shqipërisë në sesionin e radhës dhe kërkoi nga sekretariati që për të përsëritur kërkesën për informacion mbi masat Shqipëria synon të zbatojë për të përmbushur detyrimet e saj dhe për të dërguar një ftesë që  Shqipëria të merrte pjesë në seancën e dyzet e një të Komitetit” thuhet në raport.

Në sesionin e 41 duket se Shqipëria nuk është treguar indiferente dhe ka raportuar shifrat e saj zyrtare. Paraqitja e fundit e të dhënave për emetimet e NOx nga ana e Shqipërisë sipas raportit tregoi një tejkalim të emetimeve të vitit bazë me rreth 82 për qind: në vitin 1987, viti bazë për Shqipërinë, emetimet e NOx ishin 22 kiloton, ndërsa në vitin 2016 emetimet arritën 40.8 kilotonë.

“Një përfaqësues i Shqipërisë mori pjesë në seancën e Komitetit dhe dha informacion në lidhje me punën e vazhdueshme të palës për përmirësimin e treguesve të emetimeve dhe masat që synon të zbatohen për të reduktuar emetimet e NOx. Komiteti vlerësoi Pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe vuri në dukje se pala po ndërmerr masa ndërinstitucionale për të për të siguruar vijimësi më të mirë në përgatitjet e tyre, të cilat priten të përmirësojnë cilësinë e inventarit të emetimeve. Të dhënat e emetimit të vitit bazë të rishikuar do të ishin të përfshira në raportimin e palës në vitin 2019. Për më tepër, Komiteti mori shënim disa masat që Shqipëria po planifikon në mënyrë që të reduktojë emetimet e oksideve të azotit, në veçanti nga sektori i trafikut rrugor. Komiteti vendosi të vazhdojë të rishikojë pajtueshmërinë nga  Shqipëria në seancën e saj të dyzet e tre” thuhet në raport. Monitor

 

 

Next Post
Maqedonia/Media zbulon se Gruevski nuk u arratis nga Shqipëria

Maqedonia/Media zbulon se Gruevski nuk u arratis nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In