• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti i OKB: ISIS ka 30.000 luftëtarë që po përgatisin sulme nëpër botë

by Java News
16/08/2018 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara grupi i frikshëm i terrorit ISIS ka grumbulluar 30 000 luftëtarë dhe po përgatitet për ofensiva të reja sulmesh nëpër botë. Raporti dramatik thotë se grupi i njohur si Shteti Islamik po rifiton forcë në territore të Iraku dhe Sirisë lindore, ku numrat e tij po shtohen me mijëra luftëtarë të huaj. “Një përbërës i konsiderueshëm i tij janë luftëtarët e huaj aktivë. Ata dhe anëtarë të tjerë fshihen në komunitete urbane që kanë simpati për ISIS, teksa organizata tashmë po fokusohet në taktikat e luftës guerile”, thuhet në raport, ku shtohet se grupi po fiton veçanërisht forcë në Irakun perëndimor dhe mban disa copa territoresh në Siri. Ndërkohë monitorues të OKB llogarisin se 3000 deri në 4000 xhihadistë janë të bazuar në Libi, ndërsa operatorë të tjerë ekstremistë po zhvendosen në Afganistan. ISIS zotëron elementë të fuqishëm bashkëpunues në nj numër vendesh të tjera si Egjipt, Afganistan e Filipine, ndërsa në këtë të fundit vitin e kaluar luftëtarët e tij bastisën qytetin e Malaui dhe arritën ta mbanin për disa muaj nën kontroll.

Lista e terrorit të OKB

Agjencitë monitoruese dërgojnë çdo gjashtë muaj raporte në Këshillin e Sigurimit për Shtetin Islamik dhe Al-Kaeda, të cilat janë në listën e terrorit të OKB. Sipas raportit, udhëheqësi i grupit Al-Kaeda, Ajman al-Zawahri po vazhdon të imponojë autoritetin e tij, ndoshta me më shumë efektivitet se më parë. “Nxitjet kryesore të terrorizmit janë përsëri prezente, ndoshta më të mprehta se më parë”, thuhet në analizë, duke shtuar se megjithë disfatat, ISIS është ende i aftë për sulme në territorin sirian. Në një kohë kur nuk ka më territore nën kontroll në Irak, grupi mbetet aktiv me anë të qelizave të fjetura në shkretëtirë deh zonat urbane. Disa vende kanë ngritur shqetësime për qelizat e fjetura të ISIS që po dalin nga zonat e mbipopulluara të kampit të refugjatëve Rukban në jug të Sirisë, në kufi me Jordaninë, ku jetojnë shumë familjarë të luftëtarëve të ISIS. Raporti thotë se fluksi i luftëtarëve të huaj që braktisin ISIS është më i ulët nga sa pritej pas disfatave dhe asnjë zonë e caktuar nuk po shfaqet si destinacion i preferuar për ta, edhe pse pjesa kryesore e të kthyerve i drejtohen Afganistanit.

10 milionë njerëz nën kontroll

Zhvillimi është surprizues pasi në 18 muajt e fundit ISIS ka pësuar një seri disfatash në Siri, nën presionin e forcave qeveritare siriane dhe mbështetjen e tyre ruse. Po ashtu dhe në zonat kurde të Sirisë grupi është luftuar nga njësitë kurde me mbështetjen e forcës ajrore perëndimore. ISIS ka humbur në 2017 bastionin e tij iraken të Mosul dhe më pas Rakën në Siri. Në kulmin e pushtetit të tij ISIS kishte nën kontroll rreth 10 milionë njerëz dhe shtrihej nga veriu i Bagdadit në Irak, deri në rrethinat e Alepos në Siri. Grupi e ka fituar reputacionin për brutalitet pas ekzekutimit të disa mijëra qindra të sigurisë në Irak pas marrjes së kontrollit të Mosul në 2014, si dhe prej sulmeve ndaj minoritetit etnik muslimanëve Jazidi në Irak. Por tashmë financat e ISIS po thahen dhe një nga vendet anëtare llogarit se rezervat e tyre janë tashmë në vetëm disa qindra milionë dollarë dhe disa të ardhura nga fusha nafte në verilindje të Sirisë. Grupi raportohet se komandon 250 deri në 500 anëtarë në Jemen, ku ka gjithashtu luftëtarë të Al-Kaeda. Në Sahel, republika islamike e Saharasë, ka grupe aktive në kufirin me Mali e Niger, por shumë më pak se luftëtarë të lidhur me grupet e Al-Kaedas, Jama’at Nusrat al-Islam ëal-Muslimin. Ndërsa dega e Al-Kaeda, Shabaab dominon në Somali, vend ku ISIS po përpiqet të përhapet duke tentuar zhvendosjen e luftëtarëve vendas në krahinën e Puntland

Next Post
Riformatimi i administratës, 40 milionë euro shpenzime për zyra e orendi

Riformatimi i administratës, 40 milionë euro shpenzime për zyra e orendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com