• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i OBSH-së: Në Shqipëri lindin më shumë djem se vajza

by Java News
27/08/2019 17:03
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

8 djem më shumë se vajzat në çdo 100 lindje. Ky është raporti që karakterizon Shqipërinë të paktën për 2017-n, në të cilën të dhënat e OBSH e lidhin me abortin selektiv për shkak të gjinisë. Por mjekët e kundërshtojnë këtë fakt duke shtuar se nuk ka statistika që ta vërtetojnë, ndërsa sociologët e konsiderojnë këtë abort si një krim ndaj shoqërisë.

Në Shqipëri lindin më shumë djem se sa vajza. Raporti gjinor i lindjeve në vendin tonë është venë në pah në një raport me të dhënat e OBSH, përpunuar nga Our World, në të cilin vihet re se për vitin vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza.

Këto të dhëna sipas raportit lidhen së tepërmi edhe me abortin selektiv.

Por, mjekët thonë se ky mbetet një hamendësim, pasi ende nuk ka statistika mbi abortin që përzgjedh gjininë.

Mjeke: Aborti selektiv, pra që është një abort pas javës së 12, do të thotë që është mbi limitin e lejuar për tu bërë një ndërprerje e shtatzënisë në rrugë ligjore realisht është i supozuar, por pak i faktuar. Do të thotë që nëse ekziston si i tillë nuk bëhet brenda institucioneve ku ana ligjore është e kontrolluar.

Megjithatë, sociologët thonë se aborti selektiv është një krim që i bëhet shoqërisë.

Socialog: Aborti selektiv është për eliminimin e fetuseve femërore. Kjo ka bërë që në shoqërinë shqiptare sot të kemi prishje të ekuilibrave mes meshkujve dhe femrave. Kjo është një problem i gjerë social.

Në raport me vendet e rajonit, por edhe në Europë, Shqipëria ka një raport më të lartë.

Kështu Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina ka një raport prej 106 djem të lindur për çdo 100 vajza të lindura.

Ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, ky raport përllogaritet 105 djem të lindur për çdo 100 vajza. /l.m

Next Post
Akuzat e PD për Kajmakun, Prokuroria nis verifikimet për kryebashkiakun e PS

Agim Kajmaku i përgjigjet PD-së: E vërteta vonon, por nuk harron! PD-ja do të gjejë ndonjë ‘Babale’ për mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In