Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar një ditë më parë, se Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shprehet se kjo nuk është një habi, ndaj i fton qytetarët që në 2 mars t’i bashkohen në bulevard për të mbrojtur kushtetutën.
“Të dashur qytetarë! Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin”, shkruan Meta.
Sipas tij, “Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”.
Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Lajmi u dha nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
g.kosovari











