• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse nuk shkojnë ambasadorë në PD? Boçi: Nuk vizitojnë seli partish, kemi kontakte…

by A R
02/02/2026 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar në Klan News të moderatorit Besard Jaçaj, foli për shumë çështje politike aktuale dhe për atë që po ndodh në selinë blu.

I pyetur se përse nuk ka asnjë ambasador që të shkojë e të bëjë vizitë në selinë blu, Boçi u shpreh se ato nuk vizitojnë seli partish. Boçi deklaroi se Partia Demokratike ka raporte me përfaqësues të lartë politikë në Europë dhe në botë e nuk ka asnjë problem në këtë aspekt.

“Kjo është një zgjedhje e ambasadorëve, se unë nuk shoh që ambasadorët të shkojnë në selinë e PS-së. Zgjedhja e tyre është që ata kanë komunikime zyrtare me zyrat e shtetit. Duket sikur ata favorizojnë mazhorancën. Në fakt kanë marrëdhënie me shtetin shqiptar. Shteti shqiptar në këto momente ka pranuar që të ketë nëpërmjet votës së grabitur këto përfaqësues politikë dhe normal janë brenda mënyrës sesi operon një njësi diplomatike. Nuk ka ftohje të tyre me PD-në, sepse kontaktet me përfaqësuesit tanë politikë vijojnë, janë frekuente, janë të deklaruara a të padeklaruara, të shfaqura apo të pashfaqura, por që kanë rritur nivelin, kanë përcaktuar edhe temat që lidhen me situatën politike dhe gjetjen e mekanizmave që të gjejmë zgjidhje politike, me atë që kërkojnë qytetarët, duke marrë parasysh realitetin në vend”, tha Boçi.

Në lidhje me mbledhjen e sotme për komisionin e reformës territoriale, Boçi theksoi dhe njëherë se ajo mbledhje ishte nul. Ai deklaroi se PD do të jetë e pranishme në Komisione.

“Mbledhja sot ishte nul. Do të jemi pjesë e Komisionit. Ne kërkojmë konsensus. Ne jemi pjesë e Komisionit të reformës territoriale. Nuk jemi konsultuar. Të vendosim datë të vlefshme. Nuk futemi në Komision, kur ka ultimatum. Në lidhje me Territorialen, duhet që të bëjmë konsulta të gjëra. Duhet pyetur qytetari, që kryetarin që zgjedh ta dijë vizualisht së paku se kush është. Zonat rurale janë braktuisur, sepse ndarja në 2015 ishte elektorale. Ne duam një produkt konsensual, nuk jemi kundër edhe atyre që dëshiron BE-ja. Kjo që thotë PS është ego”, deklaroi ai.

Duke folur për protestën e 10 shkurtit, Boçi u shpreh se është shtuar fuqia e tubimeve. Sipas tij, qëllimi i PD-së është që vendi të ketë një qeveri, e cila të përfundojë me konsensus mes palëve reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

“Është shtuar frekuenca e protestave, ka tubime të vazhdueshme. Protestat kombinohen me betejën që ne bëjmë në parlament, ku ka komisione hetimore dhe debate. E gjitha kjo, që të arrihet një qeveri, që të jetë ajo që të përfundojë reformën territoriale dhe atë zgjedhore. Nuk mund të flasim për skenarë, sepse reagimi i qytetarëve është i tyre. Patjetër që në drejtim duhet të jetë grupi parlamentar i PD-së. Protestat çdo herë e më të fuqishme kanë qenë, është natyralisht në rritje forca e protestës”, deklaroi ai.

I pyetur për zgjedhjet brenda partisë, Boçi nënvizoi se ato do të mbahen. Sipas tij, gara e brendshme është e shëndoshë për demokracinë, duke shtuar se në PD nuk ka pasur asnjëherë intriga, siç është aluduar nga kundërshtarë politikë.

“Nuk është akoma koha. Kur të hapet gara, do të shikojmë edhe kandidatët. Gara e brendshme është e rëndësishme dhe i bën mirë edhe partisë. Pritet të ketë një garë të rëndësishme dhe shumë kuptimplotë. Do ketë zgjedhje për të gjitha nivelet e partisë. Nuk jemi parti e kulisave dhe e poshtërsive apo e intrigave. Kemi edhe sulme që vijnë edhe nga kundërshtarët politikë, që shfrytëzojnë çdo aset, që të elimojnë kundërshtarin. Po ka pasur përplasje, por jo intriga. Duhet të bëjmë pajtimin e plotë në PD”, u shpreh ai.

Në fund, i pyetur nga moderatori nëse bie dakord me frazën “se sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama nuk ikën nga pushteti”, Boçi tha se beson të kundërtën.

“Unë kam mendim të kundërt me këtë, sepse Berisha ka një pasion të rrallë politik, e lufton politikën me një pasion të jashtëzakonshëm. Ai është i qartë në vizionin e tij, ka arsenal të pashtershëm”, përmbylli Boçi.

Next Post
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Në tryezë programi bërthamor, presidenti iranian urdhëron nisjen e negociatave me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

“Binance”, tërheqje masive prej 3.6 miliardësh brenda pak orësh pas grabitjes më të madhe të kriptomonedhave

November 2, 2026
Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In