• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i kryeministrisë, 420 zyrtarë të 9 ministrive, injoruan platformën e bashkëqeverisjes

by Java News
25/08/2018 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e 9 ministrive janë identifikuar si përgjegjës për mospërgjigje në kohë ndaj problemeve të adresuara nga qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes, platformë e cila ka marrë një rëndësi parësore, duke u kthyer në kolonën kryesore të qeverisë ‘Rama 2’. Ministritë, 420 zyrtarët e të cilave nuk kanë adresuar në kohë problemet e qytetarëve të zakonshëm, janë identifikuar në raportin e fundit të bilancit të bashkëqeverisjes me qytetarët. Raporti analizon punën e të gjitha degëve të qeverisë, në raport me bashkëqeverisjen, nga tetori 2017 deri në korrik 2018.

Në raport thuhet se zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministrisë së Mbrojtjes, nuk u janë përgjigjur në kohë qytetarëve. Identifikimi i tyre është mundësuar nga hetimi i administrativ i organeve të posaçme. Hetimi administrativ ka identifikuar edhe arsye e vonesës, që nga presionet, interesat etj.

Për kryeministrin Edi Rama, platforma e bashkëqeverisje, si një instrument për të zgjidhur hallet e çdo qytetari, është kryefjala mënyrës së qeverisjes, gjatë mandatit të dytë. Në këtë kuadër, kryeministri ka paralajmëruar largim të menjëhershëm nga puna, për të gjithë ata, të cilët nuk adresojnë në kohë problemet e qytetarëve.

“Pas kësaj fillon një hetim administrativ për të kuptuar nëse vonesa është e lidhur me korrupsionin, nëse zvarritja është rezultat i presionit për t’ju çuar drejt rrugëve të ryshfetit dhe kur këto verifikohen, merren menjëherë masa. Kështu, pak nga pak, hap pas hapi pastrohet dhe çlirohet administrata e shtetit, ndërkohë që rritet vetëdija e atyre që punojnë në zyrat e shërbimeve, pasi hap pas hapi kuptojnë se çdo qytetar, pavarësisht nga statusi, pavarësisht nga mosha, është potencialisht dikush që mund t’i largojë nga puna, nëse ata nuk bëjnë punën”, ka deklaruar Rama.

Mesazhi

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri në muajin shtator, duke sinjalizuar largimin e ministrave që sipas tij nuk janë në lartësisë e duhur, në raport me bashkëqeverisjen. Vlerësimi kryesor për secilin ministër do të jetë bilanci i tij në raport me platformën e bashkëqeverisjes “shqipëriaqëduam.al”. Në analizë do të merren numri i problematikave të zgjidhura, numri i ankesave të pazgjidhura, ankesat pa përgjigje pavarësisht kalimit të afatit, shpejtësia e zgjidhjes së problemeve etj. “Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje. Do të shikojmë emrat në Kryesi, sekretariati dhe kryetarët e partisë që do të largohen nga drejtimi në të gjithë vendin dhe detyra kryesore është bashkëqeverisja”, ka pohuar kryeministri.

Ministritë, zyrtarët e të cilave injoruan platformën

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ministria e Financës dhe Ekonomisë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Ministria e Brendshme

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Mbrojtjes

Bilanci i qeverisë në raport me bashkëqeverisjen

Kryeministria 3134 ankesa në total, 2701 ankesa të zgjidhura

Ministria e Drejtësisë 5363 ankesa në total, 4681 ankesa të zgjidhura

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 1415 ankesa në total, 1368 ankesa të zgjidhura

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 1251 ankesa në total, 1251 ankesa të zgjidhura

Ministria e Financës dhe Ekonomisë 1400 ankesa në total, 1317 ankesa të zgjidhura

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë 891 ankesa në total, 891 ankesa të zgjidhura

Ministria e Brendshme 636 ankesa në total, 605 ankesa të zgjidhura

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit 349 ankesa në total, 322 ankesa të zgjidhura

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 193 ankesa në total, 193 ankesa të zgjidhura

Ministria e Mbrojtjes 166 ankesa në total, 159 ankesa të zgjidhura

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 109 ankesa në total, 106 ankesa të zgjidhura

Ministria e Kulturës 56 ankesa në total, 54 ankesa të zgjidhura

Ministria e Shtetit për Diasporën 18 ankesa në total, 18 ankesa të zgjidhura

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes 193 ankesa në total, 176 ankesa të zgjidhura

Bashkëqeverisja, 8 interpelanca për probleme të ndryshme

Interpelancë me naftëtarët e Ballshit, datë 22 janar 2018, kryeministri Edi Rama, ministrat Damian dhe Arben Ahmetaj.

Interpelancë për ecurinë e dialogut me Greqinë, datë 5 shkurt 2018, kërkuar nga një grup studentësh me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Interpelanca me ish të dënuarit politikë, që kanë punuar në miniera, datë 28 Mars 2018, me ministrin e Financave dhe Ekonomisë.

Interpelancë mbi tarifën për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, datë 5 prill 2018, e kërkuar nga një përfaqësi e banorëve të qytetit të Kukësit, me kryeministrin Rama dhe ministrin Damian Gjiknuri.

Interpelancë për Statusin e Minatorit, 16 prill 2018, kërkuar nga përfaqësues të sindikatës së minatorëve me kryeministrin Rama dhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Interpelancë me përfaqësues të biznesit të vogël, datë 4 maj 2018, me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj lidhur me efektet e këtij ndryshimi në ecurinë e biznesit dhe çmimeve të produkteve.

Interpelancë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, datë 11 qershor 2018, me ministrin, Ditmir Bushati në prag të samitit për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Interpelancë me një grup interesi për sigurinë ushqimore, datë 19 korrik 2018

ma.me

 

http://shqiptarja.com/lajm/bashkeqeverisja-420-zyrtare-te-9-ministrive-injoruan-platformen

Next Post
Kthehu po deshe natën në shtëpi, në këmbë, në Tiranë

"Historia e dajës sim Hysni Milloshi që i dha fitoren Lulit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

December 7, 2025
Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

Netanyahu lajmëron takim me Trump në dhjetor: Do diskutoj fazat e ardhshme të planit të paqes

December 7, 2025
E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

December 7, 2025
Kristjan Prenga i pamëshirshëm, ‘nokaut’ amerikanit në raundin e parë në SHBA! Rekorde për boksierin

Kristjan Prenga i pamëshirshëm, ‘nokaut’ amerikanit në raundin e parë në SHBA! Rekorde për boksierin

December 7, 2025
Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

December 7, 2025
Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In