• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i KLSH: Në burgje shpërndahen ilaçe të skaduara dhe kancerogjene, 85 % e tenderave paracaktohen

by Java News
09/10/2021 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkoi në Drejtorinë e Burgjeve duke konstatuar problematika serioze, në depot farmaceutike u gjet edhe një medikament me element kancerogjen. Administrata kaotike, nuk plotësohen dot 220 vende vakante, 85 % e tenderave në 2020 u zhvilluan me procedurën “negocim pa shpallje”

Në depot farmaceutike të burgjeve ka medikamente të skaduara dhe që përmbajnë elementë kancerogjenë. Ky është vetëm një nga konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në një raport për aluditimin financiar dhe ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Raporti i siguruar nga Shqiptarja.com përfshin periudhën janar 2019 deri në dhjetor 2020. Audituesit kanë konstatuar se  depoja farmaceutike e burgjeve është jo vetëm jashtë standardeve, por janë gjetur edhe medikamente të skaduara. “Gjithashtu, nga kontrolli fizik i kryer në magazinën e medikamenteve, u konstatuan medikamente të skaduara që në vitin 2019, por që në inventarizimin e bërë në fund të po këtij vit, nuk rezultojnë të jenë identifikuar dhe deklaruar si të skaduara dhe për pasojë të përfshiheshin në listën e medikamenteve të propozuara për tu nxjerrë jashtë përdorimi, duke fryrë fiktivisht gjendjen e medikamenteve të mundshme për përdorim”, thuhet në raport.

Në raportin e KLSH thuhet se në magazinën e medikamenteve është konstatuar edhe një medikament i rrezikshëm. Sipas raportit “Një problematikë tjetër e konstatuar në magazinën e medikamenteve, është prania e medikamentit Ranitidinë. Ky medikament, sipas njoftimit të bërë nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) në 25.09.2019, nuk duhet të përdoret pasi sipas njoftimeve të FDA dhe EMA, përmban elementë kancerogjenë dhe nga AKBPM është kërkuar tërheqja e këtij medikamenti nga të gjitha institucioneve shëndetësore. Edhe pse sa më sipër, DPB dhe kompania furnitore F, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për tërheqjen e këtij medikamenti nga tregu”.

Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se 13 lloj medikamentesh janë marrë në dorëzim nga Drejtoria e Burgjeve me afat skandence më të ulët se sa specifikimet e tenderit. “Nga shqyrtimi i medikamenteve të skaduara në vitin 2019 dhe 2020 në depon farmaceutike të DPB-së, konstatohet se 4 medikamente për vitin 2019 (2 lloje Buscolamine, Prulan, Tetalgam) dhe 9 medikamente për vitin 2020 (Acid folic, Adrenaline, Buscolamine,

Durilak, Nacl 0.9%, Haloperidol, Ranitidine, 2 lloje Luminal) janë marrë në dorëzim në
kundërshtim me kushtet e kontratës, me afat skadence më të vogël se 1.5 vite dhe si rrjedhojë e këtij fakti kanë skaduar në depon farmaceutike të DPB-së
”, thuhet në raport.

85  % e tenderave pa garë 
Tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, kanë qenë në fokusin e kontrollit të KLSH, ku janë konstatuar abuzime serioze. Sipas raportit, për vitin 2020, 85 % e tenderave të Drejtorisë së Burgjeve janë zhvilluar me pa garë, me procedurën “negocim pa shpallje”, e cila mbart një risk të lartë për abuzim. “Gjatë vitit 2020, DPB ka zhvilluar 16 procedura prokurimi në vlerën totale të kontratës prej 182,353,155 lekë pa tvsh, nga të cilat 6 procedura “negocim pa shpallje” me vlerë kontrate 155,337,397 lekë pa tvsh (ose rreth 85 % e total e procedurave të kryera rezultuan të jenë “procedura me negocim pa shpallje””, vijon raporti.

Emergjenca duhet të shmanget
Tenderat pa garë me vlerë mbi 5 milionë lekë zhvillohen në raste të veçanta dhe në kushte emergjente. Në rastin konkret, Drejtoria e Burgjeve ka zhvilluar tendera duke paracaktuar fituesin, pasi më parë procedura e prokurimit kishte dështuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. KLSH rekomandon që për të evituar abuzimet, të merren “masa për realizimin në kohë të procedurave të prokurimit, me objekt furnizimin me ushqime për të dënuarit, për të minimizuar dhe/ose shmangur procedurat, të cilat mund të sjellin risqe në përdorimin dhe administrimin e fondeve buxhetore me ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet”.

Administrata në kaos 
Kontrolli i Latë i Shtetit ka konstatuar si një situatë kaotike në lidhje me emërimet në administratën e burgjeve. Sipas raportit, me gjithë përpjekjet, nuk është arritur që të plotësohen 220 vende vakante në administratën e burgjeve. “Kështu, mosplotësimi i vakancave të vendeve të punës për 220 pozicione, në nivele civile, në nivele drejtuese dhe inspektorë të policisë pranë IEVP-ve, janë për shkak të mospërshtatshmërisë së punonjësve të ardhur nga Policia e Shtetit në sistemin e burgjeve, të vendit të punës larg vendbanimit, të verifikimit të gjendjes gjyqësore me probleme, të kriterit të moshës, të kriterit të testimit fizik, ose të masave disiplinore të mëparshme”, thuhet në raport.

Dy struktura, dy urdhra 
Sipas raportit të kontrollit, Drejtoria e Burgjeve operon me dy struktura bazuar në dy urdhra të kryeministrit, një situatë kjo e paprecedentë. Më konkretisht, KLSH-ja ka konstatuar se “Aktualisht DPB operon me dy struktura, në bazë të dy Urdhrave të Kryeministrit nr. 49 datë 16.04.2015 “Për miratimin e Strukturës e të Organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të
Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj” dhe nr. 58 datë 24.04.2017 “Për miratimin e Strukturës e të Organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”. Urdhri i Kryeministrit nr. 49 datë 16.04.2015 rezulton të mos jetë shfuqizuar dhe për pasojë të dy aktet janë në fuqi njëkohësisht. Ky ngërç, për stafin e punonjësve me status të nëpunësit civil të DPB, ende nuk ka marrë zgjidhje juridike nga strukturat shtetërore përkatëse të Ministrisë së Drejtësisë
”. Shqiptarja.com

Next Post
Kryenegociatori i Shqipërisë, Mazi, në Helsinki: Ministri i jashtëm finlandez konfirmon mbështetjen për integrimin

Kryenegociatori i Shqipërisë, Mazi, në Helsinki: Ministri i jashtëm finlandez konfirmon mbështetjen për integrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë, klubi pretendent i Superligës rrezikon shkrirjen!

E pazakontë, klubi pretendent i Superligës rrezikon shkrirjen!

August 18, 2026
Vatër zjarri pranë puseve të naftës në Drenovë, katastrofa shmanget në kohë pas ndërhyrjes!

Vatër zjarri pranë puseve të naftës në Drenovë, katastrofa shmanget në kohë pas ndërhyrjes!

August 18, 2026
Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

Trump ndryshon mendje: Nuk do të ketë bisedime me Iranin, bllokada e Hormuzit mbetet në fuqi!

August 18, 2026
Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë pranë Turqisë dhe paralajmëron Ankaranë!

Izraeli bombardon bazën ajrore të Sirisë pranë Turqisë dhe paralajmëron Ankaranë!

August 18, 2026
“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

“Dita më e bukur e jetës time”- Callum Turner flet për dasmën me Dua Lipën: Dua të kem familje dhe të rris fëmijë me njeriun që dashuroj!

August 18, 2026
Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh

August 18, 2026
U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com