• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i KLSH: Administrata, 957 milionë euro dëm shtetit në 9 muaj

by Java News
06/12/2018 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar, gjatë auditeve të kryera në periudhën 9-mujore janar-shtator 2018 parregullsi dhe shkelje financiare nga administrata publike me dëm më shumë se 120 miliardë lekë për arkën e shtetit. Kjo shumë, e barabartë me afërsisht 957.3 milionë euro, ndahet në parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik total gati 5 miliardë lekë dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115.5 miliardë lekësh.

Në kontrollet e bëra, vlen të theksohen raste si ato të KESH sh.a, ku është konstatuar dëm në vlerën afro 1.6 miliardë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE vendimin për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjetik dhe me një diferencë të madhe midis çmimit të shitjes së energjisë nga shoqëria KESH disa kompanive me çmimin e blerjes së energjisë nga shoqëria “OSHEE” sh.a nga këto kompani.

Po kështu, tek Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, konstatohet dëm ekonomik në vlerën 3.2 miliardë lekë si pasojë e rritjes drastike prej 23.6% të shpenzimeve për rimbursimin e barnave referuar shtesës së kategorisë “Të sëmurë kronikë”, ndërkohë që konstatohet ulja e numrit të përfituesve në skemë me 720 përfitues, çmimet e LBR-së nuk kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj periudhe dhe numri i recetave është rritur vetëm me 3.4% në krahasim me një vit më parë.

Ndërsa tek Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, vlera e dëmit llogaritet, madje, në vlerën 50.7 miliardë lekë si pasojë e shpenzimeve të realizuara në kushte të paligjshmërisë proceduriale.

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 34 kallëzime dhe indicie penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, në këto institucione: 1) Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit;  Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë; Hipoteka Malësi e Madhe, Elbasan; Enti Rregullator i Energjisë; Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar; Bashkia Belsh; Bashkia Rrogozhinë; Universiteti Fan S.Noli Korçë; Spitali Universitar i Traumës; Hipoteka Fier, Tiranë; Drejtoria Rajonale e Mjedisit Berat; Hekurudha Shqiptare Sha Durrës; Spitali Rajonal Shkodër; Bashkia Lezhë, Këlcyrë, Konispol; ALUIZNI Lushnje, Durrës ; Hipoteka Sarandë; Bashkia Dibër, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër; Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Numri i personave të kallëzuar arrin në 98./shqiptarja

a.çupaj

Next Post
Në kërkim pedofili nga Kamza, rrezikon deri në 7 vjet burg

Në kërkim pedofili nga Kamza, rrezikon deri në 7 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In