• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i KE, rrezikohet tkurrja e investimeve të huaja

by A R
23/07/2018 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet me sfidën e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në kushtet kur dy projektet e mëdha të energjisë(TAP dhe Devolli) po kompletohen dhe kur investimet e tjera kanë në bazë burimet natyrore apo janë të patregtueshme. Raporti i Komisionit Europian i publikuar këtë korrik ka marrë në analizë Programet e Reformave Ekonomike të disa vendeve në Ballkan, përfshirë Shqipërinë duke evidentuar për secilin situatën, risqet dhe duke bërë edhe disa rekomandime. Mes gjithë temave të prekura bie në sy edhe ajo për Investimet e Huaja Direkte që sipas Komisionit qeveria i pret në rritje vit pas viti por nuk parashton në raport ndonjë diskutim sesi do të arrihet kjo.

“Të hyrat e Investimeve të Huaja Direkte pritet që të financojnë plotësisht deficitin e llogarisë korrente. Përgjatë 10 viteve të fundit investimet e huaja direkte kanë financuar 76 për qind të deficitit të llogarisë korrente. Në 12 muaj deri në shtator 2017 IHD-të neto tejkaluan deficitin me 41 për qind ndërkohë që ndërtimi i dy projekteve të mëdha në fushën e energjisë shënoi kulmin. Në Programin e Reformave Ekonomike parashikohet që Investimet e Huaja Direkte do të mbeten të forta dhe do të tejkalojnë deficitin e llogarisë korrente me rreth 20 për qind në çdo vit të programit.

Ky Program i Reformave Ekonomike njeh faktin që të ardhurat nga Investimet e Huaja Direkte që lidhen me dy projekte gati në përfundim do të zvogëlohen por duket se pret pa ndonjë diskutim që kjo do të kompensohet nga projekte të reja të Investimeve të Huaja Direkte. Gjithsesi suksesi i Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja në vitet e fundit ka qenë gjerësisht i përqendruar në industri me bazë tek burimet natyrore dhe të patregtueshme” thuhet në raport.

Lidhur me këtë aspekt Komsioni vlerëson se këto lloj investimesh mbarin me vete riskun që të shterrin ndëkrohë që propozon që Shipëria të fokusohet tek investime që paraqesin vlerë të shtuar dhe e përfshijnë atë në zinxhirin global të furnizimit.

“Ekziston një risk që mundësitë e investimeve të reja në këto industri do të shterrin dhe se investimet në sektorë të tjerë si turizmi do të jenë në një shkallë më të vogël. Tërheqja e investimeve të Huaja Direkte me aktivitete të vlerës së shtuar do ta integronte më mirë ekonominë në zinxhirët e furnzimit do të rriste produktivitetin dhe do të krijonte më shumë  vende pune dhe më të mira në gjithë ekonominë. Kjo gjithsesi do të kërkonte reforma strukturore me bazë të gjerë në mënyrë që të sillej përmirësim thelbësor në mjedisin e investimeve” vlerëson Komsioni Europian.

Një tjetër element që i kushtohet rëndësi është pjesa e borxhit të jashtëm. Ai cilësohet i konsiderueshëm por në përbërje sipas Komisionit të paktën deri tani ai nuk paraqet ndonjë shqetësim urgjent.

“Borxhi i jashtëm bruto qëndroi në 68.4 për qind të GDP-së në fund të shtatorit 2017 poshtë 73.5 për qind në fund të 2016. Rreth 80 për qind e borxhit të jashtëm është afatgjatë. Më shumë se gjysma e borxhit afatgjatë zotërohet nga qeveria dhe pjesa tjetër konsistion në huadhënie mes kompanive, investitorëve direktë dhe flialet. Edhe pse i konsiderueshëm, përbërja e borxhit të jashtëm nuk jep shqetësime për momentin. Rezerva e huaj e këmbimit ishte 3 miliardë euro 25.7 për qind e GDP në fund të 2017 dhe pritet të rritet me të paktën 10 për qind në tre vitet e ardhshme. Akualisht rezervat mbulojnë rreth 6.5 muaj vlerë importesh në të mira dhe shërbime duke mundësuar një siguri të përshtatshme kundrejt ndonjë shoku të pafavorshëm” nënvizon raporti. /Monitor/a.m.

Next Post
Valon Berisha e fillon me gol te Lazio

Valon Berisha e fillon me gol te Lazio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

Hakimi rekord në Binance, kompania mbulon 90% të kriptomonedhave të vjedhura me vlerë 6.3 miliardë dollarë

October 31, 2026
Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

Avokati Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit, gati kallëzimi penal ndaj punonjësve përgjegjës

October 31, 2026
Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

Policia zbras bulevardin, shpërndan protestuesit pas sulmeve me molotovë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In