• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i KE për Shqipërinë, Oliver Varhelyi: Shpresoj në një vendim pozitiv

by A R
02/03/2020 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka komentuar raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në twitter, Varhelyi shprehet se dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.

“Pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018.

Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj”, shkruan ai.

Deklarata e BE

Sot, Komisioni prezantoi përditësime mbi përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në adresimin e mëtejshëm të reformave të lidhura me shtetin ligjor, veçanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në qershor 2018. Të dy vendet kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme dhe për këtë arsye rekomandimi i Komisionit për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i vlefshëm.

Pas prezantimit të raporteve Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi komentoi: “Pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj.”

2020 – puna për një qasje me tri drejtime

Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin, i cili po ndjek një përqasje me tri drejtime në vitin 2020. Më 5 shkurt, Komisioni ka parashtruar propozimin e tij për ta çuar përpara procesin e pranimit në BE duke e bërë atë më të besueshëm, më dinamik, më të parashikueshëm dhe duke i dhënë atij një drejtim politik më të fortë. Paralelisht, Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi që të dy vendet vazhdojnë të zbatojnë reformat. Së treti, në përgatitje për Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, më 6 dhe 7 maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin.

Në përditësimet e ditës së sotme, Komisioni përshkruan në mënyrë faktike dhe objektive progresin e dy vendeve nga qershori 2018 deri më sot në fushat e theksuara nga Këshilli.

Në rastin e Shqipërisë, përditësimi përshkruan progresin për zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, historikun e demonstruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe kur bëhet fjalë për kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogave të forta. Ai gjithashtu vë në dukje çështje të tjera të rëndësishme, të tilla si marrëveshja për të ardhmen e reformës zgjedhore dhe përpjekjet për të adresuar kërkesat e pabazuara për azil.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, përditësimi përfshin hapa të konsiderueshëm të ndërmarrë për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë miratimin e fundit të ligjit të rishikuar për Zyrën e Prokurorit Publik. Ai tregon një historik të përmirësuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përparim në reformën e shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike.

Të dhëna

Në prill 2018, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në qershor 2018, Këshilli njohu progresin dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit, në varësi të përparimit të bërë në disa fusha kryesore.

Pas rekomandimeve të mëtejshme pozitive nga Komisioni në maj 2019, Këshilli e shtyu vendimin e tij për në qershor dhe më pas tetor 2019, para se të vendoste t’i kthehej çështjes së zgjerimit përpara Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Në mars 2020, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme pritet të diskutojë të ardhmen e politikës së zgjerimit, bazuar në metodologjinë e rishikuar, si dhe përparimin e bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me qëllim hapjen e bisedimeve të pranimit. Komisioni Evropian do të paraqesë brenda disa muajve një vlerësim më të hollësishëm të gjendjes së përgjithshme të të gjithë partnerëve të zgjerimit në paketën e tij vjetore të zgjerimit.

/a.r

Next Post
Flet nëna që nuk heq dot dorë nga kanabisi: Isha “dru” kur linda vajzën

Flet nëna që nuk heq dot dorë nga kanabisi: Isha "dru" kur linda vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In