• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i INSTAT/ Në 2019 u mbyllën 4,300 biznese, kriza ka prekur bizneset e vogla

by Ardit Rada
02/06/2020 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një mjedis me konsum të dobët dhe konkurrencë të ashpër nga zinxhirët e organizuar të tregtimit që sa vijnë e po shtohen.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në total, pa përfshirë bujqësinë, numri i subjekteve në vend ishte 116.6 mijë në vitin 2019. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4 mijë biznese, me një rënie prej 2.5%.

Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se kjo rënie ka ardhur tërësisht nga falimentimi i subjekteve të vogla më 1-4 punonjës.

Gjithsej në fund të 2019-s, në vend kishte 99 mijë biznese me 1-4 punonjës, duke përbërë 85% të totalit të ndërmarrjeve jo bujqësore në vend. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4,300 biznese të vogla, me një tkurrje prej 4.1% me bazë vjetore.

Rënia më e lartë e numrit të bizneseve është konstatuar në sektorin e tregtisë dhe atë të akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Ky është viti i tretë radhazi që numri i ndërmarrjeve të vogla vjen në rënie.

Në të kundërt, në 2019-n është konstatuar një rritje e lehtë e ndërmarrjeve të mesme, me mbi 10 të punësuar dhe atyre mbi 10 të punësuar (rreth 300 më shumë).

Pjesa më e madhe e bizneseve të vogla janë të vetëpunësuara. Banka Botërore në raportin e fundit për Shqipërinë se vendi është veçanërisht i rrezikuar nga kriza e Covid-19 për shkak të nivelit të lartë të vetëpunësimit, me rreth 33% të totalit.

Banka tha se pas krizës, rrezikonte që deri në 48% e popullsisë të zhytej në varfëri, nga rreth 40% që është sot.

Totali i ndërmarrjeve

Regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2019 numëron 162.342 ndërmarrje aktive, numër pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar, sipas INSTAT. Deri në fund të vitit 2019 numërohen 44.473 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, NIPT. Në raport me një vit më parë fermerët janë shtuar me rreth 4 mijë, duke kompensuar në total bizneset e mbyllura në qytete.

Ekonomia shqiptare është e përqëndruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe nëndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2019. Ndërmarrjet tregtare zënë 23,0 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2019, krahasuar me 23,2 % të regjistruara gjatë vitit 2018.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë 1,2 % të totalit të ndërmarrjeve aktive dhe kontributi i tyre në punësim llogaritet në 47,8 % në vitin 2019 nga 48,1 % në vitin 2018.

Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Pustec shënohet numri më i ulët.

Gratë menaxhojnë 25,4 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 25,7 % gjatë vitit 2018. Qarku i Tiranës ka edhe përqëndrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë, me 32,4 %.

Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 90,5 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Në ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar, gratë drejtojnë 20,3 % të ndërmarrjeve.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 4,0 % të ndërmarrjeve aktive, krahasuar me 3,8 % në vitin 2018 dhe punësojnë 11,9 % të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 65,3 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 53,4 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarqet Tiranë dhe Durrës, me 77,1 %./Monitor

Next Post
“Janë jetike”/ Trump: Objektet fetare të rihapen këtë fundjavë, nëse Guvernatorët nuk binden atëherë unë…

Trump-it nuk i mbajnë më nervat, parlajmërim i fortë për protestuesit dhe guvernatorët: Jepini fund ose...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com