• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i ILO: Dembelizmi i lartë i të rinjve në Shqipëri kërkon adresim urgjent

by Ardit Rada
02/02/2021 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria i ka përmirësuar treguesit e punësimit si raport me veten ashtu edhe me Rajonin në këto tre dekada të tranzicionit, mirëpo vendi duhet të adresojë urgjentisht fenomenin e inaktivitetit tek të rinjtë bën thirrje Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Që nga rënia e “perdes së hekurt”, si një nga vendet më të varfra në Europë, Shqipëria në dekadën e dytë të tranzicionit u klasifikua si një vend me të ardhura të mesme. Punësimi i Shqipërisë ka vazhduar të rritet. Vendi ka shkallën më të lartë të punësimit midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor (67% në 2019).

Por shkalla e papunësisë së të rinjve është akoma e lartë (28% në 2019) dhe shkalla e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim (26.6%) është një shqetësim i madh.

ILO kërkon nga autoritetet që të trajtojnë më vëmendje këtë fenomen, pasi produktiviteti i të rinjve në moshë punë vë bazat për zhvillimin e vendit në të ardhmen në të gjitha aspektet.

Institucioni ndërkombëtar që mbikëqyr çështjet e punësimit vë në dukje se programet e tregut të punës në Shqipëri janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të te papunëve (5.5% në 2017).

Nga ana tjetër 42% e fuqisë punëtore është aktualisht e punësuar në bujqësi, kryesisht në punë me aftësi të ulëta dhe me produktivitet të ulët. Punësimi i lartë në bujqësi zbulon nevojën për ndryshime strukturore në tregun e punës, teksa bujqësia është burimi i madh i informalitetit dhe punës pa pagesë.

Sipas të dhënave të brendshme, në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,5 % e të rinjve janë të papunë.

Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (12,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %) ose për arsye të tjera (32,7 %).

Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (45,3 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 28,9 %.

Për të nxitur punësimin tek të rinjtë ILO rekomandon një koordinim më efikas ndërmjet bizneseve të qëndrueshme që janë ofrues të punësimit, zyrave të punës dhe institucioneve të arsimit.

Anketimet rajonale të realizuara nga Banka Botërore kanë gjetur se, Shqipëria ka numrin më të lartë të firmave në vendet e Europës Juglindore (36%), që raportojnë se forca e punës nuk zotëron aftësitë që ato kërkojnë.

Ndërsa statistikat kombëtare të tregut të punës tregojnë se 14% të të punësuarve nuk u përputhet profesioni me arsimin. Shkaku kryesor i këtij çrregullimi mbetet mungesa e orientimit të rinjve me nevojat e tregut të punës./Monitor

Next Post
“PS merr 75 mandate në 25 prill”! Gjiknuri: Ja strategjia jonë! LSI, parti që mbijeton kur ka pushtet

“PS merr 75 mandate në 25 prill”! Gjiknuri: Ja strategjia jonë! LSI, parti që mbijeton kur ka pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com