• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i ICG-së: Kosova po fiton betejën për kontrollin e veriut

by A R
03/04/2024 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata “International Crisis Group”, e cila ka mision parandalimin e konflikteve në botë ka bërë të ditur në raportin e saj se Kosova po fiton betejën në veriun e saj.

Sipas raportit, veriu i Kosovës ku serbët shpresonin për një autonomi apo bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet autoritetit të Prishtinës

“Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut mes tensioneve ndërsa shpresat për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen. Institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës së vitit 1999 dhe pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, po shpërbëhen si pasojë e një operacioni paraushtarak të mbështetur nga Serbia në shtator 2023. Ndërsa rezistenca e kufizuar e dhunshme mbetet e mundur, veriu i Kosovës ku minoriteti serb shpresonte për autonomi apo bashkim me Serbinë, po i nënshtrohet autoritetit të Prishtinës”, shkruhet në raportin e Crisis Group.

Raporti evidenton faktin se minoriteti serb është një pikë delikate në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Këto janë ditë të vështira për minoritetin serb, e ardhmja e të cilit është jetike për afrimin mes Beogradit dhe Prishtinës. Për të mbetur një komunitet i aftë për vetëqeverisje, ata kanë nevojë për qasje të vazhdueshme në institucionet serbe, veçanërisht në arsim dhe kujdes shëndetësor, plus mbështetje financiare.

Ata gjithashtu kanë nevojë për një ndjenjë sigurie, e cila mund të vijë vetëm me kthimin e serbëve në forcën policore të Kosovës, nga e cila ata dhanë dorëheqjen pas protestës në nëntor 2022.

Prishtina duhet të tërheqë policinë e saj speciale nga veriu dhe Beogradi duhet të ndihmojë në parandalimin e mëtejshëm të një veprimtarie paraushtarake”, sugjeron raporti.

Gjithashtu, raporti rekomandon që Kosova të bashkëpunojë me paqeruajtësit e NATO-s për çmilitarizimin e veriut.

“Në përputhje me marrëveshjet e paplotësuara të kaluara, Prishtina duhet të ndërmarrë hapa të besueshëm drejt sigurimit të vetëqeverisjes për pakicën serbe të veriut. Zgjedhjet e reja lokale duhet të pasojnë, së bashku me fundin e bojkotit të serbëve të veriut ndaj institucioneve qeveritare.

Pak shpresë ka që dialogu i BE-së mund t’i kapërcejë këto pengesa dhe marrëdhënia Beograd-Prishtinë ka të ngjarë të mbetet e ngrirë. Në këtë sfond, të dyja palët si ashtu edhe aktorët e jashtëm që duan qetësi në Ballkanin Perëndimor, duhet ta kthejnë vëmendjen e tyre së pari në zbutjen e rrezikut afatshkurtër të dhunës, dhe më pas në objektivat e arritshme që mund të nxisin stabilitetin politik në mungesë të një marrëveshje normalizimi”, thuhet në raport.

/a.r

Next Post
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

2 Prilli: Pse krimi nisi në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In