• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Raporti i gjeneralit Cavoli: Ukrainës i duhen raketat JASSM Standoff dhe sistemi i komunikimit Link 16

by A R
13/10/2024 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komandanti i lartë i ushtrisë amerikane në Evropë hartoi një listë të sistemeve të armëve amerikane që mund të ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Në raportin e klasifikuar për strategjinë e administratës Biden për Ukrainën i cili iu dorëzua Kongresit në fillim të muajit të kaluar, gjenerali Chris Cavoli detajoi një listë të armatimeve amerikane që mund të ndihmonin ushtrinë ukrainase të luftojë në mënyrë më efektive, raporton A2.

Lista përfshinte raketën e ajër-tokë JASSM Standoff, raketa Kruiz dhe një sistem komunikimi të njohur si Link 16, i cili është një rrjet i shkëmbimit të të dhënave të përdorur nga SHBA dhe NATO, shkruan A2.

Ai  supozohet të mundësojë komunikim më të sigurt, ndërmjet sistemeve të luftarake.  Ai është veçanërisht i dobishëm për komandën dhe kontrollin e mbrojtjes ajrore dhe raketore. Ukraina ka kërkuar të dy sistemet në mënyrë të përsëritur deri më tani.

Por zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësime për teknologjinë ushtarake amerikane që mund të bie në duart e Rusisë. Kjo duket se është një nga arsyet kryesore të hezitimit amerikane për të dërguar në Ukrainë sistemin Link 16, përcjell A2.

Ndërkohë specialistët mendojnë se raketat JASSM, që lëshohen nga avionë luftarakë, mund të mos jenë të dobishme për ukrainasit nëse ata nuk arrijnë një nivel të epërsisë ajrore.

Gati tre vjet pas luftës, ukrainasit ende i luten SHBA-së që të sigurojë armatim më të avancuar dhe të heqë kufizimet se si mund të përdoren sistemet e raketave me rreze të gjatë të ofruara nga SHBA.

Dhe me zgjedhjet presidenciale në SHBA më pak se një muaj larg, e ardhmja e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën është e pasigurt, edhe pse SHBA thotë se po punon për t’u siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për t’i zgjatur ato të paktën deri në fund të vitit 2025.

/a.r

Next Post
“Vajzat në familjen time nuk jetojnë”, historia prekëse e zdrukthëtarit gjakovar

“Vajzat në familjen time nuk jetojnë”, historia prekëse e zdrukthëtarit gjakovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

“Bordi i Paqes” fillon nga puna/ Shpalos planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 21, 2026
Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

March 21, 2026
Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In