• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti i EUROPOL për terrorizmin, ja sulmet e parandaluara në Shqipëri e Kosovë

by A R
16/06/2017 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka publikuar Raportin mbi terrorizmin për vitin e fundit. Viti i kaluar ka pasur një bilanc negativ të viktimave të shkaktuara nga sulmet terroriste.

Në 2016-ën, sipas raportit, në total 142 sulme dështuan, u parandaluan ose u përmbushën në tetë shtete të Bashkimit Europian. Më shumë se gjysma u raportuan nga Mbretëria e Bashkuar. Franca raportoi 23 sulme, Italia 17, Spanja 10, Greqia 6, Gjermania 5, Belgjika 4 dhe Holanda 1.

142 viktima vdiqën nga sulmet terroriste dhe 379 u plagosën brenda BE-së. Kërcënimet terroriste ishin të pranishme edhe në vendet jashtë BE-së. Sipas Raportit, autoritetet kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës raportuan parandalimin e dy sulmeve të planifikuara terroriste.

Kërcënimet terroriste në Ballkanin Perëndimor

Konflikti në Siri ka pasur një ndikim të madh në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovine, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi. Më shumë se 800 luftëtarë të huaj terroristë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar konfliktit të armatosur. Në disa zona të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ideologjia e islamizimit radikal e promovuar nga predikues radikal, të cilët kanë sfiduar mbizotërimin tradicional të  islamit të moderuar, ka fituar terren të konsiderueshëm.

Bosnja dhe Hercegovina, i ashtuquajtur rajoni i Sanxhakut (midis Serbisë dhe Malit të Zi), territorit shqipfolëse të Serbisë dhe Maqedonisë, Kosova dhe Shqipëria  deri më tani janë cilësuar si burimet kryesore të radikalizmit, rekrutimit dhe lehtësimit të aktiviteteve për luftëtarët e huaj terroristë të destinuar për në Siri.

Rajoni gjithashtu është gjerësisht e njohur si rrugë kalimi për në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. Eksperiencat e ngjashme në betejë të luftëtarëve terrorist të rikthyer mund të tejkalojnë kufijtë e tyre etnikë dhe kombëtarë pas rikthimit të tyre në atdhe dhe mund të shfaqin rrezik të madh ndaj rajonit. Prania e armatimeve të jashtëligjshme, që nga të lehtat deri tek armatimet e rënda si mina dhe pajisjet shpërthyese, është një çështje e rëndësisë së lartë për sa i përket sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat e disponueshme nuk vërtetojnë raportimet e mediave në lidhje me ekzistencën e kampeve të trajnimit në rajon, të ngjashme me ato të Sirianë, të cilat përdoren me qëllim stërvitjen e trupave luftarake.

Numri i të arrestuarve në të gjithë rajonin në vitet e fundit vërtetojnë faktin se kërcënimet terroriste në rajon, kanë qenë dhe do të vazhdojnë të e jenë nga xhihadistët terroristë, të përfaqësuar nga të rikthyerit nga zonat e konfliktit dhe nga individët e e nxitur nga rritja e radikalizmit në vend. Në nëntor të 2016-ës autoritetet kompetente në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni parandaluan kryerjen e dy sulmeve terroriste të planifikuara në territoret e tyre, me 19 të arrestuar në Kosovë dhe gjatë në Shqipëri dhe Maqedoni.

Sulmet, thuhet se kishin në objektiv ndeshjen e futbollin në Shqipëri (midis Shqipërisë dhe Izraelit) dhe një objektiv në Kosovë, të cilat besohen se janë drejtuar dhe planifikuar nga Siria. Niveli i kërcënimeve nga ekstremet e majta apo të djathta, si dhe prej anarkistëve, janë të parëndësishme në krahasim me terrorizimin me bazë fetare (kërcënim kryesor) dhe terrorizimit etno-nacionaliste dhe separatist (në vende të dytë). /Monitor/a.m.

Next Post
Juventus e United në garë për Andre Gomes, Barcelona kërkon 35 mln euro

Juventus e United në garë për Andre Gomes, Barcelona kërkon 35 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com