• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Europol për bandat më të rrezikshme në Europë, mes tyre dhe shqiptarët: Janë të organizuara si familje me hierarki

by A R
08/04/2024 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush janë bandat më të rrezikshme kriminale në Europë? Si operojnë ato? Si janë të organizuara? Me cilat struktura bashkëpunojnë? Europol ka analizuar për herë të parë bandat “më të rrezikshme” të kontitentit europian duke treguar kështu përmasat mjaft shqetësuese të kriminalitetit të organizuar në Europë. Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, ngre shqetësimin Europol. Raporti (05.04.)u bë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europol vunë në dispozicion të dhënat e tyre.

Sipas raportit, 821 banda me 25.000 anëtarë aktivë funksinojnë si rrjete të rrezikshme brenda BE, shumica e këtyre bandave përqëndrohet në tregtinë e drogës. Sipas analizës së Europolit çdo e dyta bandë është aktive në tregtinë e drogës, por aktivitetet ilegale janë të shumta, nga droga deri tek trafikimi i qenieve njerëzore e të tjera.

Rrjetet kriminale të përbëra nga shtetas jo anëtarë të BE më së shumti vijnë nga Shqipëria, Bosnja, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, thekson Europol. Rrjetet shqiptare të përbërë kryesisht nga anëtarë shqiptarë të bandave janë kryesisht të përqëndruar në tregun e kokainës, heroinës e kanabisit kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Jashtë BE-së ata operojnë në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe në vendin origjinë, Shqipëri.

Europol përmend si sukses në raport shkatërrimin e një bande të madhe shqiptare të drogës në 25 maj 2023, që sillte drogë me kontenierë në Belgjikë. Droga sillej në Gjermani me makina me sisteme të rafinuara të fshehjes dhe shpërndahej në Europë. Bandat shqiptare janë të organizuara si familje me hierarki, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë.

Tregu ilegal i drogës është një nga shkaqet kryesore për dhunën dhe të ardhurat e bandave”, ka thënë ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, pas prezantimit të raportit. Aktivitetet kriminale të bandave po shfaqen gjithnjë e më shpesh në publik dhe rrezikojnë sigurinë e popullsisë, është shprehur ministrja e Brendshme belge. Në shumë qytete të BE janë shtuar deliktet e drogës dhe luftërat për pushtet mes bandave. Për t’i ikur përndekjes ligjore shumë banda përdorin adoleshentët për tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Bandat nga Ballkani Perëndimor, ka theksuar Europol, janë tejet brutale. “Disa prej këtyre bandave janë të specializuara ose kanë pjesëmarrje të lartë tek dhuna ekstrene, rrëmbime dhe ekzekutime profesioniste, korrupsion, larje parash, tregti armësh dhe lëndësh shpërthyese, falsifikim dokumentesh”, thuhet në raportin e autoritetit policor të BE.

Korrupsioni është element kryesor i bandave për të depërtuar në portet dhe zinxhirët e logjistikës. Duke u bazuar në koordinatorët lokalë dhe bashkëpunëtorët e tyre, rrjetet kriminale depërtojnë portet duke korruptuar personelin. Europol merr si shembull, Anversin belg. Aty është aktiv një klan familjar belgo-shqiptar, i specializuar për sjelljen e hashashit nga Spanja, dhe furnizime kokaine nga porti i qytetit. Klani mbështetet nga punonjës të korruptuar të portit, thekson Europol.

Banda si organizata me struktura të qarta

Bandat më të mëdha janë të organizuara me struktura të qarta të hierarkisë dhe bazohen në familje apo klane. Për të mos u zbuluar 86% e bandave përdorin “struktura legale të tregtisë”, sipas raportit të Europol. Shpesh fitimet nga tregtia me drogën investohen në ndërtimtari, ekonominë e imobiljeve si edhe logjistikë dhe hoteleri. Si shembull të një organizimi profesionist kriminal dhe të investimit të fitimeve, raporti i Europolit përmend familjet e Ndraghetas në Itali.

Europol ka të dhëna, se përfitimet nga tregtia me drogën dhe armët, kjo organizatë kriminale i investon kudo në Europë, si në imobilje, gastronomi, supermarkete dhe hotele. Kurse Serbia duket si një vend qendror për modifikimin e makinave të vjedhura. Vendet më të prekura janë Gjermania, Polonia dhe Serbia. Bandat që merren me tregtinë e kokainës janë shumë më aktive në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Rrjetet kriminale që merren me trafikimin dhe shfrytëzimin e fuqisë punëtore veprojnë kryesisht në Gjermani, Holandë, Poloni dhe Ukrainë, njerëzit që shfryrtëzohen më shpesh vijnë nga Gjeorgjia, Rumania, Rusia, Ukraina dhe Uzbekistani.

“Ne e dimë kush janë ata”

Drejtoresha e Interpolit, Catherine de Bolle tha gjatë prezantimit të raportit në Bruksel (05.04.). “Ne e dimë kush janë ata, si janë të organizuar, me kë bashkëpunojnë dhe si përpiqen t’i dredhojnë policisë.” Kurse komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johansson tha në Bruksel se “krimi i organizuar është një nga rreziqet aktuale më të mëdha për sigurinë e qytetarëve, fëmijëve dhe tanë dhe rinisë, demokracisë përmes korrupsionie dhe dhunës ekstreme”.

Shqetësim për autoritetet policore në BE, është jo vetëm tregtia e kokainës ku fokusohen shumë banda, por edhe vërshimi në treg i drogave sintetike gjithnjë e më të rrezikshme. E ashtuquajtura droga “zombi” po shfaqet në Belgjikë dhe vende të tjera gjithnjë e më shpesh- Këtu bëhet fjalë për ksylacin, një substancë që përdoret në veterinari për të qetësuar kafshët.

Rrjetet kriminale shtrihen nga dy deri në shtatë vende. Europol ka kërkuar një bashkëpunim më të madh mes autoriteteve të policisë në Europë dhe Europolit. /DW

Next Post
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Shkofshin në FERR ata që e masakruan Zamir Dulen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita: Fund ndalimeve pa shkak, siguria rrugore do të monitorohet me teknologji inteligjente

Hita: Fund ndalimeve pa shkak, siguria rrugore do të monitorohet me teknologji inteligjente

June 19, 2026
Protestuesit mblidhen sërish në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, i përgjigjen Ramës: Nuk ka dialog

Kundërshtari nuk përjashtohet, por mposhtet në zgjedhje

June 19, 2026
BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin: Ballkani Perëndimor në fokus të samitit në Bruksel

BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin: Ballkani Perëndimor në fokus të samitit në Bruksel

June 19, 2026
“Ajo më luti për foto, unë nuk kisha nevojë ta takoja”, Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

“Ajo më luti për foto, unë nuk kisha nevojë ta takoja”, Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

June 19, 2026
Debat në Kuvend për investimin në Zvërnec, Bido sulmon Shehajn: U kujtuat të reagoni me vonesë

Bido pas incidentit në protestë: Ka dy lloje protestuesish, disa pastrojnë sheshin, të tjerët sjellin dhunë dhe destabilizim

June 19, 2026
Ismail Ahmeti, drejtuesi i hidrocentraleve dhe ‘njeriu i dritës’ në Drin

Ismail Ahmeti, drejtuesi i hidrocentraleve dhe ‘njeriu i dritës’ në Drin

June 19, 2026
Komisioni “Xhafaj” kalon në filtër projekt-rezolutat e institucioneve të pavarura, ja si do të monitorohet performanca e tyre

Komisioni “Xhafaj” kalon në filtër projekt-rezolutat e institucioneve të pavarura, ja si do të monitorohet performanca e tyre

June 19, 2026
Zbulohet agjenda e mbledhjes së PS të shtunën, në fokus negociatat me BE, paketat ligjore dhe investimet në Zvërnec e Sazan

Zbulohet agjenda e mbledhjes së PS të shtunën, në fokus negociatat me BE, paketat ligjore dhe investimet në Zvërnec e Sazan

June 19, 2026
Tensionet SHBA-Iran dhe sulmet izraelite nxisin sërish rritjen e çmimeve të naftës

Tensionet SHBA-Iran dhe sulmet izraelite nxisin sërish rritjen e çmimeve të naftës

June 19, 2026
SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, zbardhen detajet nga operacioni

Sherri në kafazin e gjyqit, vëllezërit Bushgjokaj futen në izolim: Na provokoi Petrit Çakri!

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In