• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i ERRU: UKT me performancën më të mirë në vend për vitin 2018

by Java News
13/02/2019 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Bashkisë Tiranës është shoqëria që ka performuar më mirë gjatë vitit 2018. Enti Rregullator i Ujit ka publikuar raportin e tij vjetor për vitin që lamë pas dhe ku ndër të tjera konstaton se UKT ka performancën më të mirë ndër 57 shoqëritë e ngjashme në vend. Në veçanti ERRU thekson se UKT se tregues shumë të mirë UKT i ka sa i përket normës së arkëtimeve dhe mbledhjen e të ardhurave. Sipas këtij raporti niveli mesatar kombëtar i arkëtimeve mbetet edhe për këtë vit 79 për qind, ndërkohë që UK Tirana ka një nivel disa pikë më të lartë se kaq.

“Niveli i këtij treguesi për të tretin vit radhazi mbetet në të njëjtin nivel rreth 79%. Gjithsesi, brenda 57 shoqërive ka nga ato shoqëri që kanë performancë shumë të mirë, me nivele mbi mesataren e sektorit si, UK Tiranë, UK Berat-Kuçovë, UK Maliq, UK Peqin, UK Librazhd etj, por nga ana tjetër ka shumë shoqëri me nivele të ulëta arkëtimi nën 60% si, UK Kukës, UK Peshkopi, UK Gramsh, UK Pustec, UK Roskovec, UK Sarandë etj”, thuhet në raportin e ERRU-s.

Gjithashtu ERRU gjatë këtij viti ka ndjekur nga afër mundësinë e realizimit të pagesës rregullatore të akumuluar dhe të papaguar duke e shtrirë atë brenda një afati kohor të arsyeshëm, gjë e cila është përfshirë në kontratën përkatëse me shoqëritë ujësjellës kanalizime. “Mbledhja e detyrimeve të prapambetura ka rezultuar pozitive veçanërisht për shoqëritë e mëdha UK Tirana, UK Durrës dhe UK Fier që përbëjnë pjesën më të madhe të detyrimit të akumuluar”, raporton ERRU.

Falë kësaj performance dhe qëndrueshmërie financiare, UK Tirana mundi që të sigurojë besimin e BERZH për të financuar me rreth 15 milionë euro për investime prioritare që do të përmirësojnë shërbimet dhe për të arritur objektivin për të siguruar furnizimin me ujë 24 orë brenda 5 viteve të ardhshme. Ndërkohë që UK Tirana ka nisur tashmë dy nga këto investimet kryesore, ai për dyfishimin e kapacitetit të filtrimit të ujit në Bovillë dhe ndërtimin e një linje të tre transmetimi deri në zonat periferike, siç është Unaza e Re, Astiri apo Kashari./a.meta

Next Post
Trafik nga Ekuadori, gjyqi më i madh i kokainës në Gjermani lidhet me shqiptarët

Trafik nga Ekuadori, gjyqi më i madh i kokainës në Gjermani lidhet me shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In