• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti i DASH: Vlerësohet “Lazarati”, rrezik xhihadistët dhe krimi

by
18/05/2015 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Byroja e Sigurisë Diplomatike, pranë Departamentit amerikan të Shtetit, ka publikuar raportin e saj për vitin 2015 mbi krimin dhe sigurinë në Shqipëri. Në raport thuhet se, në vitin 2014 krimi dhe situata e përgjithshme e sigurisë vijojnë të mbeten shqetësuese.

“Krimi ka vazhduar të rritet gjatë 5 viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së madhe të vjedhjeve dhe grabitjeve me dhunë. Krimi i rrugës është mjaft i zakonshëme në zonat urbane, kryesisht gjatë natës. Rritja më e dukshme në krim ka qenë lidhur me vjedhjet me dhunë, grabitjet dhe dhunën në familje. Krimi i dhunshëm ka parë një rënie të vazhdueshme që nga 2011-a”, – thuhet në raportin e OSAC.

Pavarësisht rënies së numrit të shpërthimeve me eksploziv, sipas Byrosë së Sigurisë Diplomatike, sërish këto lloj krimesh vijojnë të mbeten një shqetësim, ku si zonë më problematike identifikohet ajo e Fushë Krujës.

Në kapitullin e krimeve të lidhura me drogën, raporti nënvizon:

“Në Shqipërinë Jugore, zona e Lazaratit në Gjirokastër ishte një nga më të mëdhatë e prodhimit të marijuanës në Evropë. Në Qershor, policia ndërmori një operacion të gjerë antidroge në këtë zonë, i cili çoi në kapjen e sasive të mëdha të marijuanës dhe arrestimin e disa personave”.

Por, pavarësisht këtij operacioni dhe përmirësimit të situatës së sigurisë në Lazarat, sërish Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk lejon udhëtimet personale për personelin e qeverisë amerikane në Lazarat dhe vizitorëve nuk u rekomandohet të udhëtojnë në atë zonë.

Një shqetësim në rritje në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit – sipas raportit – është kërcënimi që vjen nga luftëtarët e huaj, të cilët udhëtojnë në Siri dhe kthehen më pas sërish në rajon.

“Në Mars, Policia e Shtetit shqiptar ka vepruar kundër një rrjeti rekrutimi luftëtarësh për në Siri, duke arrestuar 9 persona për “Nxitje të akteve të terrorizmit”. Dy prej të arrestuarve ishin imamë në xhamitë në periferi të Tiranës, të cilët mësojnë një version ekstrem të Islamit. Përveç kësaj, Parlamenti miratoi një seri ndryshimesh në Kodin Penal të Shqipërisë, me qëllim forcimin e aftësisë së qeverisë për të adresuar problemin e shtetasve shqiptarë, që udhëtojnë për të luftuar në konfliktin në Siri”, – thuhet në raportin e Byrosë së Sigurisë Diplomatike, pranë Departamentit amerikan të Shtetit./TCH

Next Post

Zbuloni personalitetin tuaj në bazë të vijës e dorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In