• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i DASH për Shqipërinë: Koncensionet cënojnë konkurrencën

by A R
30/07/2018 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara publikoi atë që mund të quhet deklarata më kritike e bërë në shumë vite sa i përket klimës së investimeve të huaja në Shqipëri, duke kritikuar në veçanti kontratat e partneritetit publik-privat të qeverisë aktuale krahas shqetësimeve mbi nivelin e lartë të korrupsionit, presionit për të punësuar kompani të lidhura politikisht dhe mungesës së aksesit të kompanive në rrjetin e energjisë elektrike.

Investitorët besojnë se qeveria efektivisht po i diskurajon investimet e huaja për të favorizuara kompani të lidhura politikisht, sipas raportit.

Raporti,i publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, thekson reformën në drejtësi, aktualisht në zbatim, si një ndryshim i madh, por raporton se investitorët e huaj nuk duken shumë të bindur dhe vijojnë ta konsiderojnë Shqipërinë si një “vend të vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët e huaj citojnë korrupsionin, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, mungesën e transparencës në prokurimet publike dhe zbatimin e dobër të kontratave si probleme që vijojnë në Shqipëri,” shkruhet në raport.

“Zbatimi i reformës në drejtësi është duke u kryer, përfshirë vetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me pasuri të pashpjeguar, por investitorët e huaj e perceptojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes.”

Ndryshe nga raportet e mëparshme, raporti i këtij viti mbart kritika të forta edhe për praktikën e qeverisë për dhënien e kontratave të partneritetit publik-privat të njohura si koncesione.

“Raportet për korrupsion në prokurimet publike janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneriteteve publike dhe private ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë,” thuhet në raport.

“Analizat e dobëta të kostove dhe përfitimeve dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të koncesionit janë shqetësime të vazhdueshme.”

Qeveria shqiptare ka nënshkruar ose pritet të nënshkrojë kontrata koncesionare për ndërtim rrugësh me vlerë 711 mln euro krahas kontratave të tjera koncesionare për ndërtim hidrocentralesh. Dy nga katër kontrata janë nënshkruar me kompani vendëse përmes procedurës së njohur si “propozim i pakërkuar”, ndërsa një e tretë është në proces.

Propozimet e pakërkuara janë një koncept i vendosur në legjislacionin shqiptar në vitin 2006 për të lejuar propozimet nga sektori privat për zgjidhje të karakterit të jashtëzakonshëm për probleme publike, të tilla si propozimi i një teknologjie novatore. Por në vend të kësaj, qeveria ka pranuar si propozime të pakërkuara dhe ka dhënë bonuse për projekte ndërtimi hidrocentralesh që janë projektuar që nga koha e komunizmit apo ndërtimi segmentesh rrugore që kanë ekzistuar si ide apo si projekte prej dekadash. Kjo është një medotë që efektivisht ka vrarë konkurrencën, pasi në shumicën e tenderëve nuk ka pasur fare konkurrentë me përjashtim të propozuesve dhe kjo duket se është cilësuar nga investitorët e huaj si një mënyrë për të shmangur konkurrencën dhe për të favorizuar kompani të lidhura politikisht.

“Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme se rregullatorët përdorin legjislacion inkonsistent ose të vështirë për t’u interpretuar si mjet për të diskurajuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompani të lidhura politikisht,” thuhet në raport.

Investitorët e mëdhenj vazhdimisht raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë specifikë të lidhur politikisht dhe ankohen se e kanë shumë të vështirë të respektojnë Aktin e Praktikave Korruptive të Huaja, një ligj amerikan që ndëshkon individët apo kompanitë amerikane në rast se bëjnë biznes jashtë vendit duke korruptuar zyrtarë të një vendi tjetër.

Kritika ka edhe për Inspektoratin e Ndërtimit dhe vështirësitë në lidhjen e kontratave të reja të furnizimit me energji elektrike ndërsa citohet raporti i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International i vitit 2017, ku Shqipëria konsiderohet si vendi i dytë më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor.

“Agjencia e ngarkuar me shkatërrimin e ndërtesave pa leje shpesh vepron pa konsultim të plotë dhe dështon të ndjekë procedurat,” thuhet në raport.

“Ka pasur raportime të besueshme që qeveria shkatërroi disa shtëpi pa proces të rregullt ligjor si pjesë e një fushate më të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje. Qytetarët dorëzuan ankesa se INUK ka injoruar kërkesat e shtetasve për të shkatërruar disa ndërtime pa leje ndërsa ka zgjedhur të shkatërrojë të tjera për të cilat qytetarët nuk janë ankuar.”

Raporti thekson gjithashtu se një rrezik tjetër për investirorët është edhe shpronësimi për interes publik përkundrejt çmimeve “poshtë nivelit të tregut”.

“Kompensimi ka qenë në përgjithësi poshtë çmimit të tregut dhe pronarët janë ankuar se procesi i kompensimit është i ngadaltë dhe i padrejtë,” thuhet në raport.

Qeveria shqiptare duket se ka shkelur parimin kushtetues të “kompensimit të drejtë” në disa raste shpronësimi për interes publik, ku pronarët e pronave të shembura janë marrë kompensime me çmime shumë të ulëta dhe në disa raste kanë përfunduar si të pastrehë.

/BIRN

Next Post
Pësoi hemorragji cerebrale, mbetet e rëndë gjendja e Hajdaragës

Ndarja nga jeta e Hajdaragës, PD: Humbëm një kundërshtar të denjë politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali Qatar Gate, gjurmët e parave çojnë tek rrethi i ngushtë i Netanyahut

Skandali Qatar Gate, gjurmët e parave çojnë tek rrethi i ngushtë i Netanyahut

July 14, 2026
Pas ilaçeve për dobësim, një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

Pas ilaçeve për dobësim, një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

July 14, 2026
“E vë Ramën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes”, agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

“E vë Ramën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes”, agjencia turke analizon samitin e NATO-s në Tiranë

July 14, 2026
Tarifa e re për pasagjerë, kompanitë e trageteve paralajmërojnë rritje çmimesh të biletave me 2 euro

Rekord udhëtarësh në portin e Durrësit! Rikthehen lundrimet e dyfishta drejt Barit

July 14, 2026
“RIP” Departamenti Amerikan i Shtetit, si Trump po shemb diplomacinë tradicionale të SHBA-ve

“RIP” Departamenti Amerikan i Shtetit, si Trump po shemb diplomacinë tradicionale të SHBA-ve

July 14, 2026
Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

July 14, 2026
“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

“Albanian Files”, Bardhi dorëzon kallëzim penal në SPAK për Edi Ramën

July 14, 2026
Vala e të nxehtit godet edhe Francën. Zjarret djegin mbi 1900 hektarë, mijëra banorë të evakuuar

Vala e të nxehtit godet edhe Francën. Zjarret djegin mbi 1900 hektarë, mijëra banorë të evakuuar

July 14, 2026
Thirrje ndërkombëtare për lirimin e mjekut të Gazës, 48 ligjvënës gjermanë i drejtohen Izraelit

Thirrje ndërkombëtare për lirimin e mjekut të Gazës, 48 ligjvënës gjermanë i drejtohen Izraelit

July 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Korrik 2026

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In