• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i DASH “masakron” Berishën, i kujton sulmin ndaj selisë së PD dhe vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar

by Java News
05/08/2022 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve 2022 ndër të tjera është vënë theksi tek dy situata tepër të rënda që rëndojnë mbi “supet” e Sali Berishës, sic janë ngjarja e rëndë e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues si edhe dhuna që u ushtrua nga Berisha në selinë e PD, në datën 8 Janar ku kërkonte të largonte me forcë Lulzim Bashën nga partia.

Gjithashtu DASH përmend në raport se Berisha është shpallur “Non Grata” nga SHBA.

“Dhuna politike është e rrallë, rastet më të fundit janë një përpjekje e udhëhequr nga një ish-lider shqiptar i caktuar nga USG për korrupsion për të thyer selinë e partisë në janar 2022 që kërkonte ndërhyrjen e policisë dhe protestat politike në 2019 që përfshinin raste të mosbindjes civile, të ulëta niveli i dhunës dhe dëmtimi i pronës, si dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga policia.

Zgjedhjet në Shqipëri të prillit 2021 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore, ashtu si edhe zgjedhjet lokale të qershorit 2019. Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate të dhunshme politike. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria zakonisht ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, shkruhet ndër të tjera në raport.

8 janari shënoi një ditë dramatike se si anëtarë të së njëjtës parti u përçanë dhe shkatërruan selinë e Partisë Demokratike. Mbështetës të Berishës me vare e çekiçë në duar shqyen dyert e blinduara nga Basha dhe thyen xhama e shkatërruan zyra, ndërsa mbështetësit e Bashës iu kundërpërgjigjën nga brenda me gaz lotsjellës. Kjo bëri që seli blu të kthehej në një skenë krimi për policinë dhe prokurorinë ku u arrestuan 34 persona.

Kjo përplasje për pak sa nuk shkaktoi një tjetër situatë tronditëse si ajo e 21 Janarit, ku sërish është Sali Berisha në krye të akuzave për vrasje. Në 21 janar të 2011-s, Partia Socialiste organizoi një demonstratë të madhe, pas një krize të thellë politike, e ndikuar shumë edhe nga një video-përgjim i Ilir Metës me ish-ministrin Dritan Prifti. 4 protestues gjetën vdekjen teksa ndodheshin përpara godinën së Kryeministrisë ku ndodhej dhe Sali Berisha, ndonjë prej tyre në distancë të konsiderueshme, ndërkohë që askush nuk është mbajtur deri më sot përgjegjës./m.j

 

Next Post
Sulmi në Ukrainë/ Deputeti rus bën deklaratën: Kishim 1 vit që po e planifikonim!

BBC: Rusia po përdor centralin bërthamor në Zaporizhzhia si mbulesë për të bombarduar Ukrainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

Videokartolinë nga Bordi i Paqes, Rama ndan momentet më të spikatura

February 20, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

Hollywood në zi, shuhet në moshën 53-vjeçare Eric Dane, ylli i “Grey’s Anatomy” dhe “Euphoria”

February 20, 2026
Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In