• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i DASH krahason protestat e opozitës sot me ato të 21 janarit 2011: Forcat e sigurisë vranë 4 qytetarë

by Java News
13/07/2019 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij të fundit, ka bërë një krahasim mes dy protestave të bëra nga opozita e atëheshme dhe e tanishmja, nisur nga fakti që vendi ndodhet në një situatë të trazuar politike.

Në këtë raport, DASH vë theksin se protestat e vitit 2019 megjithëse kishin elementë të mosbindjes civile policia përdori vetëm gaz lotsjellës, ndërsa në protestën e vitit 2011, forcat e policisë vranë 4 protestues të opozitës.

“Dhuna politike është e rrallë, protestat politike në vitin 2019 kanë përfshirë raste të mosbindjes civile, ndërsa policia iu përgjigj dhunës me përdorimin e gazit lotsjellës. 

Zgjedhjet e Shqipërisë në qershor 2017 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore. 

Më 21 janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate politike të dhunshme. 

Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria mbetet një burim stabiliteti në rajon dhe mban marrëdhënie përgjithësisht miqësore me vendet fqinje”, shkruhet në raport.

Në këtë raport, i është kushtuar në vëendje të rëndësishme edhe Reformës në Drejtësi.

“Reforma gjyqësore është përshkruar si një nga zhvillimet më të rëndësishme në Shqipëri që nga fundi i komunizmit, pasi gati një e treta e kushtetutës u rishkruan si pjesë e përpjekjes për realizimin e kësaj reforme. 

Procesi i verifikimit si pjesë e reformës gjyqësore do të sigurojë që prokurorët dhe gjyqtarët me pasuri të pashpjegueshme, trajnime të pamjaftueshme ose ata që kanë lëshuar vendime të diskutueshme të së kaluarës, të largohen nga sistemi. 

Reforma po krijon gjithashtu një prokurori të pavarur dhe një njësi të specializuar hetimi për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. 

Pasi të zbatohet plotësisht, reforma gjyqësore do të dekurajojë korrupsionin, do të nxisë investimet e huaja dhe vendase dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale”, shkruhet në raportin e DASH.(Tema)/l.m

Next Post
Trump kërcënon Iranin: Do të zhduk! Paralajmëron Tehrani: Do të kundërpërgjigjemi

Rrëfimi, 48 orët që pothuajse rrëzuan presidentin Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com