• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i BSH/ Depozitat rritje me 4.5 %, zgjerohen eksportet

by A R
11/08/2017 08:58
Në foto: Sporteli i një banke

Në foto: Sporteli i një banke

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë, nëpërmjet Raportit të Politikës Monetare për tremujorin e dytë, vuri në dukje se dobësimi i euros në tregun vendas të këmbimit ka frenuar rritjen e inflacionit dhe ka ndikuar negativisht konkurrueshmërinë e produkteve tona të eksportit, çka sjell më tej një rritje më të ulët ekonomike shkruan Shqiptarja.

Raporti sqaron se i Inflacioni i tremujorit të dytë shënoi një vlerë mesatare prej 2%  duke ardhur në rënie kundrejt vlerës mesatare prej 2.4% të tremujorit paraardhës. Rënia e inflacionit në këtë tremujor, sipas bankës është ndikuar, pjesërisht, nga vlerat e larta të inflacionit të shënuara në tremujorin e parë si pasojë e goditjeve të ofertës dhe, pjesërisht, nga efekti rënës i ardhur nga mbiçmimi i kursit të këmbimit.

Nisur nga ecuria e tremujorit të dytë, Banka e Shqipërisë thotë se projeksioni për inflacionin mesatar të vitit 2017 ka pësuar një rishikim të lehtë për poshtë, nga niveli 2.3% në nivelin 2.2%.

Ecuria
Më tej zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend janë pozitive dhe konfirmojnë trendin rritës të ekonomisë shqiptare. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme në fillim të vitit, por inflacioni është ngalësuar në tremujorin e dytë. Banka e Shqipërisë pret një përmirësim të mëtejshëm të ekonomisë në periudhën afatmesme.

Banka thotë se pritjet për një ecuri pozitive të ekonomisë janë forcuar. Rritja e investimeve publike dhe private, rritja e shpenzimeve konsumatore dhe zgjerimi i eksporteve pritet të reflektohen me një rritje më të lartë ekonomike në vitin 2017.

Në mungesë të goditjeve, ritmet pozitive të ekonomisë pritet të vijojnë në horizontin afatmesëm të veprimit të politikës monetare. Balanca e rreziqeve dhe zhvillimeve të pritura qëndron në krahun e poshtëm.

Depozitat
Sipas BSH, stoku i depozitave në sistemin bankar u rrit me 4.5% në terma mesatarë vjetorë, duke ruajtur normë të njëjtë rritjeje me tremujorin e kaluar. Zgjerimi i qëndrueshëm i depozitave vijon të mbështetet nga rritja më e shpejtë e depozitave në valutë (6.3%), krahasuar me atë të depozitave në lekë (2.7%).

Në fund të muajit qershor, stoku total i depozitave në sistemin bankar vlerësohet të jetë rreth 71% ndaj PBB-së. Ecuria sipas agjentëve ekonomikë evidenton rritje të depozitave të biznesit, e cila tregon për shtim të likuiditetit të tyre si pasojë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik. Nga ana tjetër, depozitat e individëve shënojnë ritme më të përmbajtura rritjeje në terma vjetorë.

Struktura kohore e depozitave ka vijuar të zhvendoset drejt depozitave pa afat. Në fund të muajit qershor, depozitat pa afat përbëjnë rreth 40.3% të stokut total të depozitave në sistemin bankar. Depozitat mbi dy vjet kanë shënuar gjithashtu rritje gjatë kësaj periudhe. Raporti i tyre ndaj depozitave totale të sistemit arriti në 8.1%, duke mbështetur zgjatjen e maturitetit mesatar të fondeve të bankave të disponueshme për ndërmjetësim.

Banesat
Në një pjesë të posaçme të raportit, ku merret në shqyrtim tregu i banesave, Banka e Shqipërisë konstaton se indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017. Indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie gjatë dy tremujorëve të parë. Në tremujorin e dytë, ndryshimi vjetor real i tij ishte -11.5%. Në të kundërt, indeksi i qirasë vijoi trendin rritës, të nisur që nga tremujori i tretë i vitit 2016. Raporti çmim/qira regjistroi nivelin më të ulët që nga tremujori i parë i vitit 2015.

Buxheti
Ndërkohë, konstatohet se shpenzimet buxhetore në tremujorin e dytë kanë ndjekur profil të ngjashëm me atë të tremujorit të parë të vitit, duke regjistruar një normë rritjeje vjetore prej 16.6%. Sikurse dhe në tremujorin e parë, rritja e totalit të shpenzimeve u përcaktua në masën më të madhe nga shpenzimet kapitale (6.6 pikë përqindje), shpenzimet për pushtetin vendor (5.5 pikë përqindje) dhe ato për sigurimet sociale me rreth 2.9 pikë përqindje.

Në gjysmën e parë të vitit 2017, shpenzimet u realizuan në nivelin e 209.2 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 15.5%. Shpenzimet korrente e ato kapitale për të njëjtën periudhë u rritën përkatësisht me 11.7% dhe 56% nga një vit më parë. Ecuria pozitive e shpenzimeve korrente përgjatë këtij viti është mbështetur nga të gjithë zërat përbërës, me përjashtim të shpenzimeve për interesa borxhi. Këto të fundit janë në rënie të vazhdueshme që prej tremujorit të dytë të vitit 2016.

Nga ana tjetër, të ardhurat buxhetore në tremujorin e dytë kanë shfaqur një dinamikë të përmirësuar, duke shënuar një rritje vjetore me rreth 8.8%, nga 5.1% për tremujorin e parë të vitit 2017. Përmirësimi i ritmeve të rritjes nga tremujori i mëparshëm i atribuohet dinamikës së të ardhurave nga akcizat dhe taksat kombëtare.

Të ardhurat e realizuara gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ishin rreth 212.2 miliardë lekë, ose 7% më të larta në terma vjetorë. Ritmet e rritjes së të ardhurave gjatë këtij viti janë përcaktuar prej të ardhurave nga taksat kombëtare, pushteti lokal, TVSh-ja e sigurimet sociale.

Rritja e të ardhurave nga pushteti lokal ka formuar rreth 20% të zgjerimit të totalit të të ardhurave deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit, ndër kontributet më të larta të regjistruara në vite. Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga taksat kombëtare kanë kontribuuar në një masë relativisht të lartë në rritjen e të ardhurave totale gjatë këtij viti.

Bilancet
Pozicioni neto i llogarisë korrente regjistroi një deficit prej 179.3 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2017, duke u ngushtuar me rreth 19.9% në nivel vjetor. Ai u vlerësua në nivelin 6.9% ndaj PBB-së nominale, rreth 2.4 pikë përqindjeje më ulët se në të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Përcaktues në këtë dinamikë ka qenë zgjerimi i eksporteve të mallrave dhe të shërbimeve me rreth 26.8% në nivel vjetor, ndikuar në masë të madhe nga rritja në terma vjetorë e eksportit të shërbimeve me 22.2%. Gjithashtu, eksporti i mallrave u zgjerua me rreth 44.6%.

Importi i përgjithshëm u rrit me rreth 7.2% në terma vjetorë me kontribute kryesore nga importi i mallrave, i zgjeruar me rreth 9.0%, krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, importi i shërbimeve është shtuar me 3.1%.

Remitancat neto nga emigrantët rezultuan rreth 0.1% më të larta në terma vjetorë. Flukset hyrëse të investimeve direkte neto u zgjeruan në terma vjetorë me 17.6%, shton raporti i Bankës së Shqipërisë mbi politikën monetare.

Next Post
Rama kthen sytë nga zjarret: Situata do vijojë e vështirë

Shkaktoi zjarr te Parku i Liqenit, prangoset 53-vjeçari nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij ‘non-grata’: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
krishtlindje

Pesë shtete kundër Krishtlindjes, ndalohen rreptësisht festimet dhe rrezikohet burgu për të pabindurit

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com