• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Raporti i BSH, besueshmëria e qytetarëve te ekonomia në rënie

by A R
14/04/2018 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët vazhdojnë të shfaqen pesimistë dhe nuk presin të rrisin shpenzimet për blerje të mëdha, ndërsa besimi i biznesit të industrisë dhe shërbimeve është rritur tek ekonomia, me përjashtim të ndërtimit, sipas Bankës së Shqipërisë.

Janë këto rezultatet e vrojtimit të ndjesisë ekonomike për 3-mujorin e parë të 2018-s. Banka e Shqipërisë vlerëson se treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 3,7 për qind për këtë periudhë, duke vijuar të mbetet mbi mesataren afatgjatë. Besimi i qytetarëve tek ekonomia vazhdon të shënojë rënie për të dytin 3-mujor radhazi shkruan Panorama.

Ky tregues, te konsumatorët ra me 1,6 për qind për 3-muajt e parë të 2018-ës. Shkak i vijimit të uljes së besimit të konsumatorit është rënia e balancës së blerjeve të mëdha me 5,3 për qind dhe besimit në situatën e përgjithshme ekonomike, që ra me 0,7 për qind. Në analizë vlerësohet se treguesi i besimit në sektorin e industrisë u rrit me 2,4 për qind. Rritja e treguesit pasqyroi përmirësimin e balancës së prodhimit, me 4.8 për qind dhe gjendjes së inventarëve, me 1.5 për qind.

Nga analiza vlerësohet se treguesi i ndjesisë ekonomike në sektorin e ndërtimit u ul me 1,4 për qind, duke qëndruar 6,7 për qind nën mesataren historike. Arsyet e vijimit të rënies u përcaktuan nga rënia e balancës së kontratave porositëse me 2,8 për qind. Ndryshe u shfaqën treguesit në sektorët e shërbimeve dhe tregtisë.

Sipas analizës, në shërbime besimi në ekonomi vazhdoi tendencën rritëse dhe për këtë 3-mujor u rrit me 3,6 për qind. Rritja vijoi nga balanca e kërkesës me 8,5 për qind, ndërsa ecuria e biznesit ra me 1,2 për qind. Në tregti, treguesi i besimit u rrit me 6,8 për qind , për shkak të rritjes së besimit të ecurisë së biznesit me 7 për qind dhe ecurisë së punësimit në të ardhmen me 6,6 për qind./ma.me

Next Post
Voltana Ademi flet për vizitën imagjinare të Ramës: Të shpallëm ‘non grata’!

Voltana Ademi flet për vizitën imagjinare të Ramës: Të shpallëm 'non grata'!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

Venezuela sulmon kampin e ELN-së në kufi me Kolumbinë, të paktën 19 të vrarë

November 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm

November 2, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle në Illinois, një i vdekur dhe një i plagosur

November 2, 2026
VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla

November 2, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

“Java nis me reshje, më pas diell dhe ftohtë”, meteorologia: Ja kur temperaturat do të ulen nën zero

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In