• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i BE për Shqipërinë: Përmirësim gradual ekonomik, kujdes borxhin publik e kreditë e këqija

by A R
23/05/2017 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të Shteteve Anëtare të BE-së, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane u takuan me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për dialogun vjetor të politikave ekonomike. Programet e Reformës Ekonomike 2017 të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia përshkruajnë kuadrin makroekonomik dhe fiskal afatmesëm, si dhe një gamë të gjerë reformash strukturore për rritjen e konkurrencës dhe zhvillimin afatgjatë. Programet mbulojnë periudhën 2017-2019. Dialogu mbi qeverisjen ekonomike me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë synon t’i përgatisë ato për pjesëmarrjen e ardhshme në koordinimin e politikave ekonomike të BE-së dhe reflekton deri diku procesin e Semestrit Evropian në nivelin e BE-së.

Në vlerësimin për Shqipërinë, theksohet se “Vendi po përjeton një përmirësim gradual ekonomik që pritet të vazhdojë në periudhën 2017-2019. Konsolidimi fiskal e ka reduktuar deficitin e buxhetit në një nivel të ulët të zgjatur në vitin 2016, ndërsa planet rregulluese fiskale për tre vitet e ardhshme pritet të jenë të moderuara, por të mjaftueshme për të vazhduar reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së, në përputhje me rregullat fiskale të miratuara kohët e fundit”.

Po ashtu, theksohet se Shqipëria i ka zbatuar pjesërisht udhëzimet e përcaktuara politike të vendosura në konkluzionet e Dialogut Ekonomik dhe Financiar të majit 2016.

BE jep 6 rekomandime për mes të cilave nënziohet shqetësimi për borxhin publik, kreditë e këqija, regjistrimi i pronës etj.

Vlerësimi i plotë për Shqipërinë dhe rekomandimet:

Vendi po përjeton një përmirësim gradual ekonomik që pritet të vazhdojë në periudhën 2017-2019. Konsolidimi fiskal e ka reduktuar deficitin e buxhetit në një nivel të ulët të zgjatur në vitin 2016, ndërsa planet rregulluese fiskale për tre vitet e ardhshme pritet të jenë të moderuara, por të mjaftueshme për të vazhduar reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së, në përputhje me rregullat fiskale të miratuara kohët e fundit. Raporti i huave të këqija ka mbetur i lartë, me gjithë zbatimin e pjesshëm të strategjisë për zgjidhje dhe futjen e zbritjeve të detyruara nga taksat.

Shqipëria i ka zbatuar pjesërisht udhëzimet e përcaktuara politike të vendosura në konkluzionet e Dialogut Ekonomik dhe Financiar të majit 2016.

Me gjithë progresin, pengesat strukturore për zhvillimin dhe konkurrencën përfshijnë pronësinë ende të paqartë mbi tokën, qasjen e ulët në financë, një nivel të lartë informaliteti dhe korrupsioni, një barrë rregullatore të tepruar dhe paparashikueshmërinë në sistemin gjyqësor, çka dekurajon investimet e huaja dhe të brendshme. Janë arritur përmirësime përmes futjes së sistemit të lejeve elektronike të ndërtimit, masave që trajtojnë ekonominë informale, si dhe hapave për nxitjen e qëndrueshmërisë financiare të sektorit të energjisë elektrike.

Rekomandimet e Udhërrëfyesit Politik për Shqipërinë

  1. Të vazhdojë rregullimet fiskale duke pasur parasysh plotësimin e objektivave të treguara afatmesme për reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB-së. Të fusë masa të mëtejshme për konsolidimin fiskal, nëse reduktimi i borxhit rrezikon të mos e plotësojë objektivin.
  2. Të këmbëngulë me përpjekjet e kohëve të fundit për mobilizimin e të ardhurave, në veçanti (i) duke forcuar më tej administratën e taksave; (ii) duke zgjeruar bazën e taksave bazuar në një rishikim të shpenzimeve të taksave; dhe (iii) duke futur një taksë pronësie të bazuar te vlerësimi.
  3. Të zbatojë masat e mbetura të strategjisë së zgjidhjes së huave të këqija. Të zbatojë masat e parashikuara në Memorandumin e Bashkëpunimit për rritjen e përdorimit me efektivitet të monedhës kombëtare, përfshirë kërkesat e diferencuara rezervë për lekun dhe depozitat në monedhë të huaj. Të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar jobankar, duke rritur kapacitetin e autoritetit mbikëqyrës financiar. Të kthehet te normalizimi i politikës monetare nëse përqindjet e inflacionit konvergjojnë tek objektivi në mënyrë të qëndrueshme.
  4. Të sigurojë ndarjen e plotë të aktiviteteve të transmetimit dhe shpërndarjes së sektorëve të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe të fusë shkëmbimin e energjisë. Të miratojë dispozitat e nevojshme ligjore për promovimin dhe monitorimin e masave për përmirësimin e eficiencës së energjisë në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.
  5. Të vazhdojë proceset e sqarimit të pronësisë së tokës bujqësore dhe regjistrimin e pronës, si dhe të krijojë një kadastër funksionale gjithëpërfshirëse dhe një e-kadastër deri në vitin 2019.
  6. Të rrisë kapacitetet e shërbimeve të punësimit dhe sigurimin nga ana e tyre të masave aktive për tregun e punës për të papunët dhe joaktivët. Në fund të vitit 2017, të hartojë plane konkrete për të trajtuar punën e padeklaruar. Të intensifikojë trajnimin e mësuesve për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mbështesë reformën kurrikulare./JavaNews/a.m.
Next Post
Kuvendi, PD vendos bojkotim të pjesshëm të seancës së nesërme

Llogaritë sipas votave të 2013-ës, ja sa mandate do marrin partitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushtetuta përcakton lirinë e medias”/ Veliaj kërkon transmetimin LIVE të seancës, gjykata rrëzon kërkesën

“Urrejtje e madhe për Veliajn”, zyrtari socialist: Po i bëhet gjyq publik edhe pse është i pafajshëm

May 28, 2026
Vala nga BA5/ Brataj: Do të prekemi të gjithë, 80% asimptomatikë!

“Sa më vdekjeprurës virusi, aq më pak përhapet”/ Brataj shpjegon rrezikun e Ebolës

May 28, 2026
Rithemelimi ftoi Bashën, Bejko kundër: Eshtë pazar! Bardhi prishi skemën, uli Berishën në tryezë me Ramën

Farsa e 1996, Bejko: Askush nuk kërkoi ndjesë! Precedenti i Berishës deformoi sistemin

May 28, 2026
“A duhet të fliste Veliaj në Këshillin Bashkiak?”, e sqaron ish-Prokurori

“Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”, revoltohet ish-prokurori: Si mundet që kryebashkiaku i Tiranës të jetë në burg?

May 28, 2026
Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

Gjon Mili Video Art Festival hap programin ndërkombëtar të rezidencës artistike në Dhërmi

May 28, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Masakra zgjedhore e 1996-ës, Rexhaj: Berisha nuk u pendua! Më pas ndodhi 1997-a dhe 21 Janari

May 28, 2026
GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

GJKKO cakton 5 qershorin për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

May 28, 2026
SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje 60-ditore? Detajet e draftit për armëpushimin dhe programin bërthamor

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje 60-ditore? Detajet e draftit për armëpushimin dhe programin bërthamor

May 28, 2026
Përfundon mandati i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: E përmbushëm qëllimin!

Xhafaj: Spekulime pretendimet për kontroll të SPAK

May 28, 2026
Stuhia me erë të fortë në Tiranë, 5 qytetarë përfundojnë në spitalin e Traumës

U plagos me plumb në kokë nga shoku, ndërron jetë 17-vjeçari në Tiranë

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In