• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i BB: Gjatë pandemisë, 20% e firmave shqiptare kanë nisur apo rritur biznesin online

by Java News
11/01/2021 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në Shqipëri bizneset u përpoqën që të përshtateshin me kushtet që kishin drejt një tregtie online edhe pse të cunguar.

Ajo nuk kishte formën origjinale të konceptit që përfaqëson e-commerce por në finale qëllimi u arrit dhe biznesi mbajti lidhjen me konsumatorin. Kjo valë përfshiu nga rrjetet e supermarketeve tek ato të pajisjeve sportive apo të rrobave. Banka Botërore publikoi së fundmi raportin “Diagnostikimi i E-commerce në Shqipëri” dhe sjell një panoramë të plotë mbi gjendjen aktuale të biznesit online dhe nevojën që ka ai për t’u nxitur.

“Në 2020, kriza e COVID-19 ka çuar në një nxitje të madhe drejt dixhitalizimit të ekonomisë shqiptare. Një anketë e Bankës Botërore me Sipërmarrjet për vitin 2020 tregon se 20 për qind e firmave shqiptare të anketuara ose kanë nisur ose kanë rritur aktivitetin e biznesit online gjatë pandemisë së COVID-19. Në një anketë me konsumatorët Banka Botërore tregoi se 55 për qind e të aknketuarve ishin përgjigjur se kishin rritur përdorimin e shoppin-ut online që nga nisja e pandemisë” vlerëson Banka.

Sipas këtij institucioni ka nevojë për veprim konkret për të mbështetur e-sipërmarrësit dhe kjo duhet të shtrihet në disa dimensione. Dokumenti nënvizon se sipërmarrësit online të Shqipërisë tashmë tregojnë shenja dinamizmi dhe qeveria mund të luajë një rol kryesor në mundësimin dhe lejimin e këtyre bizneseve në potencialin e plotë.

Referuar raportit veprimet kryesore të rekomanduara që dalin nga ky diagnostikim përfshijnë së pari forcimin e besimit tek kompanitë e tregtisë elektronike në Shqipëri.

“ Kjo kërkon futjen e një kodi industrial që udhëheq këtë lloj tregtie dhe që bizneset që janë pjesë e saj të mund ta shfaqin në dyqanet e tyre duke dhënë kështu edhe besueshmëri. Një fushatë informimi për formalizmin e shitësve online dhe që web-dyqanet e tyre përmbushin kërkesat ligjore. Po kështu zbatimi i një kornize për mbrojtjen e konsumatorit, e përshtatshme për epokën dixhitale, përfshirë përmes një mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në internet dhe një fushate informimi kushtuar pazarit online. Mund të prezantohet edhe një shërbim i thjeshtuar i kthimit të pakove të tregtisë elektronike që dyqanet në internet mund t’u ofrojnë klientëve të tyre në rast se produktet nuk përmbushin pritshëmritë” thuhet në dokument.

Së dyti raporti sjell në vëmendje se duhet të bëhet krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për biznesin në ekonominë dixhitale. Kjo lidhet së pari me legjislacionin tatimor dhe zbatimin e tij sa i takon procedurave duke qartësuar trajtimin e shitësve në internet dhe tregjeve online, si në transaksione të brendshme dhe ndërkombëtare. Po kështu mjedisi rregullator duhet të bëhet më i favorshëm për inovacionin dhe pagesat në internet, përfshirë përmes zbatimit të plotë të ligjit të ri të shërbimit të pagesave dhe përdorimit të modeleve të reja të biznesit.

Një tjetër element që rekomandon BB përfshin përforcimin e programeve që synojnë mbështetjen për e-sipërmarrësit: Kjo përfshin krijimin e programeve të dedikuar për financimin dhe trajnimin e bizneseve aspirante elektronike si dhe aktivitete të rregullta në terren si konkurset e biznesit që nënvizojnë suksesin e tregtisë elektronike.

E-commerce kërkon edhe masa të tjera që lidhen me zgjerimin e aksesit në internetin me bazë të gjerë. Kjo mund të ndihmohet sipas raportit dhe nga fakti që Operatori i Sistemit të Transmetimit tashmë mbulon një pjesë të mirë të vendit me fibër optike.

Banka Botërore nënvizon se zgjerimi i askesit në pagesat online duhet të shihet me prioritet dhe kjo lidhet me finalizmin e roll-out, një kuadër për llogarinë bazike të pagesave që ofron disa parametra për aksesin dhe tarifat dhe transparencën.

Nxitja e pjesëmarrjes së shqiptarëve në mundësinë e biznesit online është një tjetër aspekt që sillet si rekomandim nga Banka. Sigurisht në të pranohet që tranzicioni i kulturës së blerjes në vend dhe asaj online do kohë që të vijë por ajo duhet të nxitet që të rritet në mënyrë graduale.

Thjeshtimi i procedurave të taksave ndërkufitare në veçanti për dorëzimet e vogla si dhe harmonizimi i kuadrit rregullator rajonal nënvizohen nga Banka si element kyçë që duhet të kihen parasysh ndërkohë që edhe inkurajimi i Investimeve të Huaja Direkte që mund të jenë katalizatorë për ekosistemin e e-commerce në Shqipëri. /monitor

g.kosovari

Next Post
Përmbytjet/ Situata e qetë në Vlorë, rritet niveli i Vjosës, por s’paraqet rrezik. Normalizohet situata në Korçë, disa zona pa energji

Përmbytjet/ Situata e qetë në Vlorë, rritet niveli i Vjosës, por s’paraqet rrezik. Normalizohet situata në Korçë, disa zona pa energji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In