• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i BB: Afro 23 mijë shqiptarë s’i përballojnë dot kostot e një ndërhyrje kirurgjikale

by Java News
10/09/2018 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 23 mijë shqiptarë janë në vështirësi financiare për të përballuar kujdesin kirurgjik. Sipas studimit më të fundit të Bankës Botërore, për pacientët shqiptarë, kirurgjia mund të jetë shumë e shtrenjtë, e papërballueshme për 0.8% të tyre, si dhe me pasoja të mëdha financiare më pas, edhe në rast se arrijnë ta kenë atë…

Pesë miliardë njerëz, dy të tretat e popullsisë së botës, nuk kanë qasje në kujdesin kirurgjik, anestezi dhe obstetrik (SAO) të sigurt, në kohë dhe të përballueshëm, nga të dhënat e vëna në dispozicion të Bankës Botërore.

Nga barrierat e shumta për të pasur qasje në shërbime kirurgjike, nga mungesa e fuqisë punëtore të trajnuar mirë dhe deri te sfida më e madhe, ajo financiare, janë të gjitha variabla që ndikojnë në aksesin e një pacienti ndaj shërbimit SAO, që në shumë raste kudo në botë, thekson BB, rezulton edhe fatale.

Për pacientët, kirurgjia mund të jetë shumë e shtrenjtë. Jo vetëm që barra financiare e kërkimit të kujdesit kirurgjik të jetë një pengesë e vështirë për ata që kanë nevojë për kirurgji, por gjithashtu mund të ketë ndikim shkatërrues ndaj atyre që janë në gjendje ta marrin atë.

Mbi dy miliardë njerëz nuk mund të përballojnë kirurgjinë, nëse ata kanë nevojë sot dhe nga ata që marrin kirurgji çdo vit, rreth 33 milionë prej tyre do të pësojnë vështirësi financiare nga shpenzimet e tyre të drejtpërdrejta, ndërsa 81 milionë vuajnë ndaj kostove ndihmëse të kujdesit si transport dhe ushqim, thekson BB në një raport të fundit.

Për Shqipërinë, shifrat sugjerojnë se kemi të bëjmë me 0.8% të popullsisë që nuk kanë qasje në shërbime kirurgjike për arsye financiare, gjë që mund të rezultojë në pasoja fatale për popullatën. Në Ballkan, panorama duket e ngjashme. Në Serbi, 0.5% e popullsisë nuk arrijnë të përballojnë një kujdes kirurgjik për shkak të kostove të larta. Po ashtu, 0.8% e popullsisë në Malin e Zi, nuk arrin që të përballojë këtë kujdes shëndetësor. Shifra më e lartë regjistrohet në Maqedoni, ku BB përllogarit rreth 7.9% të popullsisë në vështirësi financiare për të përballuar një ndërhyrje kirurgjike.

Në Greqi 0.4% e popullatës përballen me vështirësi ekonomike për të pasur qasje në kujdesin kirurgjik.
Në vitin 2015, Komisioni i Revistës Shkencore Lancet për Kirurgjinë Globale propozoi gjashtë tregues për të matur kujdesin e SAO, dy nga të cilat përqendrohen në vlerësimin e rrezikut të katastrofës financiare për shkak të operacionit. Përkatësisht, këto dy tregues maten me gjasat e përjetimit të varfërimit (duke përdorur një prag prej 1.25 dollarë PPP / ditë) kur nevojitet kujdes kirurgjik dhe probabiliteti i përjetimit të shpenzimeve katastrofike (10% e të ardhurave totale) kur nevojitet kujdes kirurgjik.

Në përgjithësi, rreziku botëror i ‘katastrofës’ financiare për shkak të operacionit është në rënie. Megjithëse kjo prirje rënëse është inkurajuese, ajo është e ngadaltë, thekson BB. Nga viti 2008 deri në vitin 2017, përqindja e njerëzve në rrezik globalisht si për shpenzimet katastrofike ashtu edhe për varfërinë për shkak të kujdesit kirurgjik është prirë të jetë në rënie. Rreziku botëror për shpenzimet katastrofike për shkak të kujdesit të SAO ka rënë nga 34% në 28%, ndërkohë që për shpenzimet shtesë, ka rënë nga 27% në 24%.

Në vitin 2017, 2% e njerëzve në vendet me të ardhura të larta përballeshin me rrezikun e shpenzimeve katastrofike për shkak të operacionit – më pak se gjysma e rrezikut të tyre në vitin 2003. Për krahasim, rreziku në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ra shumë më ngadalë: nga 43% në vitin 2008 në 33% në vitin 2017. Dallimi i madh absolut në mes të rrezikut të katastrofës financiare në këto dy grupe në 2017-32%, sipas BB, thekson pabarazitë e konsiderueshme në barrën financiare të qasjes në kujdesin kirurgjik në mbarë botën.

Njerëzit në vendet me të ardhura të larta përballen me rrezik minimal të katastrofës financiare kur kanë nevojë për kujdesin kirurgjik, ndërsa 3 në çdo 10 individë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme duhet të luftojnë me këtë rrezik./monitor/ma.me

Next Post
Shkodër/Një 23-vjeçar nga Kosova përndjek dhe i futet me armë në shtëpi gruas

Grabitet me armë sektori i minierës së Munellës në Pukë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com