• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria dhe Mali i Zi, me nivelin më të lartë të pabarazisë…!

by Java News
13/04/2023 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ekonomia e Shqipërisë pësoi rritje të lartë pas pandemisë me mbi 8.9 për qind duke mbyllur edhe hendekun që u krijua ne vitin 2020, çka logjikisht do të kishte prodhuar më shumë mirëqenie, Banka Botërore analizon se pabarazia është rritur me tej pas vitit pandemik dhe së bashku me Malin e Zi, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon.

Ekonomia e vendit po rritet, por rritja nuk është elastike, pasi gjithnjë e më shumë të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfrit e të varfër.

Në dokumentin e ri të bashkëpunimit katër vjeçar me Shqipërinë, Banka analizoi se, pabarazia është e pranishme në të gjitha rajonet.

Ushqimi përbën 70 për qind të konsumit të përgjithshëm për 25 përqindëshin me të ardhura më të ulëta të popullsisë. Gjithashtu ky grup familjesh u ekspozua edhe ndaj rritjes së çmimeve të qirave dhe tarifave të shërbimeve komunale.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë dhe goditjet e fundit kanë rritur me tej fenomenin. Banka referoi se, shumica e vendeve të punës në dispozicion ofrojnë paga të ulëta dhe mundësi të kufizuara për zhvillim profesional. Punët e mira janë të pakta dhe mbeten të paarritshme për shumë të diplomuar në shkolla, të cilëve u mungojnë aftësitë dhe njohuritë përkatëse.

Banka analizoi se pabarazia është rritur, veçanërisht në zonat rurale dhe grupet e varfra. Migrimi ekonomik është i lartë është duke e privuar më tej vendin nga talentet dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës ka rënë nga ndotja në zonat urbane dhe ofrimi i pamjaftueshëm i shërbimeve publike për shkak të mbingarkesës. Në zonat rurale, mangësitë në shërbimet publike po minojnë mundësitë e barabarta.

Nga ana tjetër sistemi shqiptar i mbrojtjes sociale është i kufizuar në aftësinë e tij për të zbutur varfërinë. Pandemia vuri në dukje ekspozimin e shtresës së varfër ndaj goditjeve dhe nga ana tjetër dolën në pah mangësitë në sistemet e mbrojtjes sociale. Shpenzimet për mbrojtjen sociale në Shqipëri janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, por ato kryesisht lidhen me shpenzimet për sigurimet shoqërore, ndërsa shpenzimet për asistencën sociale dhe papunësinë janë të ulëta.

Reformat e programit të Ndihmës Ekonomike kanë përmirësuar targetimin e tij grupeve, por aplikimi dhe dhënia e përfitimeve nuk ka funksionuar, analizoi Banka. Së fundmi reforma e asistencës për aftësinë e kufizuar dhe shërbimeve sociale është në drejtimin e duhur, por do të duhet kohë që ndikimi i saj të materializohet. Reformat e pensioneve të prezantuara në vitin 2015 kanë përmirësuar qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të pensioneve, por përqindja e kontribuuesve është e ulët, duke ngritur shqetësime për mirëqenien e ardhshme të të moshuarve.

Përfitimet e rritjes ekonomike nuk po ndahen në mënyrë të barabartë. Kontributi i rritjes në uljen e varfërisë ngadalësuar pas krizës financiare të vitit 2008 dhe nuk është rikuperuar që nga ajo kohë, lajmëroi Banka./Monitor

Next Post
Akuza të reja për mashtrim/ Ish presidenti i SHBA, Trump paraqitet për herë të dytë në prokurorinë e Nju Jorkut

Akuza të reja për mashtrim/ Ish presidenti i SHBA, Trump paraqitet për herë të dytë në prokurorinë e Nju Jorkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

August 30, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën

August 30, 2026
Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

August 30, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

August 30, 2026
Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

August 30, 2026
Gjermania, frikë nga destabilizimi! Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

August 30, 2026
Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

August 30, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

Bardhi: Çmimi i naftës ndër më të lartët në rajon, qeveria të ndërhyjë përmes uljes së taksave

August 30, 2026
Numër i lartë turistësh në Pogradec, ja pse e preferojnë

Pogradeci, destinacioni i preferuar në gusht! Vendas dhe të ardhur nga jashtë e zgjedhin për klimën dhe qetësinë

August 30, 2026
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com