• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti GRECO, Rama: Tjetër “dallgë” reformash. Projekt për menaxhim digjital të çështjeve në drejtësi

by A R
21/03/2025 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka përmbyllur me sukses vlerësimin e Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO), duke e vlerësuar angazhimin intensiv të qeverisë për parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe në forcat e sigurisë.

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij vlerësimi, por shtoi se nuk është një moment për të ulur ritmin. Rama paralajmëroi një “tjetër dallgë” reformash që do të forcojnë mirëqeverisjen, transparencën dhe sundimin e ligjit në vend.

“Rëndomë qeveritë maten me atë që bëjnë, por meritën kryesore e kanë në fakt për atë që nuk lejojnë të ndodhë. Ajo që qeveria nuk lejon të ndodh vlerësohet vetëm duke hyrë më thellë dhe duke sunduar themelet në të gjitha fushat. Ky raport inkurajues për progresin që kemi bërë, është një tjetër kala që marrim, duke pasur parasysh se kur nisëm këtë rrugëtim raportet ishin tejet problematike. Ky raport vjen pas atij të SIGMËS, që realisht na dha shumë energji pozitive dhe arsye për t’u ndjerë më të motivuar duke renditur Shqipërinë të paranë  në rajon për integritetin e prokurimeve publike dhe financimin e investimeve publike dhe menaxhimin e burimeve njerëzore me diferencë nga vend i dytë. Theksoj se shumë shpejt do të vijojmë me hapjen e kapitujve të tjerë për integrimin. Për ne ky nuk është absolutisht një moment për t’u ulur, por janë motive të forta për të qenë shumë më ambicioz. Ne jemi duke bërë përpjekje të gjithanshme për të thelluar këtë progres duke përgatitur një dallgë tjetër reformash të mirëqeverisje, antikurrupsionit dhe sundimit të ligjit me përfshirje të madhe të gjithë institucioneve dhe tre pushteteve”, tha Rama.

Kryeministri theksoi nevojën për reforma urgjente në sistemin e drejtësisë, duke përmendur nevojën për implementimin e një sistemi të menaxhimit digjital të të gjitha çështjeve të lidhura me pushtetin gjyqësor.

“Në sistemin e drejtësisë jemi ende në epokën e gurit ku zhvillojmë intervista pa audio dhe video, që nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshme deri te SPAK dhe në Policinë e Shtetit. Kjo duhet korrigjuar me urgjencë dhe do të mbështetim fuqimisht sistemin e drejtësisë së paku GJKKO dhe të gjithë institucionet e tjera të reja të reformës në drejtësi dhe në fund të bëhet realizimi i sistemi i menaxhimit digjital të të gjithë çështjeve që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor. Një projekt që ka një vonesë të palogjikshme por që në fund të vihet në vijë dhe uroj që KLGJ të mos e vonojë me por ta çojë përpara, qeveria ka angazhuar fonde dhe është në mbështetje të këtij programi. Këto do të jenë efektive për parandalimin e korrupsionit dhe krijimi i një sistemi shtetëror të mirë-ndërthurur ku paralelisht me luftën ndaj korrupsionit garantohet liria, barazie dhe e drejta e publikut për transparencë të plotë”, u shpreh Rama.

Rama shpjegoi se qeveria është e angazhuar për të përmirësuar sistemin e Kadastrës dhe për të përfshirë AI në proceset e saj. Gjithashtu, një nga iniciativat më të rëndësishme sipas Ramës, është përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike, një model unik që do të mbulojë 95% të procesit pa ndërhyrjen e njeriut.

“Po përgatisim një model unik për prokurimet publike me inteligjencë artificiale, që deri më sot është i pari model që do të mbulojë 95 % të procesit pa përfshirjen e njeriut. Kemi pasur një punë me 16 përfaqësues të vendeve evropiane që merren me zhvillimin e modelit të prokurimit publik me inteligjencë artificiale por edhe domethënës për ne pasi vendet e tjera kanë copëza por ne po mundohemi në bashkëpunim me Mira Muratin dhe Microsoft që të kemi një model gjithëpërfshirës. Jemi të vetëdijshëm që kadastra ka nevojë për të qenë shumë më efektiv pavarësisht progresit të bërë deri më sot. Ndërkohë që ecim me digjitalizimin e plotë të Kadastrës po punojmë edhe për të futur AI në proceset e kadastrës”, tha ai.

Next Post
Zbardhet skema e rritjes së pagave nëpër bashki, nga 32 mijë lekë, minimumi i ri shkon 70 mijë lekë

Shkarkohen nga detyra nënkryetarja e bashkisë Tiranë dhe Sekretari i Përgjithshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

October 23, 2026
Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In