• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Raporti/ “GFI e Ismail Mulletit ka kryer 10 transferta rreth 1 mln euro vitin e fundit”

by A R
05/04/2016 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania GIF Albania ka kryer mbi 10 transferta bankare drejt parajsave fiskale vetëm gjatë vitit 2016. Në total shuma e transferuar vetëm në muajt e fundit është afërsisht 1 milionë euro.
Report Tv zbardh raportin prej 50 faqesh që Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka referuar në polici gjatë muajit shkurt në lidhje me dyshimet mbi transaksionet e dyshimta të kompanisë GFI, e cila është koncesionaria e markimit të karburanteve në vend.

Këto transferta janë raportuar nga bankat e nivelit të dytë në vend në Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Bazuar në këtë raport dhe disa veprime të tjera, Policia ka referuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës. Sipas policisë në raport, janë identifikuar dy transferta, të mëdha, njëra me 400 dhe tjetra me rreth 500 mijë euro.

Po ashtu policia ka vërejtur edhe disa transferta të tjera më të vogla me nga 6- 7- 8 mijë euro, drejt vendeve të njohura si parajsa fiskale.

Edhe pse shuma më të vogla se shuma të dyshuara për nisjen e një hetimi për pastrim parash, transfertat vlerësohen të dyshimta, pasi ato janë nisur drejt parajsave fiskale të njohura si ishujt e Oqeanit Atlantik, apo të Paqësorit.

Ndërkaq shumë prej transfertave të vogla janë rikthyer në vendin e tyre të nisjes vetëm disa muaj apo disa javë pasi ishin nisur në llogaritë përkatëse në vendet e parajsave fiskale, çka ka shtuar dyshimin e policisë dhe të drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave.

Burimet e policisë thonë se transfertat drejt këtyre vendeve, kanë vetëm një qëllim pastrimin e tyre. Pastrimi bëhet, duke u dorëzuar paratë në formën e huasë me një interes të caktuar dhe me një afat të caktuar.

Në fund paratë kthehen tek huadhënësi të pastra bashkë me përqindjet e tyre. Ndërkaq pas publikimit të skandalit të dokumenteve të Panamasë, policia dhe prokuroria kanë komunikuar mes tyre për nisjen e një tjetër procedimi.

Sipas burimeve, policia ka marrë emrat e kompanive shqiptare të identifikuara me llogari në Panama dhe pjesë e dokumenteve të Panamasë.

Duke iu referuar dhe shkrimeve në mediat shqiptare është referuar kallëzim në prokurori.

Në referim është përsëritur raporti i referimit të muajit shkurt, për të gjetur detaje që mund të lidhin të dy hetimet sëbashku.

Ndërkaq veç transfertave të dyshimta të identifikuara nga policia pritet që të kryhen edhe verifikime konkrete në terren në bankat e nivelit të dytë për të parë konkretisht llogaritë e kompanive dhe detajet e lëvizjeve të këtyre transfertave. Shqiptarja.com

Next Post

Kryeparlamentari Meta takon presidentin hungarez Áder

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In