• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RAPORTI/ Deputetët shkojnë në komisione sa firmosin prezencën, gratë 4 herë më shumë fjalime

by A R
05/09/2016 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Studimeve politike ka bërë public një raport analitik mbi veprimtarinë e Parlamentit për periudhën Janar-Korrik 2016. Në këtë dokument analizohet me detaje e gjithë veprimtaria e deputetëve, nga ata më aktivët e deri tek ata që thuajse janë inekzistent. Në studim theksohet fakti se gjatë këtyre muajve, janë miratuar në total vetëm 19 ligje. Ndërkohë, bie në sy fakti se deputetët tregohen mjaft të kujdesshëm për prezencën në komisione.

Ata përherë firmosin prezencën për të marrë pagesën, por një pjesë e mirë e tyre vetëm kaq, pasi largohen nga mbledhjet me justifikimin se kanë takime në zonat elektorale. Në një analizë të punës midis deputetëve femra dhe meshkuj, rezulton se gratë kanë mbajtur 4 herë më shumë fjalime.

Konkretisht, bazuar në të dhënat në përqindje, rezulton se 90% e grave deputete kanë diskutuar në parlament, vetëm 10% e tyre nuk kanë diskutuar (3 nga 30). Në total, të dhënat zyrtare tregojnë se 30 gra dhe 77 deputetë meshkuj kanë diskutuar në parlament përgjatë sesionit legjislativ janar-korrik 2016.

Në listën e 17 grave më me shumë fjalime në parlament, dominuese janë gratë opozitare (zënë përkatësisht vendet 2-3-4), ndjekur nga Doda (PDIU) me 9 fjalime, Mehmetaj (LSI) me 8 fjalime. Nga gratë deputete të opozitës rezulton se të gjitha kanë diskutuar, madje disa prej tyre figurojnë në listën e diskutuesve më me shumë fjalime në parlament.

35 deputetë “memecë”

Referuar të dhënave zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë rreth 35 deputetë (1 prej tyre me mandat edhe ministror) nuk folën në asnjë nga 27 seancat parlamentare të periudhës janar – korrik 2016. Referuar të dhënave sipas partive politike, nga PS rezultojnë folës 47 deputetë, jo folës 19 deputetë. Nga PD rezultojnë folës 38 deputetë, jo folës 7 deputetë. Nga LSI figurojnë folës 13 deputetë dhe jo folës 7 deputetë. Shifra në raporte 1:2 gjenden edhe tek partitë e vogla parlamentare.

Nga deputetët që nuk folën në asnjë seancë, bien në sy dy kategori: një grup politikanësh me karrierë të gjatë parlamentare dhe politike majtas e djathtas, si dhe një grup biznesmenësh lokalë, prurje të reja në zgjedhjet 2013 nga listat shumëemërore të partive.

Në kategorinë e parë evidentohen emra si B.Fino apo N.Dokle (PS), A.Imami apo G.Bogdani (PD),

M.Kryemadhi apo V.Tavo (LSI), etj. Në pjesën tjetër të listës bien në dy emra të njohur për publikun, si biznesmenët Abazi, Kosta, Doshi, Cara e Ylli (PS), Selami, Çela apo Shehu (LSI), Tahiri, Kruja apo Bzheta (PD), Rakipi (PDIU) apo Duka (PAA), etj.

deputetet me aktiv okdeputetet memecegrate 4 here me shume fjalimeligjet/a.m.

Next Post
“Rusia po përgatitet për luftë nukleare, në fshehtësi po ngre bunkerë sekretë”

"Rusia po përgatitet për luftë nukleare, në fshehtësi po ngre bunkerë sekretë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Lufta kundër korrupsionit mbetet e panegociueshme

October 5, 2026
“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com