• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Raporti/Dekriminalizimi “zhduku” 600 zyrtarë, ja si rezistojnë “të fortët” e partive

by Java News
26/01/2020 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një studim me titull “Jetësimi cilësor i dekriminalizimit” nga Instituti Studimeve Politike, mbështetur nga Ambasada e Holandës, mbërrin në përfundimin se gjatë 5 vite nga miratimi ligjit të dekriminalizimit, janë larguar 600 zyrtarë, të niveleve të ndryshme, mes tyre 169 punonjës të bashkive dhe 112 nëpunës të administratës shtetërore.

“Nga ana tjetër është problematik fakti që ka kaq numër të madh zyrtarësh në administratë dhe strukturat vendimmarrëse që kanë probleme me dekriminalizimin dhe së dyti vitet e fundit kemi rritje të kurbës.

Ne prisnim që në këtë pesë vjetor çështja e dekriminalizimit të futej në arkiva, kurse sot përsëri është headline-kryetitull pasi mekanizmi paraprak i filtrimit dhe e gjithë pritshmëria që partitë vetë të reflektojnë bashkë me strukturën shtetërore nuk ka dhënë rezultat”.

Afrim Krasniqi kreu Institutit të Studimeve Politike, i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se ligji dekriminalizimit ka disa probleme ligjore dhe teknike.

“Ka mospërputhje mes kërkesave të ligjit dhe formularit të dekriminalizimit miratuar në parlament. Së dyti, barazon si personin që ka bërë krime si me personin që nuk ka deklaruar të dhëna të rregullta. Tani të gjithë i quajmë me rekorde kriminale kur faktikisht pjesa më e madhe e tyre nuk ka rekorde kriminale por kanë shkelje ligji”.

Ky studim ka evidentuar edhe një tjetër problem.

“Nga ana tjetër ligji ka lënë jashtë fushës së veprimit shtete që janë jashtë Bashkimit Europian si Zvicra, Norvegjia qoftë edhe Britaninë e Madhe pas vendimit për të dalë nga BE. Parlamenti do duhej ta rregullonte këtë ose monitoruar se çfarë nuk funksionon”.

Ligji Dekriminalizimit, thotë Afrim Krasniqi, nuk ka prekur partitë politike.

“Kjo do të thotë se të gjithë individët që janë larguar nga dekriminalizimi vazhdojnë të kenë një status një pozicion në partitë politike vijojnë të jenë funksionarë dhe vazhdojnë të kenë imunitet politik gjë që e ka çvlerësuar efektet e ligjit në jetën publike. Vetë fakti që ka ende individë që kanë kurajën të kandidojnë për poste publike që kanë rekorde kriminale do të thotë se klima e promovimit të partive politike vazhdon të jetë në kundërshtim me frymën e ligjit”.

Por a ka burime të mjaftueshme departamenti dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme? Afrim Krasniqi jep këtë përgjigje:

“Një problematikë që ne kemi konstatuar është mospërputhja mes standardeve që ka ndjekur prokuroria, KQZ dhe pritshmëria publike. Kemi patur konflikte mes dy palëve për hetimin e fakteve të forma të ndryshme.

Në fakt ligji duhet ti kishte dhënë më shumë prioritet prokurorisë, në mënyrë që të jetë organi zyrtar vendimmarrës për çdo denoncim dhe KQZ të ishte thjesht formal për të transmetuar vendimin e prokurorisë.

Do të duhej që ta mbrojmë prokurorinë nga një shpërdorim publik i debatit për dekriminalizimin. Kjo do të thotë se nëse ne ia adresojmë prokurorisë të gjitha emrat dhe ia kalojmë përgjegjësinë asaj për të gjitha veprimet paraprake sic janë nismat më të fundit politike, ne në fakt e zhvlerësojmë ligjin e dekriminalizimit dhe ia kalojmë përgjegjësinë prokurorisë që nuk ka kapacitete njerëzore nuk ka kohë dhe mundësi për ta bërë këtë.

Kështu më mirë se ti kalohet përgjegjësia prokurorisë do të duhet që vetë partitë të reformojnë strukturën dhe tja kalojë me ligj përgjegjësinë partive politike qoftë me penalitete nëse partitë gabojnë qoftë me detyrimin që partitë në procesin e zgjedhjeve brenda tyre ta shoqërojnë atë me verifikimin kandidatëve në raport me dekriminalizimin” tha Afrim Krasniqi./TCh

Next Post
“The making of Albanians”

“The making of Albanians”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Më shumë para, më pak autonomi dhe investime,” Tabaku në Komisionin e Reformës Territoriale: Modeli i centralizuar ka dështuar

April 7, 2026
“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

“Nuk e mbrojta dot vajzën”, pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

April 7, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In