• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

RAPORTI I BSH/ Pagesa e kredive në banka, individët më të rregullt, bizneset problematike

by Java News
10/07/2017 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vjen puna për të kthyer kredinë në një bankë rezulton se më të përgjegjshëm janë individët sesa bizneset. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2016, vetëm 10% e huasë që ishte dhënë për individët ishte në vonesë prej më shumë se tre muajsh, nga 13% që kishte qënë ky tregues një vit më parë.

Historikisht, bankat kanë konstatuar se individët kanë qënë më të rregullt me kthimin  e huave. Kjo lidhet me faktin që në pjesën më të madhe ata marrin hua për të blerë një shtëpi për të banuar dhe bëjnë ç’është e mundur për ta shlyer atë, në të kundërt rrezikojnë që përmbaruesi t’u marrë shtëpinë.

Por ndryshe është situata me bizneset. Kryesisht ato vijojnë të jenë problematike me kthimin e huave që kanë marrë nga bankat, e cila është në të njëjtin nivel me vitin  e kaluar, 21.4% në rritjen e fortë të huasë së pakthyer në afat në banka ndikoi dhe përqëndrimi i lartë i disa kompanive, ku 35 sipërmarrës krijuan 65% të kredisë së keqe të sistemit. Ndërkohë një pjesë e këtyre kompanive tashmë janë në fazë ristrukturimi, ndërsa për 7 prej tyre ka nisur proçedura e falimentimit.

Për sa i përket ndarjes së kredive me probleme sipas monedhës, sipas Bankës së Shqipërisë rezulton se portofoli i kredive me probleme në valutë paraqet një tregues më të lartë me 21.5% (20.3% në fund të vitit të kaluar), krahasuar me portofolin  e kredive në lekë me 13.7% (15% në fund të vitit të kaluar).

Kreditë në valutë janë marrë më së shumti nga biznesi dhe nga ana tjetër ato janë prekur nga zhvlerësimi i fortë i lekut pas vitit 2008, ku monedha e përbashkët kërceu nga 124 lekë në 140 lekë në periudhën 2010-2015, ndërsa aktualisht ka zbritur sërish në rreth 132-133 lekë.

Ndërsa në muajin maj 2017, treguesi i kredisë me problem zbriti në 15.86%, në krahasim me 16.6%, që ishin muajin e mëparshëm.

Gjatë dy viteve të fundit bankat kanë zbatuar proçesin e fshirjes së huave, sipas të cilit hiqen nga bilancet e bankave kreditë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, ndërsa ato vazhdojnë të ndiqen nga bankat.

Huatë me probleme janë ulur ndjeshëm nga niveli i tyre më i lartë prej gati 25%, që arrin në tremujorin e tretë të vitit 2014./Monitor

ma.me

Next Post
Basha: Maxhoranca është fiktive, qeveria e trajton si plaçkë Shqipërinë

Basha: Maxhoranca është fiktive, qeveria e trajton si plaçkë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In