• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i BSH, kreditë e këqija rriten me 3% gjatë korrikut

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreditë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar një rritje të fortë në muajin korrik, duke u ngjitur në 21.15%, duke u zgjeruar me të paktën tri pikë përqindje në raport me fundin e 2015-ës”. Të dhënat janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë. Edhe në raport me një muaj më parë, huatë e pakthyera në afat janë shtuar me 1.2 pikë përqindjeje. Në dhjetor të vitit të kaluar, treguesi i huave që nuk janë kthyer në banka të paktën për tre muaj (NPL) shënoi një rënie të fortë, duke zbritur në 18.22%, nga 22.8% që kishte qenë në dhjetor 2014.

Por, më shumë se përmirësim të ecurisë së bizneseve dhe rritje të aftësisë së tyre paguese, kjo ulje reflektonte fshirjen e kredive me probleme, që kishin të paktën tre vjet që nuk ktheheshin, nga bilancet e bankave.

Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë u fshinë rreth 23 miliardë lekë. Rënia e stokut të kredisë në korrik nga ana tjetër, është një tjetër element që ka ndikuar në përkeqësimin e NPL-ve. 65% e totalit të portofolit të kredive me probleme zotërohet nga 36 kompani të mëdha, teksa në këtë listë së fundi është shtuar edhe firma “Kurum International”, e cila para disa muajve regjistroi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për të shpallur falimentimin.

Vetëm në bankat shqiptare “Kurum” rezulton të ketë 30 milionë euro te “Banka Raifeissen” dhe 5 milionë të tjera te “NBG Bank”. Banka e Shqipërisë ndërkohë ka hartuar një plan për ristrukturimin e kredive me probleme, që prej një viti, por një nga elementët kyç, ai i një ligji të ri për falimentin, nuk është miratuar ende në Kuvend, ndonëse në planin fillestar të BSH-së, ai pritej të kalonte që në tetor 2015.

Mësohet se kompani të fuqishme kanë qenë kundër bërjes së një ligji i cili do t’i çonte ato drejt falimentimit të pashmangshëm. Me kompleksitetin që kishte legjislacioni i vjetër, biznesmenët e fuqishëm në shumë raste merrnin në banka kredi të mëdha, nuk i paguanin ato dhe zvarritnin pafund procesin në gjykata. Me ligjin e ri shmangen skemat abuzive, pasi fillojnë hetimet për organet drejtuese të kompanive, por po ashtu ka një nen, i cili qartëson vjeljen e detyrimeve të kreditorit edhe për pasuritë që nuk janë lënë kolateral.

BW/d.i.

 

Next Post
Mali i Zi burgos ish-presidentin për korrupsion

Mali i Zi burgos ish-presidentin për korrupsion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In