• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti i BB: Bizneset në Shqipëri paguajnë barrën më të lartë fiskale se fqinjët

by Java News
09/12/2017 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset në Shqipëri vazhdojnë të konsiderohen se paguajnë barrën më të lartë fiskale në krahasim me vendet fqinje. Raporti i Bankës Botërore “Paying taxes 2018”, i cili analizon indikatorët e kompanive për 109 ekonomi në botë, tregon se barra totale e taksave që një biznes paguan, është 37,3 për qind të fitimit të tij.

Sipas studimit të Bankës Botërore, taksa e tatimfitimit zë 14 për qind të totalit të taksave që paguhen, taksa për punën 18,8 për qind, kurse taksat e tjera 4,5 për qind.

“Një biznesi në Shqipëri i duhen 261 orë punë për të paguar komplet detyrimet e taksave, ku 66 orë punë i duhen për të paguar taksën e punës”, thuhet në raport. Ndërkohë, mesatarja e taksave për kompanitë në Europë është 33,4 për qind. Një biznesi i duhen 230 orë punë për të paguar komplet taksat.

Barra totale e taksave për biznesin në Serbi zë 39,7 për qind të fitimit, ku taksa për punën është 20,2 për qind dhe tatimfitimi 16 për qind. Në Kosovë, barra e taksave të biznesit është 10 për qind dhe në Maqedoni 7 për qind. Në Kosovë dhe në Maqedoni, taksa për punën zë 1 për qind të totalit të taksave që paguan një biznes. Për Shqipërinë, renditja ka ndryshuar krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit të Bankës Botërore, totali i taksave që paguante një kompani, zinte 36,5 për qind të fitimeve të tyre. Taksa për punën nuk ka ndryshuar, ku një kompani, ashtu si dhe një vit më parë, vazhdon të paguajë 18,8 për qind taksa për punën, 14,4 për qind taksa për tatimfitimin, ndërsa taksat e tjera janë rritur.

Në raport vlerësohej që një vit më parë taksat e tjera që paguante një biznes zinin 3,6 për qind të fitimit, kurse për këtë vit ato zënë 4,5 për qind të fitimit.

ma.me

Next Post
Dita e Erion Veliajt, rrëfimi i pazakontë

Dita e Erion Veliajt, rrëfimi i pazakontë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In