• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti/ Basha, Meta e Rama, 1 mln dollarë për lobim në SHBA. Rusia, zero ndikim në Tiranë

by Java News
19/09/2018 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondacioni Konrad Adenauer ka publikuar një raport mbi ndikimet e aktorëve të jashtëm në Ballkanin Lindor.

Fondacioni ka marrë në analizë marrëdheniet e vendeve të rajonit me lojtarët kryesorë të politikës ndërkombëtare, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Rusia dhe Turqia.

Raporti thotë se pavarësisht influencave, nuk ka shenja serioze të një orientimi real më afatgjatë ndaj Turqisë, Rusisë apo Kinës, por vlerësohet se  BE dhe SHBA do të mbeten partnerët kryesorë  politikë të Shqipërisë.

“Të gjithë politikanët shqiptarë janë të prirur për të mbajtur lidhje të ngushta me SHBA.

Në 2017, udhëheqësit e partive kryesore politike, kryeministri Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe ish kreu i partisë së Lëvizjes Socialiste për Integrimin, tani president, Ilir Meta, shpenzuan rreth 1 milion euro për lobimin në SHBA për të rritur prestigjin e tyre në administratën Trump.

Të tre mbështetën fushatat presidenciale e Bill dhe Hillary Clinton,  dhe tani po konkurrojnë për të marrë mbështetjn e administratës Trump”, thuhet më tej në raport.

Po ashtu citohet se ambasadorët amerikanë në Shqipëri kanë të njëjtin prestigj si qeveritarët, ndërsa Federata Ruse nuk ka asnjë ndikim në  vendimet politike të Tiranës dhe bashkëpunimi zyrtar është minimal.

Këtu veçohet se vitet e fundit nuk ka pasur shkëmbime e delegacioneve të nivelit të lartë midis dy vendeve, si dhe fakti që Shqipëria ende nuk e ka nënshkruar Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Rusinë.

Po ashtu konsiderohet se  Rusia ka një ndikim të  tërthortë ndikim në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku jetojnë shqiptarët.

Sa i takon Kinës vlerësohet se  shteti aziatik ka zgjeruar aktivitetet ekonomike dhe kulturore, duke shpeshtuar vizitat e delegacioneve qeveritare me delegacionet qeveritare me udhëtime të rregullta vjetore, por si Kina, dhe vendet arabe, nuk janë në gjendje të veprojnë si një potencial kundërpeshë ndaj SHBA dhe BE-së.

“Shtetet e Gjirit përdorin grupet fetare dhe potencialin e tyre ekonomik për të rritur ndikimin ekonomik në rajon. Përmes qendrave fetare dhe humanitare, ata kanë ndërtuar qindra institucione fetare, sidomos në zonat rurale.

Ka raste të konfirmuara e komuniteteve që bien nën ndikimin e ide ekstremiste”, thotë raporti.

Me interes vërehet ndërhyrja e Turqisë, e cila po përdor lidhje historike dhe kulturore për të ringjallur ndikimin e saj në Shqipëri dhe në rajon, raporton Respublica.

Sipas këtij raporti, Ankaraja po ndjek me mjete politike, diplomatike, arsimore, kulturore, fetare dhe ekonomike për të arritur këtë qëllim.

Përmendet hapja e  universiteteve dhe shkollaveve dhe fondacioneve si dhe nënshkrimi në  në 2017, i një kontratë për të ndërtuar aeroportin e ri në Vlorë.

a.ç

Next Post
Ambasadori i ri i Katarit merr detyrën në Tiranë

Ambasadori i ri i Katarit merr detyrën në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In